Lajmet

​Disa arsye pse duhet ta vizitoni Evropën në vjeshtë dhe jo në verë

Kuptoni se cilat janë disa nga vendet më të bukura që mund t’i vizitoni në Evropë gjatë kësaj stine.

Published

on

Gjatë verës të gjithë udhëtuan drejt Evropës, dhe tani është vjeshta, koha kur gjethet – dhe numri i vizitorëve fillojnë të bien.

Një raport i fundit nga rrjeti i udhëtimeve luksoze Virtuoso emëroi Parisin, Londrën dhe Firencen si qytetet më të rezervuara për udhëtime në vjeshtë. Por destinacionet e tjera që shpesh anashkalohen nga amerikanët gjatë muajve të vjeshtës ofrojnë mundësinë për të shpëtuar nga turmat dhe për të përjetuar diçka sezonale dhe të jashtëzakonshme, shkruan CNN.

“Vjeshta është një nga kohët më të mira për të vizituar Evropën për shkak të një gamë të gjerë përvojash dhe aktivitetesh që mund të tërheqin një grup të ndryshëm udhëtarësh”, thotë Mina Agnos, udhëheqëse e kompanisë së udhëtimeve luksoze Travelive.

Plazhet dhe temperaturat mbeten të ngrohta për udhëtarët që dëshirojnë të kalojnë kohë në plazh në destinacionet klasike në Spanjë, Portugali dhe Turqi, thotë ajo. Njerëzit që janë të apasionuar pas ushqimit dhe përvojave të kuzhinës mund të kënaqen me një sërë përvojash të shijshme dhe unike gjatë stinës së vjeshtës në Evropë. Kjo për shkak se vjeshta përkon me kohën kur shumë festivale dhe aktivitete të korrjeve të lidhura me ushqimin zhvillohen në rajone të ndryshme evropiane – nga vjelja e ullirit në Greqi, tek pirja në festivalet e vreshtave në Siçili. Vjeshta është gjithashtu ideale për udhëtime më aktive, thotë Agnos, qofshin ato hiking në Spanjë apo mbledhja e gështenjave në Slloveni, ose shikimi i migrimit të grabitqarëve dhe lejlekëve rreth ngushticës së Gjibraltarit.

Konsideroni gjithashtu vizitat në ishull. Vende si Tenerife, Ibiza dhe Mallorca janë të mbushura nga njerëzit gjatë verë, por jo edhe në vjeshtë.

“Ishujt Kanarie kanë qenë gjithmonë të mrekullueshëm nga mesi i shtatorit deri në mes të dhjetorit, kur ka opsione të mira fluturimi dhe më pak turma, duke krijuar një përvojë udhëtimi më të relaksuar”, thotë Brian Young, drejtor menaxhues EMEA në G Adventures. Konsideroni të pushoni në plazhet e arta të Gran Canaria ose të provoni diçka më aktive si një shëtitje dhe një turne të shijimit të verës në Tenerife për një udhëtim ideal në tetor.

Disa nga vendet më të bukura që mund t’i vizitoni në Evropë gjatë kësaj stine janë: Alentejo, Portugali; Dolomites, Itali; Rumania; Mallorca, Spanjë; Selanik, Greqi; Malta; Madeira, Portugali dhe Baden-Baden, Gjermani.

Lajmet

​Gjykata Supreme refuzon ankesën e Arbër Eminit, kandidat i pavarur për kryetar të Kllokotit

Published

on

By

Gjykata Supreme e ka refuzuar si pabazuar ankesën e kandidatit të pavarur për kryetar të Komunës së Kllokotit, Arbër Emini, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Pasi PZAP ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Arbër Eminit, ky i fundit ka paraqitur ankesë në Supreme, duke propozuar që “të urdhërohet rivotim për Kllokot, për shkak të shkeljeve të shumta ligjore dhe procedurale gjatë ditës së votimit, moszbatim të vendimit të Gjykatës Supreme Nr.A.A.nr.93/2025 dhe ndërhyrjes së strukturave ilegale serbe në procesin zgjedhor në Kosovë”.

Gjykata Supreme vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar dhe gjeti se konstatimi i PZAP-së është i drejtë dhe i ligjshëm.

Në anën tjetër, kolegji i Gjykatës Supreme, ka vlerësuar edhe pretendimet ankimore të ankuesit që kanë të bëjnë me elemente të kryerjes se veprave penale që janë kryer ditën e zgjedhjeve në Komunën e Kllokotit, të përshkruara në ankesën e ankuesit dhe që sipas tij cenojnë procesin zgjedhor në Kosovë.

