Lajmet

​Hoti: Gjendja kritike në raportet me ShBA, sot ka më pak sovranitet në veri

Hoti u shpreh se veprimet sado të drejta të jenë duhet të bëhen në koordinim me aleatët ndërkombëtarë.

Published

on

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se me ardhjen në pushtet të Qeverisë Kurti II ka humbur sovraniteti në veri të Kosovës. Ai ka paralajmëruar se me këtë sjellje të kryeministrit, vendi mund të vijë në një situatë kur në veri, rendi dhe ligji të vendoset nga KFOR-i dhe EULEX-i, e jo nga Policia e Kosovës.

Ai thotë se në 30 vite të përpjekjeve të shqiptarëve për shtet të pavarur dhe 15 vite pas pavarësisë, kurrë nuk ka pas një komunikim të tillë mes Qeverisë Kosovës dhe Qeverisë së ShBA-së, me ç’rast thekson se gjendja është kritike.

Hoti u shpreh se veprimet sado të drejta të jenë duhet të bëhen në koordinim me aleatët ndërkombëtarë.

“Vijnë emisarët amerikanë në Kosovë dhe thonë qartë që ata janë mbrojtës të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, dhe kërkesat që kanë karshi Kosovës për themelim të Asociacionit, e thonë qartë se nuk është kërkesë e tyre që duhet të bihet ndesh me kushtetutën e Kosovës. Janë edhe marrëveshjet paraprake, e vitit 2015 në veçanti, që krijon siguri Qeverisë së Kosovës për të lëvizur përpara në përputhje më këshillat e partnerëve, por kam përshtypjen se situata ka shkuar shumë larg. Veprimet e njëanshme, pavarësisht se janë të drejta, sepse ne kemi të drejtë legjitime si shtet sovran të vendosim ligjin dhe rendin në çdo pjesë të Kosovës, por këtë ne mund ta bëjmë në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë, të shohim çfarë humbim dhe çfarë fitojmë nga veprimet e njëanshme. E vërteta është që asnjëherë nuk ka pasur më pak sovranitet të shtrirë në veri të Kosovës sesa në këtë qeveri”, deklaroi Hoti.

Hoti thotë i druhet edhe një situate tjetër kur KFOR-i dhe EULEX-i të kujdesen për rendin dhe ligjin në veri të vendit. Sipas tij, kjo do të ishte e rëndë. Ai kërkon që të gjitha komunitetet të përfshihen brenda strukturave të Republikës së Kosovës përmes politikave të mençura dhe jo duke përdorur dhunë.

“Unë i druhem edhe një situate tjetër, me këto veprime të pamatura të Qeverisë së Kosovës, kam frikë që mund të vijmë në situatën kur në atë pjesë të vendit rendi dhe ligji të vendoset nga KFOR-i dhe EULEX-i, ne nuk e duam atë. Kemi punuar shumë në pavarësinë e mbikëqyrur, në partneritet të ngushtë me miq tanë ndërkombëtarë duke shtrirë hap pas hapi sovranitetin tonë në atë pjesë të vendit. Të jetë NATO në Kosovë përmes KFOR-it, si mbrojtës i rendit, i sigurisë kombëtare, për gjitha çështjet t’i marrim përsipër, ta forcojmë policinë tonë, FSK-në dhe gradualisht t’i integrojmë të gjitha komunitetet brenda strukturave të rendit, të sigurisë, të ushtrisë së Kosovës, sepse ne jemi shumicë në këtë vend, shqiptarët janë shumicë, ne kemi përgjegjësi t’i integrojmë të gjitha komunitetet, jo me dhunë. Ne duhet të bëjmë politikë shumë më të mençur, të koordinohemi me partnerët tanë ndërkombëtarë në mënyrë që ta amortizojmë këtë ndikim, dhe gradualisht t’i përfshijmë komunitetin serb brenda institucioneve”, shton Hoti.

Hoti u shpreh se Kurti në dy vitet e fundit ka sjellë një komunikim të vështirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjendja është kritike.

“Në dy vitet e qeverisjes ka pas momente të vështira të komunikimit të tyre me aleatin kryesor, me SHBA-të. Kemi pas rastin kur janë anuluar vizitat e ministrave, kemi pas situata kur kryeministri ka qëndruar tre javë atje dhe nuk e ka takuar askush, dhe situata të ndryshme të problemeve në bashkëpunim, për shkak të sjelljeve të Qeverisë së Kosovës, por që vjen deri në këtë pikë nuk e kam imagjinuar. Të vijnë deri në pikën që zyrtarë shumë të lartë amerikanë, nga Sekretari i shtetit (Blinken) e poshtë, hierarkia e Departamentit të Shtetit, ta thonë qartë se Kosova nuk po i ndjek këshillat e partnerit kryesor, është duke i cenuar marrëdhëniet mes dy vendeve, kjo situatë është e paimagjinueshme. Në 30 vite të përpjekjeve të shqiptarëve të Kosovës për shtet të pavarur dhe 15 vite pas pavarësisë, kurrë nuk ka pas një komunikim të tillë mes Qeverisë Kosovës dhe Qeverisë së ShBA-ve. Gjendja është kritike”, vijon Hoti.

Pezullimi i Kosovës nga stërvitja ushtarake “Defender Europe ‘23” për Hotin është një mesazh ogurzi për Republikën.

“Më vjen keq që gjithë ata ushtarë të FSK-së e kanë pas ëndërr me qenë pjesë e ushtrimit ‘Defender 2023’, të përjashtohen nga ky ushtrim. Ka qenë ndër momentet më të mira të qeverisjes time, sa kam qenë kryeministër kur patëm marrë ftesën që shumë pak ushtarë të FSK-së t’i bashkohen ushtrisë amerikane në misionin paqeruajtëse dhe gjithë Kosova e ka festuar si një arritje të madhe. Ndërkaq, sot pas dy viteve të merret vendimi që Kosova të përjashtohet nga ushtrimi i NATO-s, ku Amerika është kryesore, është shenjë dhe mesazh ogurzi për shtetin e Kosovës”, përfundon Hoti.

Në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, serbët po protestojnë duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale, si dhe praninë e Policisë së Kosovës. Si pasojë e veprimeve të protestuesve kanë mbetur të lënduar 6 policë dhe 30 pjesëtarë të KFOR-it. Gjithashtu janë djegur dhe dëmtuar vetura të Policisë së Kosovës dhe të mediave.

Lajmet

Lista Srpska ankohet në PZAP pasi KQZ s’ia certifikoi kandidatët e saj për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

By

Lista Srpska është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos certifikuar kandidatët e saj për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Për këtë ka njoftuar anëtari i Kryesisë së Listës Srpska, Igor Simiq, i cili tha se vendimi i KQZ-së “përfaqëson një përpjekje të regjimit të Kurtit për t’u imponuar serbëve se kush do t’i përfaqësojë ata në parlament”.

Simiq tha për Kosovo Online se KQZ “tradicionalisht merr vendime të paligjshme për të parandaluar pjesëmarrjen e Listës Srpska në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe tani po përpiqet të mos certifikojë kandidatët e saj për deputetë”.

“Mbrëmë vonë na dërguan një vendim në të cilin, citoj, thuhet ‘kontrollet e listës së kandidatëve nuk rezultuan në ndonjë gjetje që do të pengonte konfirmimin e asnjërit prej kandidatëve të Listës Srpska të paraqitur nga kjo parti për këto zgjedhje’. Pra, ata e shkruajnë këtë dhe pastaj keni një vendim që thotë ‘rekomandimi që u dha është refuzuar’”, tha Simiq.

Ai shtoi se të gjitha institucionet e Kosovës i kanë kontrolluar kandidatët e Listës Srpska dhe kanë përcaktuar se ata i plotësojnë të gjitha kërkesat ligjore në përputhje me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

“Megjithatë, u mor një vendim politik. Anëtarët e partive politike në KQZ nuk donin të certifikonin kandidatët tanë. Kjo tregon edhe një herë se sa shumë Kurti dhe regjimi i tij i frikësohen unitetit serb dhe fitores së Listës Srpska në zgjedhje”, tha Simiq,

Ai tha se ankesën në PZAP e bënë sot në mëngjes.

“Ne presim që Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave ta anulojë vendimin. Por kjo konfirmon pikëpamjen se regjimi i Kurtit po bën gjithçka për të penguar serbët të kenë të drejtën të zgjedhin përfaqësuesit e tyre politikë, por përkundrazi dëshiron t’u imponojë atyre se kush do t’i përfaqësojë serbët brenda atij parlamenti”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Rektori i UBT-së merr pjesë në Kosova Health Forum 2025, duke theksuar rolin kyç të arsimit në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në Kosova Health Forum 2025, ku u diskutuan zhvillimet, sfidat dhe transformimet e nevojshme për avancimin e sistemit shëndetësor në Kosovë. Gjatë forumit, Rektori Hajrizi solli perspektivën e arsimit të lartë si një komponent thelbësor në formimin e profesionistëve të shëndetësisë dhe në forcimin e kapaciteteve të sektorit.

Në fjalën e tij, Rektori Hajrizi theksoi se UBT ka luajtur një rol vendimtar në krijimin dhe zhvillimin e programeve të reja shëndetësore, duke ndërtuar kapacitete që dikur nuk ekzistonin në vend. Ai nënvizoi se Kosova ka bërë përparime të rëndësishme në harmonizimin e kurrikulave me standardet dhe direktivat ndërkombëtare, duke arritur një nivel që shpesh krahasohet me vendet evropiane.

“Kosova ka hyrë në një proces të rregullimit të sistemit arsimor dhe të kurrikulave me direktiva të veçanta që e përcaktojnë qartë strukturën e kompetencave, dhe në shumë raste kemi qenë më përpara se disa vende evropiane”, tha Rektori Hajrizi.

Ai foli gjithashtu për sfidat aktuale të tregut të punës në sektorin shëndetësor, duke theksuar se rritja e kërkesës për profesionistë është ndikuar ndjeshëm nga situata në vendet evropiane, të cilat po përballen me plakjen e popullsisë dhe mungesën e fuqisë punëtore.

Continue Reading

Lajmet

​Kuvendi Komunal i Obiliqit bëhet me kryesues të ri

Published

on

By

Sot, Komuna e Obiliqit zgjodhi Kryesuesin e ri të Kuvendit Komunal. Me 11 vota pro dhe asnjë kundër, Kryesues i Kuvendit u zgjodh Sami Ahmeti. Në këtë mbledhje të jashtëzakonshme konstituive, mori pesë edhe kryetari i Komunës, Halil Thaçi.

“Gjatë seancës u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e Kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal. Me 11 vota pro dhe asnjë kundër, Kryesues i Kuvendit u zgjodh Sami Ahmeti”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, gjatë zhvillimit të kësaj seance, përfaqësuesit e AAK-së dhe Listës Serbe u larguan nga mbledhja, ndërsa nga radhët e LDK-së qëndruan vetëm dy anëtarë, ndërkohë që pjesa tjetër e grupit u largua.

Sipas njoftimit, kryetari Halil Thaçi uroi kryesuesin e ri dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit, transparencës dhe funksionimit demokratik të Kuvendit në shërbim të qytetarëve të Komunës së Obiliqit.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Studentët e UBT dëgjojnë historinë e mbijetesës dhe guximit nga Vasfije Buqe Goodman

Published

on

Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, QKRMT, në bashkëpunim me UBT , organizoi një takim të veçantë me studentët e UBT-së.

Në takim ishte e pranishme Vasfije Buqe Goodman, gruaja që theu heshtjen dhe u bë zëri i parë që i dha dinjitet dhe vend të merituar mbijetuesve të dhunës seksuale gjatë luftës. Ky takim prekës u fokusua në ballafaqimin me të kaluarën – një proces thelbësor për shërim dhe drejtësi.

Vasfija ndau me studentët forcën e saj, rrugëtimin e vështirë drejt së vërtetës dhe mesazhin e saj të fuqishëm për mbështetjen, empatinë dhe rolin jetik të brezit të ri në thyerjen e stigmas dhe në ndërtimin e një shoqërie që nuk hesht më.

Studentët dëgjuan, reflektuan dhe u frymëzuan nga një histori që nuk është vetëm personale, por edhe një thirrje kombëtare për dinjitet, drejtësi dhe ndryshim shoqëror.

Ky aktivitet u mbështet nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, duke nxitur përpjekjet e përbashkëta për të siguruar që askush të mos mbetet vetëm përballë dhimbjes së së kaluarës.

Continue Reading

Të kërkuara