Lajmet

Vaksinohen rreth 8 mijë persona të moshës mbi 65-vjeç

Published

on

Që nga 5 maji e deri më tani në sallën “1 Tetori”, rreth 8 mijë persona mbi moshën 65-vjeç kanë marrë vaksinën antiCOVID-19.

Në konferencën për media, koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi tha se vetëm sot në këtë qendër janë vaksinuar 140 persona të grup moshave 65-vjeç.

Ndërkaq ka theksuar edhe se po vaksinohen vetëm personat e regjistruar në e-Kosova e që janë kontaktuar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Edhe sot po vazhdon procesi i vaksinimit të grup moshave mbi 65-vjeç. Aktualisht deri në këto çaste që ne po flasim sot kemi të vaksinuar rreth 140 persona përderisa nëse i referohemi totalit deri më tani në sallën ‘1 Tetori’ kemi rreth 8 mijë të vaksinuar nga data 5 deri më sot, ndërsa nëse flasim në nivel vendi nga fillimi i vaksinimit e tutje tashme vetëm kemi kaluar 42 mijë të vaksinuar në nivel vendi”, tha ai.

Aplikimi online po paraqet vështirësi për të moshuarit, me ç’rast ata po kërkojnë që të bëhet lehtësimi për mënyrën e aplikimit për t’u vaksinuar me vaksinën antiCOVID-19.

Hilmi Hashani nga Prishtina u shpreh për KosovaPress se meqë aplikimi ishte më komplikuar për këtë i’u desh ndihma e një më të riu në moshë.

“Është veprim i qëlluar, por pak i vështirë për shkak që shumica janë të moshuar edhe nuk kanë njohuri për kompjuterin kështu që është pak e komplikuar, po duhet me na ndihmu fëmijët ose nipat e mbesat”, tha ai.

Edhe Ejup Aliu thotë se aplikimi është i ndërlikuar, dhe se kërkon të thjeshtësohet pasi që mosha e tij nuk dinë të aplikojnë në këtë mënyrë.

“Unë mendoj që është një vendim i mirë, proces i mirë mirëpo aplikimi pak i ndërlikuar, çka jem na më në moshë nuk dijmë me apliku në atë mënyrë, për shembull për ne ka apliku djali se përndryshe na nuk dimë, mirë kishte qenë nëse e kishin thjeshtësu pak, me bo me një telefonatë[…]se na nuk dimë”, tha ai.

Ndërsa Bajram Halit tha se ky lloj procesi është i qëlluar pasiqë tani nuk po ka tollovi.

“Procesi i aplikimit shumë në rregull se atë ditë kanë qenë, të shtunën s’di sa mijë vetë tollovi e tash është mirë. Djali na ka regjistru të shtunën në mbrëmje sot na kanë thirr, s’ka tollovi mirë është duke shkuar”, tha ai.

Për këto shqetësime koordinatori i qendrës së vaksinimit, në sallën “1 Tetori”, tha se e ka ngritur këtë çështje tek komiteti për imunizim, Bardhi tha se nga nesër e tutje pritet që ky proces i aplikimit të bëhet më i lehtë.

“Shqetësimin mbi bazën e të aplikuarit në platformën online e-Kosova e kemi marrë që nga dita e djeshme dhe këtë çështje e kemi ngrit në stadin më të lartë tek komiteti për imunizim të popullatës dhe me informatën që ne kemi marrë po shpresojmë që nga dita nesër e tutje[…]ky proces do të jetë me i lehtë për të aplikuar dhe mundësia e qasjes pavarësisht kategorive që e njohin mire edhe pjesën e IT edhe ata që nuk e njohin do të thotë e kanë shumë të lehtë për të aplikuar dhe të mos paraqet probleme në të ardhmen”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi sot se deri në fund të muajit pritet të arrijnë mbi 140 mijë doza të vaksinës antiCOVID.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara