Lajmet

​Kurti: Darka nesër në Bruksel nuk është dialog me Serbinë

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se takimi i nesër në Bruksel nuk është dialog me Serbinë, por vetëm darkë tradicionale e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, shefi i ekzekutivit ka folur edhe për çështjen e vizave për çka ka deklaruar se mosliberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është problem politik.

“Darka nesër mbrëma në Bruksel nuk është dialog me Serbinë, por është darkë tradicionale e liderëve të Ballkanit Perëndimor gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që shtrohet nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, që njëherazi është edhe zëvendës president i Komisionit Evropian, Borrel. Mos liberalizimi i vizave është çështje politike, nuk është çështje teknike meqenëse kriteret janë teknike e ato tashmë janë plotësuar, imazhi nuk është kriter teknik, por është bërë pengesë politike. Ne i kemi plotësuar kriteret por qytetarët e Republikës nuk e kanë hall sa i kemi plotësuar ne kriteret por a po hiqen vizat a nuk po hiqen. Prandaj edhe është ky dyzim, dyzimi nuk është në programin tonë, është në situatën kundërthënëse të vet Bashkimit Evropian të cilën ne duhet ta adresojmë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian e duan liberalizimin e vizave për Kosovën por disa shtete nuk po ndihmojnë në këtë drejtim, e të cilat sipas Kurtit, nuk për puthen me pesë shtetet që nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës.

“Ne aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, at ana e japin statusin e vendit kandidat. BE ka kërkuar mjaft prej neve është koha të kërkojmë ne nga BE-ja, të kërkojmë anëtarësim përndryshe do të ngelemi në nivelin e kërkesës për liberalizim të vizave. Tash, imazhi i vendit tonë është i dobët për shkak të atyre të gjeturave që po na përsëriten vit pas viti në raportin e progresit e ne do të punojmë që viti ne ardhshëm të jetë krejtësisht ndryshe, kur në fakt edhe është viti i parë tamam me buxhet të programit tonë, timin si kryeministër, edhe vitin e kaluar edhe ketë vit, fatkeqësisht viti i parë i punës është me një buxhet të trashëguar”, ka shtuar ai.

Seanca e Kuvendit pritet të vazhdojë në orën 15:00.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara