Lajmet

​Krasniqi në Ditën e Eksodit: Mirënjohje të gjithë shqiptarëve në rajon

Ai tha se është jetike që kjo histori e dhembjes, në përpjekjen tonë për liri, të mos harrohet asnjëherë.

Published

on

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Ditën e Eksodit Shqiptar – në kujtim të mbi një milion shqiptarëve të Kosovës që ishin detyruar dhunshëm të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe vendi ynë 23 vite më parë – tha se është jetike që kjo histori e dhembjes, në përpjekjen tonë për liri, të mos harrohet asnjëherë.

“Po aq e rëndësishme për Kosovën është edhe drejtësia për viktimat e saj, e cila deri sot, fatkeqësisht, akoma nuk ka ardhur”, tha Krasniqi.

Ai shprehur falënderime për të gjithë shqiptarët në rajon të cilët hapen dyert e shtëpive për të pritur vëllezërit nga Kosova.

“Në këtë ditë të kujtesës tonë kolektive, të historisë jo të largët, u shprehim mirënjohjen e thellë të gjithë shqiptarëve në rajon, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi, që hapën zemrat dhe dyert e shtëpive të tyre, për të strehuar refugjatët nga Kosova. Kosova nuk do të harrojë asnjëherë”, përfundoi Krasniqi.

Aktualitet

PDK thërret konferencë për media

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paralajmëruar një konferencë për media që do të mbahet sot në selinë qendrore të partisë.

Sipas njoftimit për media nga ky subjekt politik, konferenca pritet të nisë në orën 11:00.

Megjithatë, nuk janë dhënë detaje lidhur me temën apo arsyen e kësaj konference.

Continue Reading

Lajmet

KQZ vendos asgjësimin e materialeve zgjedhore nga zgjedhjet e shkurtit 2025

Published

on

By

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) vendosi të martën të asgjësojë materialet zgjedhore nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, mbajtur më 9 shkurt 2025. Në këtë përfshihen fletëvotimet, listat e votuesve dhe formularët e rezultateve të kandidatëve dhe subjekteve. Materialet që ndodhen nën hetim nga autoritetet ligjzbatuese do të mbeten të ruajtura deri në përfundim të procedurave përkatëse.

Gjatë mbledhjes, KQZ miratoi gjithashtu rekomandimin që në zgjedhjet lokale të ardhshme të përfshihen në listat e votuesve edhe ata persona që mbushin 18 vjeç në ditën e votimit.

Nga Këshilli i Operacioneve Zgjedhore, Arianit Elshani sqaroi se Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme kërkon asgjësimin e materialeve pas përfundimit të procesit zgjedhor, por kërkuan që nga secili material të ruhet një mostër për arkivë. Ai theksoi se materialet që janë pjesë e hetimeve nga prokuroria do të mbeten të paprekura.

Anëtari i KQZ-së, Alban Krasniqi, kërkoi që këto kërkesa të përfshihen qartësisht në vendim, për t’i siguruar transparencën dhe qartësinë në proces.

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale që priten në vjeshtë, u miratua gjithashtu ndryshimi që në listën e votuesve të përfshihen edhe personat që mbushin 18 vjeç në ditën e raundit të dytë të votimit. Gjithashtu, do të hiqen nga lista ata që kanë hequr dorë nga shtetësia ose që janë raportuar si të ndarë nga jeta.

KQZ miratoi edhe plotësimin dhe ndryshimin e dy akteve nënligjore, ku njëra lidhet me fletëvotimet dhe materialet shpjeguese për votuesit.

Në këtë mbledhje, Komisioni vendosi gjithashtu të organizojë një punëtori bashkë me Komisionin e Venecias në fund të qershorit. Kreshnik Radoniqi, kryesues i KQZ-së, bëri të ditur se kostoja e punëtorisë do të jetë rreth 2,500 euro.

Gjithashtu, KQZ miratoi pagesën e rreth 130 personave që kanë punuar si staf në Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike dhe në procesin e tërheqjes së dërgesave postare gjatë zgjedhjeve parlamentare të shkurtit.

Continue Reading

Lajmet

Faton Peci intervistohet në lidhje me tenderin e përpunimit të produkteve shtazore

Published

on

By

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është duke u intervistuar nga organet e hetuesisë në lidhje me tenderin për funksionalizimin e objekteve për përpunimin e produkteve shtazore.

Intervistimin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

Po ashtu, gjatë ditës janë kryer bastisje në katër lokacione të ndryshme në kuadër të këtij rasti.

Continue Reading

Lajmet

Disa aeroporte në Rusi pezullojnë operacionet për shkak të sulmeve me dronë nga Ukraina

Published

on

By

Disa aeroporte në Rusi kanë pezulluar operacionet gjatë natës të martën për shkak të sulmeve me dronë nga Ukraina, njoftoi Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë. Kufizime në nisjet dhe mbërritjet e avionëve civilë u vendosën në aeroportet e Nizhny Novgorod, Saratov, Tambov dhe Kaluga.

Zëdhënësi i agjencisë, Artyom Korenyako, tha se masat janë marrë për të garantuar sigurinë e fluturimeve civile. Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se nga e hëna në mbrëmje deri të martën në mëngjes u interceptuan dhe shkatërruan 99 dronë ukrainas në shtatë rajone të Rusisë.

Në ditët e fundit, aeroportet e Moskës janë mbyllur dy herë përkohësisht për shkak të sulmeve me dronë nga Ukraina. Që nga fundi i prillit, Kievi ka intensifikuar sulmet ajrore me dronë ndaj territorit rus, duke lëshuar qindra dronë drejt Moskës dhe duke shkaktuar ndërprerje në hapësirën ajrore mbi kryeqytet.

Para Paradës së Ditës së Fitores në Moskë, sulmet e dronëve kanë shkaktuar vonesa dhe anulime masive në aeroportet kryesore të qytetit, duke prekur mbi 300 fluturime dhe rreth 60,000 udhëtarë. Mes të prekurve ishte edhe aeroplani i homologut serb të Presidentit Vladimir Putin, Aleksandar Vuçiç, i cili u detyrua të devijonte në Baku për shkak të kërcënimeve në hapësirën ajrore ruse.

Continue Reading

Të kërkuara