

Lajmet
LDK akuzon VV për nepotizëm
Published
4 years agoon
By
Betim GashiLidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet se në prag të 100-ditëshit të parë në ekzekutiv ka shërbyer si strehë për familjarë, aktivistë e përkrahës të saj në pozita të rëndësishme, dhe ka kërkuar që të ndërpritet një gjë e tillë.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shkëmb Manaj, në një konferencë për media akuzoi Vetëvendosjen duke thënë se këto emërime po bëhen me qëllim të kapjes së institucioneve të ndërmarrjeve publike dhe të agjencive të pavarura.
“Një qasje e tillë përbën shkelje të të drejtave të njeriut, sidomos kur merret parasysh edhe konteksti ynë shoqëror. LDK vlerëson se këto emërime po bëhen me qëllim të kapjes së institucioneve të ndërmarrjeve publike dhe të agjencive të pavarura. Aq më keq, është mënyra sesi po mundohen të arsyetohen këto punësime familjare, duke shpërfaqur kështu arrogancën e numrave të mazhorancës. Çdo ditë kemi lajme që në këtë institucion shkoi familjari i ministrit, i kryetarit të Kuvendit, i kryeministrit, të cilat tashmë janë bërë publike me emra e përemra”, tha ai.
Manaj tha se ministrat dhe deputetët e VV-së kanë filluar një fushatë kundër personave të emëruar në institucione të pavarura, për çka akuzoi edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.
“Kjo qasje e tillë rrezikon dukshëm pavarësinë e institucioneve të pavarura, të cilat janë të garantuara me ligj dhe me Kushtetutë. Prandaj, i bëjmë thirrje kryeministrit të partisë në pushtet që të ndalë këtë fushatë, sepse qytetarët e vendit nuk e kanë votuar për t’i degraduar institucionet e pavarura por për t’i avancuar ato dhe për t’i avancuar proceset e integrimit euroatlantik. Është shqetësues fakti se gjatë këtyre ditëve të qeverisjes, që zyrtarët e lartë institucionalë të partisë në pushtet që kanë aktakuza, po iu qasen me arrogancë dhe po tentojnë t’i frikësojnë gjyqtarët, prokurorët dhe krerët e institucioneve të drejtësisë. Vetë ministrja e Drejtësisë tenton të frikësojë prokurorin në seancë gjyqësore dhe pastaj me qasjen e saj ndërhyn hapur në punën e Prokurorisë dhe gjykatave edhe në takime publike me krerët e këtyre institucioneve”, tha Manaj.
Manaj akuza pati edhe për ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për të cilin tha se ka dhënë deklarata shqetësuese për punën operacionale të Policisë, pa nxjerrë raport Inspektorati i Policisë së Kosovës. Për këtë, ai kërkoi që ndalen deklarimet e tilla, në mënyrë që të ruhet siguria dhe rendi publik.
Në konferencën për media u fol edhe për dialogun me Serbinë, ku zëdhënësja e LDK-së Sibel Halimi tha se kryeministri Albin Kurti ka lënë në amulli qytetarët e vendit lidhur me këtë çështje.
“Shoqëria kosovare mbetet në amulli apo konfuzion se cila është strategjia, platforma apo temat që do të diskutohen në këtë dialog. Andaj, ne shpresojmë shumë që nesër gjatë seancës kryeministri Kurti do të prezantojë pikat qendrore të platformës të dialogut Kosovë – Serbi, pastaj presim që i njëjti kur të kthehet të bëjë prezantimin se çfarë është diskutuar në Bruksel”, u shpreh ajo.
Aktualitet
Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
Published
4 hours agoon
September 6, 2025By
Driton Iseni
UBT vazhdon të shënojë suksese në arenën ndërkombëtare të arsimit dhe inovacionit, duke hyrë edhe këtë vit në finalen e Triple E Awards me dy nominime të reja prestigjioze:
“University Leader of the Year – Global Award”
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, është nominuar si një nga liderët universitarë më me ndikim në botë, falë vizionit dhe punës së tij për të shndërruar UBT-në në qendër të inovacionit, sipërmarrjes dhe zhvillimit shoqëror.
“Engaged University of the Year”
UBT është vlerësuar si një universitet i angazhuar, që lidh ngushtë akademinë me komunitetin, duke krijuar mundësi për studentët, sipërmarrësit e rinj dhe projekte me ndikim të drejtpërdrejtë shoqëror.
Ky vlerësim është një dëshmi se Kosova po bëhet pjesë e hartës globale të arsimit cilësor dhe inovativ.
Vota juaj është vendimtare! Për të votuar për UBT-në duhet të klikoni në këtë link: LINKU PËR VOTIM, duke e dhënë fillimisht e-mail adresën tuaj.
Procesi i votimit është si në vijim: Klikoni në link, shkoni tek pjesa – |Have a say and vote for this entry to win the People’s Choice Award!|, shënoni emailin tuaj personal në hapësirën e votimit, klikoni VOTE, pastaj në email ju vjen një konfirmim së bashku me linkun që ju duhet të klikoni për të verifikuar votën tuaj.
Tutje, për të dhënë votën tuaj edhe në platformat sociale, ju lusim të ndiqni procedurat e më poshtme:
Për Facebook, mund të bëni një postim me këtë përmbajtje:
I vote for UBT’s nomination for the “Engaged University of the Year” award by Triple E Awards 2025.
https://2025.triple-e-awards.com/finalist/id/1136
#ACEEUAWARDS2025
ose të bëni share postimin e UBT-së: POSTIMI NË FACEBOOK
Për Platformën LinkedIn mund të bëni një postim me këtë përmbajtje:
I vote for UBT’s nomination for the “Engaged University of the Year” award by Triple E Awards 2025.
https://2025.triple-e-awards.com/finalist/id/1136
@ACEEU
ose të bëni repost postimin e UBT-së: POSTIMI NË LINKEDIN
Për Platformën Instagram mund të bëni një postim me këtë përmbajtje:
I vote for UBT’s nomination for the “Engaged University of the Year” award by Triple E Awards 2025.
https://2025.triple-e-awards.com/finalist/id/1136
@aceeu_live
Për Platformën TikTok mund të bëni një postim me këtë përmbajtje:
https://2025.triple-e-awards.com/finalist/id/1136
Për të votuar për Rektorin e UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi në këto dy kategori, klikoni në linkun përkatës, vendosni e-mail-in tuaj dhe konfirmoni votën: LINKU PËR VOTIM
Procesi i votimit është si në vijim: Klikoni në link, shkoni tek pjesa – |Have a say and vote for this entry to win the People’s Choice Award!|, shënoni emailin tuaj personal në hapësirën e votimit, klikoni VOTE, pastaj në email ju vjen një konfirmim së bashku me linkun që ju duhet të klikoni për të verifikuar votën tuaj.
Tutje, për të dhënë votën tuaj edhe në platformat sociale, ju lusim të ndiqni procedurat e më poshtme:
Për Facebook, mund të bëni një postim me këtë përmbajtje:
I vote for Prof. Edmond Hajrizi’s nomination for the “University Leader of the Year” award by Triple E Awards 2025.
https://2025.triple-e-awards.com/finalist/id/1146
#ACEEUAWARDS2025
ose të bëni share postimin e UBT-së: POSTIMI NË FACEBOOK
Për Platformën LinkedIn mund të bëni një postim me këtë përmbajtje:
https://2025.triple-e-awards.com/finalist/id/1146
@ACEEU
ose të bëni repost postimin e UBT-së: POSTIMI NË LINKEDIN
Për Platformën Instagram mund të bëni një postim me këtë përmbajtje:
https://2025.triple-e-awards.com/finalist/id/1146
Për Platformën TikTok mund të bëni një postim me këtë përmbajtje:
Lajmet
Irlanda e Veriut triumfon ndaj Maltës në kualifikuese të Botërorit 2026
Published
1 day agoon
September 5, 2025By
UBT News
Një fitore miqësore 3-0 ndaj Maltës erdhi nga Irlanda e Veriut në kualifikuese të Kupës së Botës 2026, ku Jordan Jones, Gavin Whyte dhe Ali McCann shënuan në Austri.
Pjesa më e madhe e ndeshjes u zhvillua në një mënyrë tipike miqësore të fundsezonit dhe nuk pati lojtarë që të spikasnin gjatë gjithë 90 minutave.
Dallasi arriti një fitore si kapiten i Irlandës së Veriut në mungesë të Steven Davis dhe kjo është një përvojë jetësore për lojtarin në formë të mirë të Leeds.
Jones shfrytëzoi mbrojtjen e dobët për të shënuar një gol të hershëm përpara se Josh Magennis të shihte penalltinë e tij të pritej nga portieri i Maltës, Henry Bonello, në një pjesë të parë kryesisht të çrregullt.
Irlanda e Veriut u përmirësua në pjesën e dytë me dy gola në tre minuta.
Fitorja në 90 minuta më në fund erdhi për trajnerin e Irlandës së Veriut, por ishte e pakëndshme ta shikoje në pjesën e parë pavarësisht golit të hershëm.
Pasimi i gabuar i Ferdinando Apap i dha mundësinë Jones dhe anësori i Rangers e shfrytëzoi me një gjuajtje të ulët që e rrëzoi Bonellon përpara se të fluturonte drejt portës.
