Lajmet

​Komisioni për të Drejtat e Njeriut fton në raportim Avokatin e Popullit

Published

on

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ka marrë vendim që të thërras në raportim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj.

Qelaj do të ftohet në raportim lidhur me përzgjedhjen e zëvendësve të Avokatit të Popullit, pasi si komision kanë marrë katër ankesa që lidhen me këtë proces.

Anëtarët e komisionit u dakorduan që në fund të kësaj jave të raportojë në komision Avokati i Popullit dhe të kërkohet një opinion ligjor nga Kuvendi, e më pastaj në bazë të nevojës do të ftohen për raportim edhe personat që janë ankuar lidhur me procesin e përzgjedhjes së zëvendësve të Avokatit të Popullit.

Lajmet

​“Osmani e Kurti nuk e dinë kush janë, njëri nuk i beson BE-së dhe tjetri Amerikës”

Published

on

By

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka komentuar deklaratën e presidentes së Kosovës në Kuvendin e Kosovës, duke thënë nuk dëshiron as ta mirëkuptojë deklaratën e saj se nuk duhet besuar Bashkimit Evropian.

Tahiri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, tha se si AAK nuk kanë marrë pjesë në seancën ku raportoi presidentja Osmani, të cilën as nuk e kupton.

“Deklarimi i presidentes është i vonshëm, ndërsa deklaratat se nuk mund t’i besojmë Bashkimit Evropian, unë as nuk i kuptoj, as nuk i mirëkuptoje as nuk e di si mundet një institucion si Presidenca, si presidente e Kosovës me thënë nuk i besoj. Qysh nuk i beson një institucioni që i ke ra në dy gjunjë po i kërkon të bëhesh anëtare, po i kërkon të bëhesh vend kandidat, po ia kërkon 800 milionë euro nga plani për rritje, s’jam ka kuptoj këtë qasje, këta njerëz, këta lider institucional duke i përfshirë Vjosa Osmanin, Albin Kurti, këta me të vërtet nuk po e dinë kush janë, a çka janë a, si ka ardhur liria, si është bërë shteti, me kë është bërë, çka janë duke menduar këta, kush janë. Nuk i beson Amerikës ky tjetri, Albin Kurti. Nuk e ka shkel këmba as shtëpinë e bardh, as Pentagonin, kjo tjetra thotë mos i besoni BE së që shumicën e investimeve e kemi me para të taksapaguesve të këtyre shteteve, kush Kosova me 1 milion e gjysmë banor, mosni se kjo është sjellje e papërgjegjshme. Kjo tregon se votën që e kanë marrë nuk ia dinë as kimetin, e as vlerën”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

​Krasniqi-Gashit: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së cenon raportet ndërshtetërore

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është takuar me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi.

Krasniqi gjatë takimit ka shprehur shqetësim lidhur me arrestimin e veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Krasniqi, ky veprim i “papranueshëm”, cenon raportet ndërshtetërore.

“Në këtë takim, shpreha shqetësimin lidhur me arrestimin e veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut – veprim ky i papranueshëm që cenon raportet tona ndërshtetërore, me ç’rast kërkova që faktori shqiptar atje të angazhohet fuqishëm për ndaljen e këtyre përndjekjeve”, tha Krasniqi.

PDK sipas Krasniqit mbetet e përkushtuar në ruajtjen e raporteve të mira dhe fqinjësore me Maqedoninë e Veriut, sidomos me spektrin politik shqiptar në bashkërendimin e politikave të përbashkëta në të mirë të fuqizimit të shqiptarëve në rajon.

“Kryetarit Gashi i urova punë të mbarë, që si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, të ndihmojë në realizimin e ambicieve dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë atje”, tha Krasniqi.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka qëndruar sot në Kosovë ku ka zhvilluar takime edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Continue Reading

Aktualitet

Parlamentit të Serbisë “i vihet flaka”, Ana Bërnabiq fajëson Albin Kurtin për situatën!

Published

on

Ndërkohë që Parlamenti i Serbisë është përfshirë në kaos dhe përplasje, kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka reaguar me një fjalim të ashpër ku ka fajësuar qeverinë e Kosovës, konkretisht Albin Kurtin, për përkeqësimin e situatës. Ajo ka deklaruar se gjithë përgjegjësia për tensionet e sotme në Serbi është e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Bërnabiq ka theksuar se veprimet e Kurtit kanë sjellë përshkallëzimin e krizës, duke përmendur ndikimin e këtyre zhvillimeve në stabilitetin e rajonit. Ajo ka akuzuar Kurtin për nxitjen e tensioneve dhe ka thënë se situata aktuale është pasojë direkte e veprimeve të tij në Kosovë, duke iu referuar veprimeve që sipas saj kanë shpërthyer tensionet me serbët në veri të Kosovës dhe kanë kontribuar në destabilizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ana Bërnabiq tha: “Për këtë situatë sot këtu, i gjithë faji është te Albin Kurti. Ky nuk është fundi, ne do të gjejmë zgjidhje për vendin tonë dhe popullin. Ky nuk është fundi për ne, le ta dijë Kurti. Le të jetojë Serbia, dhe kurrë Kurti nuk do të arrijë të ndalë zhvillimin e këtij shteti.”

Në Kuvendin e Serbisë ka shpërthyer një kaos i madh, ku janë regjistruar rrahje brutale ndërmjet deputetëve. Situata është përshkallëzuar, duke shkaktuar një atmosferë kaotike dhe tensione të larta. Sirenat kanë shpërthyer në çdo kënd të sallës, duke e bërë të pamundur zhvillimin e seancave dhe duke penguar qeveritarët të flasin. Ky incident ka tronditur rëndë mjedisin politik dhe ka shkaktuar një valë shqetësimi në radhët e deputetëve dhe opinionit publik./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Kryeparlamentari Gashi pritet nga Kurti

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Gashi para takimit me Kurtin, ka zhvilluar një takim edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Continue Reading

Të kërkuara