Si rrjedhojë, sipas vlerësimit të kolegjit të kësaj gjykate, pretendimet ankimore të ankuesit nuk kanë pasur bazë të mjaftueshme dhe me peshë në rezultat për të urdhëruar eventualisht përsëritjen e votimit në vendvotimin e pretenduar./KP

Continue Reading

Lajmet

​Murati pas takimit për pagën minimale: Rritja duhet të marrë parasysh kushtet e tregut

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka zhvilluar sot një takim konsultues me dhomat ekonomike, me përfaqësues të sindikatave të punëtorëve të sektorit privat në kuadër të dialogut social për çështjen e rritjes së pagës minimale.

Murati ka shkruar në Facebook tha se nga ky takim ka dëgjuar propozimet dhe sugjerimet e përfaqësuesve të sindikatave të cilët e mbështetën rritjen e pagës minimale, e po ashtu edhe rekomandimet që erdhën nga përfaqësuesit e bizneseve që kishin të bëjnë me nevojën për më shumë konsultime dhe pagë minimale të përshkallëzuar.

Paga minimale është instrument i rëndësishëm që synon të mbrojë punëtorët nga praktikat jo të mira, por njëkohësisht rritja e saj duhet të marrë parasysh kushtet e tregut dhe kapacitetin absorbues të ndërmarrjeve,” ka theksuar Murati.

Ai rikujtoi se Qeveria aktuale e ka rritur pagën minimale për herë të parë pas më shumë se një dekade stagnimi dhe se rishikimi i saj do të bëhet çdo vit, sipas zotimeve të dhëna më herët.

Nga takimi dola më i informuar dhe do t’i kem parasysh të gjitha sugjerimet dhe rekomandimet kur të bëj propozimin e pagës minimale të re për miratim në Qeveri,” tha Murati, duke falënderuar pjesëmarrësit për kontributin e tyre në proces.

Aktualisht paga minimale në vendin tonë është 350 euro bruto. Kjo rritje u bë në gusht të vitit të kaluar, disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për pagën minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto. Deri në fuqizimin e Ligjit të ri, paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.

Ndërsa, më 26 tetor kryeministri në detyrë Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme ku dështoi formimi i qeverisë së re, përmendi edhe rritjen e pagës minimale në 500 euro./KP

Continue Reading

Lajmet

​Basha: Nuk ka dakordim për themelimin e komisioneve parlamentare

Published

on

By

Kryeparlamentari Dimal Basha ka thënë se në takimin e sotëm të Kryesisë së Kuvendit nuk është gjetur pajtueshmëri për t’i themeluar komisionet parlamentare.

Basha tha se për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, e ka parë të nevojshme për funksionalizimin e Kuvendit pavarësisht mos formimit të qeverisë së re.

Madje, Basha para mediave tha se kishte planifikuar që nesër të thërret seancë të jashtëzakonshme.

Po rrezikohet buxheti për RTK-në, si buxheti për vitin 2025 për komunën e Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokun, e po ashtu buxheti i shtetit për vitin 2026”, tha Basha.

Kryesia e Kuvendit u takua sot, një ditë para takimit të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, me liderët e partive politike, pas dështimit të formimit të qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje. E para e vendit duhet t’i jep shansin një kandidati tjetër për formimin e qeverisë dhe nëse kjo dështon sërish, atëherë sipas afateve kushtetuese duhet të shpallen zgjedhjet e reja brenda 40 ditëve./KP

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu: Nesër marrim pjesë në takimin e presidentes, do të ketë Qeveri “Kurti 3”

Published

on

By

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se do të marrin pjesë në takimin të cilin e ka thirrur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo tha se do të ketë Qeveri “Kurti 3” dhe nuk mbështesin një qeveri teknike.

Nesër ne do të jemi në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani. Nesër do ta japim qëndrimin e VV-së. Edhe nje here qëndrimin në raport me këtë do ta japim nesër”, tha ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

E pyetur në atë se si nuk i kanë votat për Qeverinë, ndonëse ishin shprehur të bindur deri kur u përballën me 26 dhjetor në Kuvend me këtë, ajo insiston se do të bëhet  Qeveria “Kurti 3”

Ajo do të bëhet natyrisht që do të këtë qeveri Kurti 3”, tha ajo.

Sa i përket nënshkrimeve ajo ka thënë se, “Nuk ka nënshkrime, unë në as një letër nuk kam vendosur nënshkrimin përveç ne themelimin e grupeve parlamentare, unë e kam vendosur nënshkrim në këtë letër. Nëse do të këtë ndonjë veprim tjetër nga VV do të ju njoftoj deri tani kam vendosur nënshkrim për formimin e grupeve parlamentare”.

Ajo e ka bërë të qartë që nuk përkrahin qeverinë teknike.

Nuk e përkrahmi një qeveri teknike. Qytetarët e kanë vendosur, qytetarët e kanë votuara Kurtin. N qoftë se nuk do të këtë numra vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, tha Haxhiu./EO

Continue Reading

Të kërkuara