Bonello u ul për të pritur penalltinë e Magennis në minutën e 21-të – e akorduar për faullin e Kurt Shaw ndaj Whyte – dhe humbja e penalltisë përmblodhi një fillim të vështirë prej 45 minutash nga Irlanda e Veriut.
Malta hyri në ndeshje 127 vende poshtë kundërshtarëve të saj në renditjen botërore, por ata e kaluan pjesën e parë me Joseph Mbong dhe Luke Montebello që u afruan shumë.
Irlanda e Veriut kishte më shumë shpejtësi dhe vendosmëri në rifillimin e ndeshjes dhe Whyte shënoi me shpejtësi nga një pasim i Stuart Dallas për ta bërë rezultatin 2-0 pas 53 minutash.
Pastaj u pasua shpejt nga numri tre, pasi McCann u kap nga Paddy McNair dhe ai dha një gjuajtje të shkathët përtej Bonellos për ta çuar ndeshjen përtej një skuadre të Maltës që po shkatërrohej./S.K/BBC/
Lajmet
Sulm në parkingun e kopshtit në Vushtrri dhe arsenal armësh në shtëpi, një muaj paraburgim për dy persona
Published
1 day agoon
September 5, 2025By
UBTnews
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri, ndaj të dyshuarve K.M. dhe K.M., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer disa vepra penale.
Të dyshuarit ngarkohen me veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa njëri prej tyre, K.M., dyshohet gjithashtu për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 20 maj 2025, rreth orës 08:55, në parkingun e një kopshti fëmijësh në Vushtrri, ku i dyshuari K.M., së bashku me persona të tjerë, e kanë sulmuar fizikisht të dëmtuarin L.O., në momentin që ai po zbriste nga automjeti për të shoqëruar vajzën në kopsht.
Sipa sprokurorisë, sulmi është kryer me një shufër metalike, duke i shkaktuar viktimës lëndime të rënda në kokë, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit.
Pas sulmit, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me motoçikleta.
Gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarve në fshatin Ropicë të Vushtrrisë, janë sekuestruar elektroshokë, sprej, telefona mobil, si dhe një sasi e konsiderueshme armësh dhe municioni, përfshirë armë të gjata dhe të shkurtra, snajperë, pistoleta me silenciatorë. Në telefonat e të dyshuarve janë gjetur video dhe fotografi ku ata shihen duke përdorur armë, përfshirë edhe një imazh ku njëri prej tyre shihet duke shënjestruar një automjet të policisë me revole.
Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarve K.M. dhe K.M./D.B/KP
Lajmet
Lautaro tejkalon Maradonën me gola për Argjentinën
Published
1 day agoon
September 5, 2025By
UBT News
Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, shënoi si zëvendësues për Argjentinën në fitoren 3-0 ndaj Venezuelës mbrëmë, duke tejkaluar Diego Armando Maradonën dhe duke u bërë golashënuesi i pestë më i mirë me ekipin kombëtar.
Lautaro Martinez kontribuoi në fitoren 3-0 të Argjentinës ndaj Venezuelës mbrëmë, duke shënuar vetëm dy minuta pas futjes së tij nga stoli në pjesën e dytë.
Kapiteni i Nerazzurrëve gjeti rrjetën me një gjuajtje me kokë, duke shënuar golin e tij të 33-të ndërkombëtar dhe duke tejkaluar legjendën e Argjentinës dhe Napolit , Maradonën, i cili kishte shënuar 32 gola.
Siç e vuri në dukje me krenari Interi në faqen e tyre të internetit, vetëm Lionel Messi (114 gola), Gabriel Omar Batistuta (55), Sergio Agüero (41) dhe Hernan Crespo (35) kanë shënuar më shumë gola për Argjentinën sesa Lautaro./S.K/KP/

Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën

Reese Witherspoon bën thirrje që gratë ta përdorin AI-në

Doni një mëlçi më të shëndetshme? Kjo perime bën mrekulli

Real Madridi po përgatit largimin e njërit prej yjeve të tij më të mëdhenj

Nepali drejt bllokimit të Facebook, X, YouTube dhe platformave tjera

Ja filmat që ju duhen! Shtatori është muaji ku rikthehet atmosfera e kinemasë

Një tjetër surprizë! Justin Bieber publikon albumin e ri

Conor McGregor, “ylli” i UFC-së, kërkon të bëhet president!

Projekti i fundit i David Bowie, një muzikal i shekullit XVIII
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Aktualitet2 weeks ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës