Lajmet

​Deputetët ndryshojnë rendin e ditës, diskutohet për projektin hekurudhor Durrës-Prishtinë

Mocioni për ndryshim u propozua nga shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Published

on

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë plotësuar rendin e ditës duke e vendosur si pikë të katërt marrëveshjen e bashkëfinancimit për studimin e fizibilitetit dhe projekt-idesë për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Mocioni për ndryshim u propozua nga shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Një tjetër mocion e ka paraqitur kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, që si pikë e pestë e rendit të ditës të jetë çështja e përfshirjes së komisionerit për të drejtat e njeriut në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Edhe ky propozim e ka marrë mbështetjen e deputetëve.

Gjithashtu, deputetët e kanë mbështetur edhe mocionin e propozuar nga deputeti Armend Muja, që si pikë e gjashtë e rendit të ditës të shqyrtohet edhe projektligji për regjistrimin e popullsisë, ekonomive, familjare dhe banesave.

Lajmet

77-vjetori i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut

Published

on

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në përkujtim të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, miratuar më 10 dhjetor 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Pas këtij akti historik, Asambleja ftoi të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqen që të përhapet, paraqitet, lexohet dhe të shpjegohet, sidomos në shkolla dhe institucione të tjera edukuese, në të gjitha vendet dhe shtetet pa marrë parasysh statusin e tyre politik.

Asambleja e Përgjithshme shpalli këtë deklaratë si ideal të përgjithshëm të cilin duhet ta arrijnë të gjithë popujt dhe të gjitha kombet, në mënyrë që çdo njeri dhe çdo organizëm shoqëror, duke pasur parasysh gjithmonë këtë deklaratë, të përpiqet që, me anë të mësimit dhe edukimit, të ndihmonte në respektimin e këtyre të drejtave dhe lirive dhe që, me anë të masave progresive kombëtare dhe ndërkombëtare, të sigurohej njohja dhe zbatimi i tyre i përgjithshëm dhe i vërtetë, si midis popujve të vetë shteteve anëtare, ashtu edhe midis popujve të atyre territoreve që janë nën administrimin e tyre.

Në këtë deklaratë spikat universaliteti, karakteri i pandashëm dhe i patjetërsueshëm i të drejtave dhe lirive, i standardeve ndërkombëtare të drejtave të njeriut; legjislacioni ndërkombëtar i të drejtave të njeriut; të drejtat e trashëguara; institucionet dhe procedurat për zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. /S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

46-vjetori i ndarjes së Nobelit për Shën Terezën

Published

on

Sot bëhen 46 vjet që kur Shën Tereza (Anjezë Gonxhe Bojaxhiu) ka marrë çmimin Nobel për Paqe, më 10 dhjetor 1979, në Oslo të Norvegjisë.

Ajo u bë shqiptarja e parë fituese e çmimit më prestigjioz në botë.

Shën Tereza vazhdimisht ka deklaruar se: “Jam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Ka hasur në vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare.

Shkrimet e saj në shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel më 1979.

Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47,000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve tetëdhjeta./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Rafuna: ZRRE-ja e ka dëmtuar klimën e të bërit biznes në Kosovë

Published

on

Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë kallëzim penal ndaj kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për moszbatim të vendimit të Gjykatës Supreme rreth liberalizimit të tregut të energjisë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se bizneset janë rekomanduar që ta padisin ZRRE-në për shkaktimin e dëmit.

Ai ka shtuar se Supremja e ka bërë të qartë se çështja e liberalizimit të tregut është kthyer në pikën zero, çka nënkupton kthimin e bizneseve në shërbimin universal.

“Gjykata Supreme nuk është lëshu fare te njoftimet, thotë se ky nuk është akt administrativ dhe nuk kemi çka merremi me të, që nënkupton se ty të ka kthy në pikën zero. Kjo ka qenë kërkesa jonë, ktheji bizneset në shërbimin universal, përgatite bazën ligjore siç ka rekomanduar Supremja, përgatite konkurrencën. Pas kallëzimit penal, se si Odë i kemi rekomanduar bizneseve që e gëzojnë të drejtën ligjore që ta paditin ZRRE-në për shkaktimin e dëmit dhe kthimin e pagesave më të larta sesa që kanë paguar në shërbyes universal”, ka thënë ai.

Rafuna ka theksuar se ZRRE-ja ka dëmtuar klimën e të bërit biznes në Kosovë me veprimet e shpejta që ka marrë ndaj bizneseve.

“ZRRE-ja me këto veprime e ka dëmtuar klimën e të bërit biznes në Kosovë, ambientin miqësor të bërit biznes. E para përmes veprimeve shumë të shpejta dhe vendimeve që t’i nxjerr, ka pasur raste kur me Polici kanë shkuar dhe ua kanë ndërprerë energjinë elektrike, dhe ato menjëherë kanë reaguar. Ky është imazh jo i mirë për investitorët e huaj. E dyta, ngritja e çmimit të energjisë”, deklaroi ai./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Vritet një pjesëtar i forcave britanike në një aksident në Ukrainë

Published

on

Një pjesëtar i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar u vra në një aksident tragjik në Ukrainë derisa po e mbikëqyrte një testim armësh larg vijës së frontit, njoftoi Ministria britanike e Mbrojtjes.

“Me keqardhje të thellë duhet të njoftojmë se një anëtar i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ka vdekur në Ukrainë këtë mëngjes”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Kjo është hera e parë që një pjesëtar i ushtrisë britanike është vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të plotë nga Rusia në shkurt të vitit 2022, shtoi ajo.

“Ai u plagos në një aksident tragjik ndërsa po vëzhgonte forcat ukrainase teksa testonin një armë të re mbrojtëse, larg vijave të frontit”, thuhej më tej.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e anëtarit të Forcave tona të Armatosura, i cili fatkeqësisht humbi jetën sot”, tha kryeministri britanik, Keir Starmer, në një deklaratë.

“Shërbimi dhe flijimi e tij nuk do të harrohen kurrë”, shtoi ai.

Mbretëria e Bashkuar ka thënë më herët se në Ukrainë ndodhet një “numër i vogël” trupash britanike për t’i mbështetur forcat ukrainase.

Një ish-ushtar britanik që po shërbente vullnetarisht në ushtrinë ukrainase u vra larg vijës së frontit në vitin 2023./S.K/EO/

 

Continue Reading

Të kërkuara