Lajmet

Ambasadori gjerman nuk komenton nëse BE duhet të sanksionojë Serbinë

Ai ka marrë pjesë në hapjen e fushatës informuese për liberalizimin e vizave, organizuar nga Qeveria e Kosovës.

Published

on

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar ndërsa ka theksuar se 1 janari i vitit 2024, dita kur kosovarët fillojnë të lëvizin lirshëm, do të jetë e mrekullueshme. Ai ka marrë pjesë në hapjen e fushatës informuese për liberalizimin e vizave, organizuar nga Qeveria e Kosovës.

“Jam këtu sot me disa nga kolegët e mi nga BE, nga Sllovenia, nga Franca dhe Italia. Dhe është mirë që qeveria nis fushatën për të informuar për liberalizimin e vizave, i cili po ndodh më në fund. E kam thënë në një intervistë, mendoj vitin e kaluar, se do të jem ambasadori i fundit gjerman që ju duhet ta pyesni për viza dhe mendoj se 1 janari i vitit 2024është një ditë e mrekullueshme për Kosovën, por është gjithashtu një ditë e mrekullueshme për ambasadën sepse liberalizimi i vizave është vonuar shumë dhe siç thashë në festën time kombëtare dy ditë më parë, vitin e ardhshëm është kampionati evropian i futbollit në Gjermani dhe dëshiroj që sa më shumë kosovarë të mund të udhëtojnë lirshëm për t’iu bashkuar kësaj feste të madhe të futbollit dhe miqësisë”, ka thënë Rohde.

Diplomati gjerman nuk ka dashur të komentojë zhvillimet e fundit që lidhen sulmin terrorist në veri të vendit derisa është pyetur nëse Serbia duhet të sanksionohet pas këtyre zhvillimeve.

“Po flasim për viza sot, jo për politikë. Unë dua të jem shumë pozitiv sot. Faleminderit”, ka thënë Rohde.

Qeveria e Kosovës ka hapur fushatën informuese për liberalizimin e vizave. Nga 1 janari i vitit të ardhshëm kosovarët do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen. Më 18 prill të këtij viti Parlamenti Evropian miratoi vendimin që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza nga 1 janari i vitit 2024. Ndërsa një ditë më vonë, më 19 prill është nënshkruar akti ligjor për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se shtyu zyrtaren policore

Published

on

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka përdorur fjalë fyese dhe ka shtyrë një zyrtare policore.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 15:08.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet për kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një person

Published

on

Policia ka ndaluar një automjet me targa vendore në Vërmicë, ku janë gjetur katër migrantë, shtetas të huaj.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 04:00. Automjeti drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, migrantët janë trajtuar nga institucionet përkatëse dhe më pas janë dërguar në qendrën strehimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona sulmojnë me kaçavidë një burrë në Ferizaj

Published

on

Një burrë në Ferizaj ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është therur me një mjet të mprehtë, konkretisht kaçavidë, nga dy persona të panjohur.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 22:30.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre të dyshuar për materiale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Prizren dhe Drenas

Published

on

Policia e Kosovës ka identifikuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Rasti është raportuar më 21 shtator në Prizren dhe Drenas. Si prova materiale janë sekuestruar tre telefona celularë.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë ftuar për intervistim.

Rasti mbetet në procedurë hetimore, njofton Policia e Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara