Lajmet

​Hovenier: ShBA do të vazhdojë mbështetjen për FSK-në

​Ambasadori Hovenier zhvilloi takim me gjeneralin Jashari.

Published

on

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka shprehur sot mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Forcën e Sigurisë së Kosovës përmes programeve ushtarake dhe planeve zhvillimore. Ai gjatë një takimi me kreun e FSK-së, gjeneral Bashkim Jashari ka çmuar faktin që FSK është multietnike dhe përfaqëson përbërjen etnike të popullsisë së Kosovës.

Në ndërlidhje me ushtrimet e përbashkëta ambasadori amerikan tha që sinkronizimi dhe mbështetja mes ShBA-së dhe Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërsa, gjeneral Jashari e njoftoi ambasadorin Hovenier me planin afatgjatë të zhvillimit të FSK-së si dhe objektivit për pjesëmarrjen në ushtrime dhe misione ndërkombëtare të paqes përkrahë ushtrisë amerikane. Ai theksoi se FSK është forcë profesionale shumë-etnike, me vlera dhe standardet më të larta, nën kontrollin civil demokratik, si dhe në funksion të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore.

Në ndërlidhje me partneritetin mes dy shteteve si dhe Programin e Partneritetit Shtetëror me Gardën Kombëtare të Ajovës, gjeneral Jashari tha se ShBA si partner strategjik është jetik dhe do të punojë që ky bashkëpunim të intensifikohet edhe më tej në funksion të paqes, stabilitetit te sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Lajmet

Rektori Hajrizi i ftuar të flasë në Konferencën Rajonale Vjetore të RCF-së në Budva

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me ftesë nga Regional Challenge Fund po merr pjesë në Konferencën Rajonale Vjetore të RCF-së 2025, e cila këtë vit po zhvillohet në Budva dhe ka mbledhur personalitete të njohura nga fusha e arsimit, biznesit dhe politikëbërjes në Ballkanin Perëndimor.

Ky aktivitet rajonal trajton çështje kyçe që lidhen me zhvillimin ekonomik, qeverisjen e mirë, qëndrueshmërinë dhe ndërtimin e kapaciteteve konkurruese në epokën e inteligjencës artificiale dhe automatizimit.

Në këtë ngjarje përveç Rektorit Hajrizi, po merr pjesë edhe Drejtori i Departamentit për Edukim dhe Zhvillim Profesional në UBT, Prof. Dr. Besnik Skenderi.

Në panelin me temë “AI, Automation & Skills: Is the Western Balkans Ready?”, Rektori Hajrizi prezantoi vizionin e tij dhe të UBT-së mbi mënyrat se si rajoni mund të përfitojë nga integrimi i inteligjencës artificiale në sistemin arsimor dhe në sektorin e biznesit.

Ai theksoi se përgatitja e kuadrove profesionale për epokën digjitale kërkon një bashkëpunim më të ngushtë mes universiteteve, institucioneve publike dhe sektorit privat, duke krijuar ura që sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe punësim cilësor për të rinjtë.

Sipas tij, inteligjenca artificiale duhet të shihet si një mjet që fuqizon njeriun dhe shoqërinë, duke mundësuar vendimmarrje më të mençur, procese më efikase dhe rritje të përgjegjshme ekonomike.

Konferenca RCF 2025 sjell së bashku akademikë, liderë të biznesit dhe vendimmarrës politik, duke krijuar një platformë gjithëpërfshirëse për shkëmbim idesh, zhvillim strategjish dhe ndërtim partneritetesh.

Continue Reading

Lajmet

FSK merr medaljen e argjendtë në garën “Cambrian Patrol” në Britani

Published

on

By

Ekipi i FSK’së është dekoruar me medaljen e argjendtë në garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar, njofton ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

FSK në një nga garat më sfiduese në botë “Cambrian Patrol” të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar, arriti të dekorohet me medaljen e Argjendtë në mesin e 118 ekipeve, 35 ekipe ndërkombëtare nga 33 shtete të ndryshme të botës. Ekipi i FSK-së nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore gjatë garës ka treguar angazhim të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm të lartë duke arritur Medaljen e Argjendtë. Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon me sukses pjesëmarrjen në aktivitetet ndërkombëtare.”/D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Studentët mund të aplikojnë për mbështetje në eKosova deri në fund të këtij muaji

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se studentët mund të aplikojnë për mbështetje në eKosova deri në fund të këtij muaji.

Postimi i plotë:

Aplikimi për mbështetjen e studentëve tashmë është i hapur në eKosova, tek shërbimi Familja.
📍Për shtesën e njëhershme 100 euro:
Të drejtë aplikimi kanë studentët aktivë të të gjitha niveleve (Bachelor, Master, Doktoratë) që studiojnë në ndonjërin nga universitetet e akredituara në Kosovë, publike dhe private.
Sigurohuni që i plotësoni të gjitha fushat saktë dhe pa gabime. Nëse ka gabime, aplikimi refuzohet.
Afati për aplikim është deri në fund të muajit tetor, kurse pagesat do të kryhet me grupe, sipas radhës së aplikimit.
📍Për Bursën e Mobilitetit të Studentëve:
Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit Bachelor, shtetas të Kosovës, që studiojnë në ndonjërin nga universitetet e akredituara në Kosovë.
Kusht për përfitimin e Bursës së Mobilitetit është që familja e studentit/studentes të ketë të ardhura vjetore bruto jo më shumë se 12,000 euro.
Sigurohuni që i plotësoni të gjitha fushat saktë dhe pa gabime. Nëse ka gabime, aplikimi refuzohet.

Continue Reading

Lajmet

​Aksident trafiku në kryeqytet

Published

on

By

Një aksident trafiku ka ndodhur pas orës 15:00 në qendër të Prishtinës.

Një automjet nën rrethana të pa sqaruara ka goditur një mjet tjetër duke shkaktuar dëme materiale.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia e Kosovës dhe ambulanca./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara