Lajmet

​Kurti: Funksionimi i universitetit në veri të Mitrovicës nuk është legjitim

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se funksionimi i universitetit në veri të Mitrovicës nuk është legjitim, pasi nuk ka hartuar një statut në përputhje me Ligjin për Arsimin dhe nuk është akredituar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim.

Në seancën e sotme plenare, kreu qeveritar tha se askush nuk duhet të vë në dyshim mekanizmat e shtetit për të parandaluar një veprimtari të jashtëligjshme, mirëpo është interes i Kosovës që qytetarët në atë pjesë t’i integrojnë në institucionet e vendit.

“Nuk ka dyshim se funksionimi i këtij universiteti nuk është legjitim, pasi nuk ka hartuar një statut në përputhje me Ligjin në Komuna dhe nuk është akredituar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe për këtë arsye ky universitet nuk financohet nga buxheti i Kosovës dhe nuk do të menaxhohet deri sa funksionimi i tij të jetë në përputhje me Ligjet e Kosovës. Askush nuk duhet ta vë në dyshim se shteti jonë ka mekanizma për të parandaluar një veprimtari të jashtëligjshme, por gjithashtu e kemi parasysh se këtë universitet studiojnë qytetarë të Kosovës dhe është interes i yni që ata të integrohen në shtetin tonë”, tha ai.

Këtë deklarim, kreu qeveritar e bëri pas pyetjes së deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi për ndërtimin e universitetit në pjesën veriore me financim serb.

Rajoni

Ambasadorja e Kosovës në Panama, Heroina Telaku takohet me ekipin First Kosovo në ceremoninë e hapjes së First Global Challenge 2025

Published

on

Ekipi përfaqësues i Kosovës në First Global Challenge 2025, është takuar me Ambasadoren e Republikës së Kosovës në Panama, Heroina Telaku, dhe Sekretaren e Parë të Ambasadës, Gjylymsere Ahmetgjekaj, gjatë ceremonisë hapëse të kësaj gare prestigjioze ndërkombëtare të robotikës.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe frymëzuese, ku u diskutua mbi punën, përkushtimin dhe arritjet e ekipit të Kosovës.

Ambasadorja Telaku shprehu mbështetjen për të rinjtë kosovarë, të cilët po e përfaqësojnë me dinjitet dhe krenari vendin në një skenë globale të dijes dhe inovacionit.

Continue Reading

Lajmet

Mblidhet Kryesia e re e Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

Kryesia e re e Kuvendit të Kosovës ka filluar mbledhjen në të cilën pritet që të diskutohen dy çështje të rëndësishme.

Në agjendë janë, funksionalizimi i trupave punuese të Kuvendit si dhe diskutimi rreth miratimit të buxheteve komunale për vitin 2025 për komunën e Prishtinës, Gjilanit, si dhe atë të Zubin-Potokut./EO

Continue Reading

Lajmet

​Takimi me Muratin, DHTIK: Nuk është marrë asnjë vendim rreth nivelit të pagës minimale

Published

on

By

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK), me anë të një komunikate ka bërë një sqarim lidhur me takimin e thirrur nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. DHTIK njofton se në këtë takim nuk është marrë asnjë vendim rreth nivelit të pagës minimale.

Sipas DHTIK, takimi ka qenë konsultues dhe palët pjesëmarrëse kanë dhënë mendimet e tyre dhe propozimet rreth kësaj çështje.

DhTIK nuk është kundër rritjes së pagës minimale, por ka kërkuar që një vendim i tillë duhet të merret vetëm atëherë kur Kosova të ketë institucione funksionale dhe fuqiplota, të bëhet një analizë e thelluar e gjendjes ekonomike, dhe propozimi për pagën minimale të vijë përmes Këshillit Ekonomiko-Social, e jo përmes Ministrisë së Financave”, thuhet në sqarim.

Sipas DHTIK-ut, marrja e vendimit ad-hoc vetëm sa do të vështirësoj situatën ekonomike dhe ku më të dëmtuarit do të jenë qytetarët.

Ministri në detyrë i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati sot pati një takim me përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve për të diskutuar çështjen e rritjes së pagës minimale.

Aktualisht paga minimale në vendin tonë është 350 euro bruto. Kjo rritje u bë në gusht të vitit të kaluar, disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për pagën minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto. Deri në fuqizimin e Ligjit të ri, paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.

Ndërsa, më 26 tetor kryeministri në detyrë Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme ku dështoi formimi i qeverisë së re, përmendi edhe rritjen e pagës minimale në 500 euro./KP

Continue Reading

Lajmet

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet një person

Published

on

By

Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht drejtimi Prizren-Prishtinë (rajoni i Suharekës).

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sipas tij, në këtë aksident është i përfshirë një veturë dhe policia është duke u marrë me procedurat rreth kompletimit të lëndës./EO

Continue Reading

Të kërkuara