Lajmet

​Michel: Situata mes Kosovës e Serbisë është problem për rajonin dhe më gjerë

Ai theksoi se konfliktet nuk janë problem vetëm për ata që janë drejtpërdrejt të përfshirë në to.

Published

on

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka thënë se platforma e Komunitetit Politik Evropian duhet të ketë rol të rëndësishëm në uljen e konflikteve për të ndihmuar në zgjidhjen e tyre, veçanërisht midis Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, konfliktet si ai mes Kosovës e Serbisë janë problem për rajonin dhe më gjerë.

Michel në Grenada ku po mbahet samiti i Komunitetit Politik Evropian theksoi se konfliktet nuk janë problem vetëm për ata që janë drejtpërdrejt të përfshirë në to, por sipas tij ato janë një sfidë për rajonin dhe më gjerë. Ai tha se është përgjegjësi e BE-së për të garantuar paqe, siguri dhe mirëqenie.

“Besoj se kjo platformë e Komunitetit Politik mund të luajë dhe duhet të luajë një rol të rëndësishëm në uljen e konflikteve dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e tyre, veçanërisht… dhe midis Serbisë dhe Kosovës, sepse konfliktet nuk janë vetëm problem për ata që janë drejtpërdrejt të përfshirë, ato janë një problem për rajonin dhe për kontinentet tona. Ne duhet ta përdorim këtë platformë unike për të ndërtuar më shumë besim, më shumë besim mes nesh, më shumë paqe, më shumë stabilitet, më shumë parashikueshmëri. Bota po shikon kontinentin tonë evropian dhe disa shpresojnë që do të dështojnë, por shumë të tjerë shpresojnë se do të kenë sukses. Qytetarët tanë duan që ne të udhëheqim dhe të jemi një forcë ndryshimi në përmirësimin e jetës së përditshme. Dhe kjo është përgjegjësia jonë si udhëheqës për të treguar se ne mund të punojmë së bashku për të garantuar paqen, sigurinë dhe për të përmirësuar mirëqenien, dhe për t’i afruar të katër anët e kontinentit tonë. Dhe unë mendoj se ky komunitet i veçantë është një vizion për të ardhmen. Pra, vizioni për një Evropë, që është e bashkuar, që është paqësore, e qëndrueshme dhe e begatë”, theksoi ai.

Në këtë samit, ka marr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila deklaroi se nuk ka arsye për ta takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq para se të vendosen sanksione, pas agresionit të Serbisë në veri të Kosovës.

Pak para nisjes së një mbledhjeje në Granadë të Spanjës, në kuadër të Komunitetit Politik Evropian, Osmani theksoi se mbështetja e një agresori, për të cilin ka prova të qarta nga 24 shtatori, nuk do të ndihmojë paqen dhe stabilitetin.

Lajmet

Sekretari gjerman i Mbrojtjes vlerëson lart përkushtimin dhe profesionalizmin e ushtarëve të KFOR-it

Published

on

By

Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë, Jan Stoss, e ka realizuar një vizitë në Kosovë ku ka takuar ushtarët gjermanë që veprojnë në kuadër të KFOR-it.

Pas pritjes dhe informacioneve të ofruara nga i Ngarkuari me Punë, Christian Böttcher, ai vizitoi Kampin Film City, ku u prit nga Koloneli Müller, Komandanti i kontingjentit gjerman.

Gjatë vizitë aty, sekretari i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, shprehu mirënjohjen e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e burrave dhe grave që shërbejnë në KFOR, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ai gjithashtu mori njohuri të vlefshme mbi operacionet e përditshme të trupave dhe sfidat me të cilat ata përballen në terren.

Continue Reading

Lajmet

Andrew Gordon zyrtarizohet te Vëllaznimi

Published

on

KB Vëllaznimi ka prezantuar përforcimin më të ri në radhët e saj, ku Andrew Gordon, është rikthyer në basketbollin kosovar, kësaj radhe për të veshur fanellën kuqezi të skuadrës gjakovare.

Gordon është emër i njohur për adhuruesit e basketbollit në Kosovë, falë paraqitjeve të shkëlqyera me Trepçën, me të cilën u aktivizua për dy edicione dhe arriti të fitojë trofe në basketbollin vendor.

Përvoja e tij profesionale është e pasur, pasi përveç Kosovës ka luajtur edhe në Bullgari, Uruguai, si dhe së fundmi në Britaninë e Madhe me skuadrën Caledonia Gladiators.

Në karrierën e tij, Gordon ka qenë pjesë e dy universiteteve të njohura amerikane, West Virginia Mountaineers dhe Louisiana Tech Bulldogs, duke ndërtuar një profil të fortë si lojtar i pozitës së qendrës.

Me ardhjen e Gordonit, Vëllaznimi synon të forcojë repartin e brendshëm dhe të rrisë ambiciet për objektivat e sezonit. Klubi i ka uruar mirëseardhje lojtarit amerikan, me shpresën për suksese dhe trofe të përbashkëta./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin Bonifacio VIII në Anagni

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u nderua mbrëmë në Anagni, qytetin e Papëve, me Çmimin Bonifacio VIII, i ndarë nga Akademia Bonifaciana, në vlerësim të angazhimit të saj institucional për paqen, si dhe kontributit të vazhdueshëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndërfetar.

Ky vlerësim i lartë pasqyron frymën dhe misionin e Akademisë Bonifaciana, një institucion prestigjioz që vendos në themel të veprimtarisë së tij drejtësinë, dinjitetin njerëzor dhe paqen. Çmimi Bonifacio VIII u është ndarë më herët personaliteteve të shquara botërore, përfshirë edhe Shenjtërinë e Tij, Papa Gjon Palin II.

Me këtë rast, Presidentja Osmani theksoi se ky çmim përforcon më tej përkushtimin e saj ndaj këtyre vlerave universale dhe të përhershme, të cilat udhëheqin vizionin dhe veprimin institucional të Republikës së Kosovës në ndërtimin e paqes, dialogut dhe mirëkuptimit ndërmjet popujve.

Continue Reading

Lajmet

​Kurti: Bruto produkti vendor vitin e ardhshëm do të jetë 12 miliardë euro

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se Kosova është më e sigurt dhe më e fortë ekonomikisht se pesë vjet më parë.

Para përfaqësuesve të më shumë se 200 bizneseve, Kurti premtoi se do të vazhdojnë me mbështetje dhe më pak burokraci për bizneset.

Borxhi jonë publik është më i vogli në rajon. Rritja ekonomike mbi 4 për qind, sektori bankar përgjithësisht i kanalizuar mirë, këto nuk janë vetëm numra por edhe garanci për juve, ky stabilitet nuk janë llukës politik por themeli mbi të cilin ka zhvillim ekonomik. Ky progres është për të gjithë shqiptarët dhe komunitetet tjera. Në këtë kontekst, roli i sektorit privat është kyç. Bruto produkti vendor ka kaluar për herë të parë pragun prej 10 miliardë euro, sivjet është 11 miliardë euro, vitin e ardhshëm 12 miliardë euro“, u shpreh ai.

Kështu u shpreh ai në konferencën vjetore të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ku do të prezantohen Performanca Industriale 2025 dhe Planet për Mbështetjen e NVM-ve në vitin 2026.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar mbetet sfidë.

Continue Reading

Të kërkuara