Lajmet

​Hovenier: Pritjet tona janë që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e reja në veri

Hovenier ripërsëriti kërkesat për depërshkallëzim të plotë të situatës në veri.

Published

on

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se presin nga Qeveria e Kosovës të përmbushë zotimet e saj dhe të vendosë kuadrin ligjor për të lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore. Po ashtu, Hovenier ka nënvizuar edhe kërkesat që u janë dhënë udhëheqësve të Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e reja në veri, gjatë qëndrimit të tyre në Uashington javën e kaluar.

Krahas këtyre, Hovenier ripërsëriti kërkesat për depërshkallëzim të plotë të situatës në veri dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

“Jam i sigurt se liderët e Listës Serbe kanë dëgjuar, sepse kam pasur biseda me Escobarin, pritshmëritë e Shteteve të Bashkuara që serbët e Kosovës, përfshirë Listën Serbe, do të marrin pjesë në zgjedhjet e reja komunale kur të caktohen, kjo është pjesë e përgjegjësive të partive demokratike në demokraci, ju merrni pjesë në procesin demokratik gjë që është pritshmëria jonë, kjo është kërkesa jonë. Ne kërkojmë që Qeveria e Kosovës të përmbushë zotimet e saj dhe kjo ishte pjesë e asaj që u diskutua edhe në Uashington, të vendoset kuadri ligjor për të lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja për katër komunat veriore dhe kjo sigurisht ishte pjesë e bisedës që ndodhi gjithashtu”, tha ai.

Ai kërkoi nga Lista Serbe që të luajë rolin e saj si në parti politike në një Kosovë sovrane, demokratike dhe të pavarur, pasi nuk e konsiderojnë atë si parti politike serbe, por si parti e serbëve etnikë në Kosovë.

“Ne e konsiderojmë Kosovën shtet sovran, të pavarur dhe demokratik. Dhe kështu, puna që bëjmë me Listën Serbe, një parti që është parti politike e Kosovës, parti opozitare në Kosovë, është e ngjashme me punën që bëjmë me partitë e tjera opozitare në Kosovë, por nuk duhet të bëhet fjalë për pikëpamjen e Shteteve të Bashkuara, ne hedhim poshtë çdo sugjerim se Kosova është disi diçka tjetër përveç shtetit të pavarur, dhe kjo përfshin veriun e Kosovës. Siç e kam thënë shumë herë, ne e dimë saktësisht se ku është kufiri, është në veri të Mitrovicës, apo jo? Dhe kështu, ne kërkojmë që Lista Serbe të luajë rolin e saj si parti politike në një Kosovë sovrane, demokratike dhe të pavarur. Ne nuk e konsiderojmë atë si parti politike serbe, ne e konsiderojmë si një parti të serbëve etnikë në Kosovë, duhet ta bëj të qartë këtë pikë”, tha ai.

Ai tha se zbatimi i marrëveshjes së Ohrit është rruga e vetme përpara, andaj kërkoi angazhim nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin veprime që iu ndihmon dy vendeve në rrugën e tyre drejt integrimit në institucionet evropiane.

“Ne mendojmë se është e rëndësishme të arrihet një de-përshkallëzim i mëtejshëm i situatës në veri, të shmangen rrethanat kur ka pika ndezjeje ose kërcënime dhune që pengojnë gjënë e dytë. Gjëja e dytë që duam të shohim janë përpjekjet e ripërtërira si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia për të arritur zbatimin e plotë të marrëveshjes së arritur në Ohër. Kjo është rruga përpara. Kjo është ajo që e ndihmon Kosovën të përparojë në rrugën e saj drejt integrimit të plotë në institucionet evropiane dhe euroatlantike dhe të ri pozicionojë marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve”, tha ai.

Hovenier përmendi edhe nevojën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Për Qeverinë e Kosovës, ne po kërkojmë që ajo të ndërmarrë veprime që de-eskalojnë tensionet në veri dhe krijojnë një mjedis të ndryshëm në të cilin të dyja vendet mund të punojnë drejt zbatimit të plotë të zotimeve që kanë marrë në marrëveshjen e Ohrit. Për Kosovën kjo do të thotë të ecë përpara me njëfarë urgjence në procesin e negociatave dhe themelimit të një asociacioni të komunave me shumicë serbe, si pjesë e angazhimit të marrë nga Qeveria e Kosovës. Nuk është i vetmi detyrim që ka dhe kjo nuk është dispozita e vetme e marrëveshjes së Ohrit, por është e rëndësishme. Por po ashtu ne shikojmë që edhe qeveria e Serbisë t’i zbatojë obligimet e saj, ajo ka hyrë në një sërë obligimesh dhe ato duhet të përmbushen. Dhe kjo është pjesë e asaj që diplomacia amerikane dhe diplomacia e kolegëve tanë të Bashkimit Evropian po përpiqet të arrijë. Një përpjekje e ripërtërirë nga të dyja palët për të bërë më mirë sepse ne mendojmë se të dyja palët nuk po përmbushin plotësisht detyrimet e tyre për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, kjo është shpresa jonë, dhe nëse kjo shkon përpara atëherë po, mendoj se mund të kemi besim se kjo ndihmon në zgjidhjen e konfliktit, zvogëlon tensionet dhe e vendos këtë marrëdhënie në një vend tjetër në dobi të të dyja vendeve. Kjo është ajo që ne duam të arrijmë”, shtoi ambasadori amerikan.

Ambasadori amerikan foli edhe për rastin e Klan Kosovës, ku tha se është i shqetësuar për heqjen e licencës së biznesit ndaj tyre. Sipas tij, këtë nuk e shohin vetëm si çështje të regjistrimit të biznesit, por edhe si një çështje të lirisë së medias.

“Për situatën e Klan Kosovës, nuk mendoj se është mister që Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë janë të shqetësuar nga situata, thellësisht të shqetësuar, ne lëshuam një deklaratë të ambasadave të Quint-it të premten, disa orë pas vendimit për pezullimin e licencës së biznesit. Ne nuk e shohim këtë thjesht si një çështje të regjistrimit të biznesit, ne e shohim këtë si një çështje të lirisë së medias dhe po e trajtojmë si të tillë. Është mirëkuptimi ynë bazuar në atë që kemi dëgjuar nga pronarët e Klan Kosovës se ata kanë dorëzuar dokumente të reja që adresojnë shqetësimet specifike të parashtruara, dhe thonë se sa herë që një qeveri merr një vendim që mund të ketë ndikim në aftësinë e një…Ne presim nga qeveria që ta zgjidhë këtë çështje në mënyrë transparente dhe të drejtë, dhe shpresojmë se në një mënyrë të shpejtë, ne do të donim të shohim që të gjitha mediat që duan të raportojnë në Kosovë janë në gjendje ta bëjnë këtë”, tha ai.

Këto komente Hovenier i bëri pasi dhuroi donacion prej 250 kamerave të trupit e 113 të instaluara në vetura, për Policinë e Kosovës.

lajme

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Italia përmbys Francën 3-1 dhe merr kreun e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 pas një përmbysjeje dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit me 10 pikë, aq sa kanë edhe “Gjelat”.

Ndeshja nisi më mirë për francezët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 26-të përmes Francesco Pio Espositos, pas asistimit nga Nicolo Cambiaghi.

Në pjesën e dytë, italianët shpërdoruan një rast të artë për të kaluar në epërsi, pasi Sebastiano Esposito humbi penalltinë në minutën e 60-të. Por vetëm tri minuta më vonë, Davide Frattesi realizoi për 2-1 pas një asistimi të Federico Dimarcos.

Fitoren e Italisë e vulosi sërish Francesco Pio Esposito në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Dayot Upamecano, për rezultatin përfundimtar 3-1. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Shqipëria dominon dhe mposht Finlandën 2-0, një pikë larg Ligës B

Published

on

By

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Finlandës me rezultat 2-0, duke dominuar plotësisht takimin dhe duke arkëtuar pikët e plota.

Sipas vlerësimeve të platformës statistikore “Sofascore”, lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall mesfushori Kristjan Asllani me notën 8.1, i ndjekur nga Ernest Muçi dhe Elseid Hysaj, të cilët u vlerësuan me nga 7.9. Në anën tjetër, te Finlanda paraqitjen më të dobët e pati Tenho, i cili u ndëshkua edhe me karton të kuq, duke marrë notën 5.9.

Pas këtij triumfi, kuqezinjtë e kanë fatin në duart e tyre: në përballjen e radhës kundër Bjellorusisë, Shqipërisë i mjafton së paku një pikë për të siguruar zyrtarisht promovimin në Ligën B. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi voton sot për Ligjin e Speciales, BE-ja dhe ambasadat paralajmërojnë për obligimet ndërkombëtare

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës vazhdon sot seancën plenare në orën 11:00, ku në rend dite është votimi për rishqyrtimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, pasi seanca e djeshme u ndërpre për shkak të mungesës së deputetëve në sallë pas pauzës.

Në prag të këtij votimi, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar ashpër, duke vlerësuar se ndryshimet e propozuara bien ndesh me obligimet ndërkombëtare të vendit dhe kërkojnë konsultime paraprake.

“Ndryshimet ngrisin shqetësime serioze lidhur me obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit, në veçanti pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe llogaridhënien efektive. Ndryshimet gjithashtu ngrisin shqetësime lidhur me kushtetutshmërinë e tyre”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Shqetësimet e BE-së i ka mbështetur menjëherë edhe Ambasada Gjermane në Prishtinë.

“Ambasada Gjermane pajtohet plotësisht me shqetësimet e Bashkimit Evropian në Kosovë lidhur me mundësinë e votimit në Kuvendin e Kosovës të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara”, thuhet në reagimin e saj.

Edhe Ambasada e Italisë në Kosovë ka dalë me një qëndrim të ngjashëm, duke paralajmëruar për pasojat e mungesës së konsultimeve.

“Ndryshimet e propozuara ngrehin shqetësime serioze lidhur me zotimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit, veçanërisht pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe sigurimin e llogaridhënies efektive. Ndryshimet gjithashtu ngrehin shqetësime sa i përket kushtetutshmërisë së tyre”, thuhet në reagimin e Ambasadës italiane, e cila shton: “Na vjen keq që këto konsultime ende nuk janë zhvilluar. Ligji aktual nuk do t’u shërbejë as interesave të Kosovës dhe as interesave të individëve që së fundmi janë dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës”.

Për këtë çështje, javën e kaluar gjatë prezantimit të Raportit të Progresit, edhe Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi se ndryshimet ligjore për Gjykatën Speciale paraqesin pengesë në procesin e integrimeve evropiane të Kosovës.

Ndryshe, ky projektligj u fut në rend dite me kërkesë të Grupit Parlamentar të PDK-së. Ushtruesja e detyrës së kryetares së kësaj partie, Vlora Çitaku, ka kërkuar nga deputetët që të votohet rrëzimi i vetos së presidentes Justina Shiroka-Pula, duke u zotuar për amendamentim të shpejtë të ligjit.

“Kërkoj që ta miratohet ligji sot dhe menjëherë të hënën të fillojmë procedurën e amendamentimit. Këtij procesi për të treguar seriozitet t’i japim dy javë kohë. Zotohem publikisht që të hënën do të sjellim nismën e re ligjore dhe brenda dy javësh do të bëjmë ndryshimet e Ligjit në fjalë”, ka deklaruar Çitaku.

/Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara