Published
3 years agoon
By
Betim GashiKuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në një seancë plenare. Në seancën e cila pritet të fillojë në ora 12:00 pritet të shqyrtohen pikat e papërfunduara.
Në rend dite është edhe votimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovë për periudhën 2022-2023.
Rendi i ditës:
I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 dhjetor 2022:
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-198 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”
6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-203 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-204 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-152 pёr anti dopingun,
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-072 për Bujqësi dhe zhvillim rural,
11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-145 për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-190 për Zhvillimin Rajonal të Balancuar,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore,
14. Debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022,
15. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2021.
II. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 22 dhjetor 2022:
1. Votimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovë për periudhën 2022-203.
Lajmet
“Kobra” shpallet fajtor për vrasjen në “Cobra City”
Published
1 minute agoon
October 9, 2025By
UBTnews
Gjykimi ndaj Dibran Hoxhës, i njohur si “Kobra” dhe për të akuzuarit e tjerë për vrasjen që ka ndodhur në vitin 2023 në klubin e natës “Cobra City” në Prizren, ka marrë epiliogun duke u përmbyllur me aktgjykim në shkallë të parë.
Dibran Hoxha i akuzuar për vrasjen e kuksianit në klubin “Cobra City” është dënuar me 23 vite dënim me burgim kurse për armëmbajtje i njëti është dënuar me 2 vite burgim. Dënim unik për Dibran Hoxhën i njohur me nofkën “Kobra” është përcaktuar dënimi prej 24 vite burgim.
Kurse i akuzuari Roland Susuri për tri vepra penale është dënuar me burgim unik prej 7 vite. Për pjesëmarrje në rrahje 1 vit e 6 muaj burgim, manipulim me prova 4 vite e 6 muaj, kurse armëmbajtje pa leje 1 vit e 6 muaj.
Arben Vezaj për pjesëmarrje në rrahje e ka dënuar me burgim 1 viti.
Burim Mazreku për manipulim me prova është dënuar me 1 vit burg.
dhe Jesmir Badallaj, pjesëmarrje në rrahje, armëmbajtje pa leje dënim unik 2 vite.
Kujtojmë se më 09.09.2025 i akuzuari Dibran Hoxha ka dhënë mbrojtjen./D.B/EO
Lajmet
Arrestohet Fatmir Sheholli nën dyshimin për spiunazh
Published
1 hour agoon
October 9, 2025By
UBTnews
E përditësuar
Policia e Kosovës ka përfunduar bastisjen në vendbanimin e Fatmir Shehollit, i arrestuar sot nën dyshimet për spinuazh.

Arrestimi i Shehollit u bë nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë dhe prokurorinë.
Prokuroria tha më herët sot se janë zhvilluar hetime disa mujore, ndërkaq Sheholli është arrestuar sot, më 9 tetor në rajonin e Prishtinës nga hetuesit policorë të Drejtorisë për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda në Policinë e Kosovës.
Sipas Prokurorisë, ai është ndaluar për 48 orë dhe bastisjet janë kryer me qëllim të sigurimit të provave të tjera materiale.
Për arrestimin e Shehollit shkroi sot ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
“Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha ai./D.B/KP
Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh, tha të enjten ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
“Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, shkroi ai në Facebook.
Ministri në detyrë tha se ai ka bashkëpunuar me akterë “që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj”.
Tutje, Sveçla shkroi se “koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar”.
Ai tha se kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis./D.B/KP
Lajmet
Dogana e Kosovës sekuestron municion të kontrabanduar në rajonin e Prishtinës
Published
1 hour agoon
October 9, 2025By
UBTnews
Dogana e Kosovës, sot, më datë 09.10.2025, në regjionin e Prishtinës, në bashkëpunim me sektorët kompetentë kanë kryer një kontroll të befasishëm në një subjekt afarist.
Sipas njoftimit gjatë kontrollit të objekteve ndërlidhëse të biznesit, është zbuluar dhe sekuestruar një sasi municioni të kontrabanduar të kalibrave të ndryshëm, përfshirë municion për armë të gjata dhe për armë gjahu, i cili ishte mbajtur në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, transmeton KosovaPress.
“Lënda është dokumentuar dhe është njoftuar Prokuroria kompetente, ndërsa Dogana e Kosovës do të vazhdojë hetimet në bashkëpunim me agjencitë e zbatimit të ligjit për të identifikuar burimin dhe destinacionin e këtij municioni të kontrabanduar“, thuhet në njoftim.
Dogana e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe çdo veprimtarie të paligjshme, me qëllim të mbrojtjes së sigurisë publike dhe interesave të Republikës së Kosovës./D.B/KP
Lajmet
Nesër vazhdon seanca konstituive e Kuvendit
Published
1 hour agoon
October 9, 2025By
UBTnews
Deputetët do të mblidhen sërish nesër, më 10 tetor, për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, seanca do të vazhdojë në orën 10:00.
Seanca do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës: Zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radha e komunitetit serb.
Të mërkurën, më 8 tetor, Gjykata Kushtetuese e ka publikuar akgjykimin e plotë pas ankesës së Listes Serbe lidhur me konstituimin e Kuvendit. Gjykata ka thënë se Kuvendi nuk është konstituuar ndërsa ka dhënë 12 ditë afat për deputetët që të përfundojnë procesin konstituimit.
Afati prej 12 ditësh rrjedh prej ditës kur akgjykimi i plotë u publikua në faqen zyrtare të gjykatës – më 8 tetor.
Kushtetuesja ka konstatuar se seanca konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i mos zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 (Zgjedhja dhe mandati) dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 (Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kushtetuesja ka urdhëruar të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit që gjatë procedurës së zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues në interesin më të mirë të Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit./D.B/KP
“Kobra” shpallet fajtor për vrasjen në “Cobra City”
Autori hungarez László Krasznahorkai, fitues i çmimit Nobel në Letërsi
Von der Leyen i mbijeton votëbesimit
Pse ndiheni të lodhur edhe kur flini mjaftueshëm?
Von der Leyen reagon pasi Izraeli dhe Hamasi u pajtuan për armëpushim në Gazë
Arrestohet Fatmir Sheholli nën dyshimin për spiunazh
Marrëveshja për armëpushim, Kallas: Shans i vërtetë për t’i dhënë fund një lufte shkatërruese
Dogana e Kosovës sekuestron municion të kontrabanduar në rajonin e Prishtinës
Nesër vazhdon seanca konstituive e Kuvendit
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Rajoni3 months agoBSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Vendi1 month agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Lajmet3 months agoUBT sjell për herë të parë në Kosovë ekspozitën kushtuar vizionarit dhe inxhinierit Karl Gega
