Lajmet

​Basha kërkon dënimin e gjenocidit serb në Kosovë: Çdo qëndrim tjetër amnisti e fshehtë ndaj Serbisë

Basha tha se lufta e UÇK-së ishte një luftë e drejtë.

Published

on

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama në parlament në lidhje me projektrezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë.

Basha tha se, sado që Rama të fshihet pas gjuhës që përdor në parlament nuk mund të bëjë amnisti ndaj të shkuarës, pasi sipas tij ajo rrezikon të përsëritet nëse nuk dënohet.

Në fjalën e tij në Kuvend, Basha u shpreh se sot është një ditë e rëndësishme për këtë institucion i cili duhet të dëshmojë edhe një herë se Shqipëria nuk mund të ketë interes më të lartë dhe asgjë më të shenjtë se interesi i Kosovës se nuk mund dhe nuk do të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm rajonalë pa pranuar dhe dënuar gjenocidin serb.

Ndër vite ka pasur përpjekje për të manipuluar faktet dhe për t’i ikur të vërtetave siç ka ndodhur dhe me raportin e Dick Martyt. Një raport ‘fake’ dhe tashmë është e qartë se pas tij fshihen strukturat serbe. Nuk është rastësi, që pasi krijuan një tollovi të madhe në opinionin ndërkombëtarë në përpjekje për të ndryshuar historinë, hapi më i fundit ishte planifikimi për eliminimin fizik të ish-raportuesit të Këshillit të Evropës Dick Marty nga struktura serbe të sigurisë për të fshehur gjurmët dhe për të fajësuar sërish shqiptarët. E vërteta nuk fshihet dot… Lufta e UÇK ishte një luftë e drejtë përballë gjenocidit, spastrimit etnik dhe krimeve kundër njerëzimit që po kryente regjimi i Millosheviçit. Askush nuk mund të barazojë viktimën me agresorin. Askush nuk mund të barazojë luftën e drejtë të UÇK me masakrat dhe gjenocidin”, tha ai.

Basha shtoi se, lufta e UÇK pati në krah të saj NATO sepse ishte një luftë e drejtë. Ai shtoi se shqiptarë patën në krah dhe mbrojtje të tyre të gjitha vendet demokratike sepse ndaj tyre po kryhej gjenocid.

Ish-kreu i PD u shpreh se dënimi i gjenocidit serb në Kosovë ka për qëllim për t’i hapur rrugën të ardhmes në rajon që, sipas tij, nuk mund të jetë e begatë pa u shëruar plagët e luftës.

Prandaj, ky parlament, burrat dhe gratë me integritet nuk e fusin kokën si struci në rërë, nuk mund të kenë asnjë ngurrim për të folur qartë dhe fortë dhe për të votuar. Makineria ushtarake serbe u urdhërua nga Sllobodan Millosheviçi ka kryer gjenocid, ka kryer spastrim etnik në Kosovë. 1600 persona janë ende pa varr edhe sot që flasim. Dënimi i gjenocidit serb në Kosovë nuk ka për qëllim për të mbetur pengje të së shkuarës së dhimbshme por për t’i hapur rrugën të ardhmes që nuk mund të jetë e paqtë, as e begatë për rajonin pa u shëruar plagët e një lufte që shqiptarët nuk e kanë nisur por e kanë pësuar. Çdo qëndrim tjetër ndaj Serbisë sado të fshihet pas gjuhës së shthurur dhe banalitetit të gënjeshtrave është në fakt një amnistie ndaj të shkuarës që rrezikon të përsëritet nëse nuk pranohet dhe dënohet. Na takon ne të jemi sot zëri i viktimave të këtij gjenocidi, të jemi edhe zëri i Kosovës, në këtë mënyrë ne i japim edhe më shumë zë në arenën ndërkombëtare të vërtetës së hidhur të gjenocidit dhe pastrimit etnik të kryer në Kosovë“, tha Basha.

Vendi

Sot takimi Kurti-Abdixhiku: Përpjekje e radhës për marrëveshjen për presidentin

Published

on

By

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillojnë sot një tjetër takim në përpjekje për të zhbllokuar ngërçin politik në vend.

Sipas burimeve të Ekonomia Online, takimi mes dy liderëve është paraparë të mbahet në orën 12:00. Fakti vjen pas disa takimeve intenzive që dy krerët partiakë kanë zhvilluar gjatë ditëve të fundit, ku në fokus të diskutimeve mbetet arritja e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri dhe shmangia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Përpjekja e fundit mes tyre u zhvillua të shtunën mbrëma, mirëpo pas përfundimit të saj nuk u dhanë detaje rreth përmbajtjes së diskutimeve. Kryeministri Kurti u mjaftua me një deklaratë të shkurtër, duke u shprehur se “do të ketë lajme atëherë kur të ketë rezultate konkrete”.

Takimi i sotëm konsiderohet vendimtar për të parë nëse palët do të gjejnë një gjuhë të përbashkët apo nëse vendi po shkon drejt një krize të re politike. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Aktualitet

Anëtarët e rinj të KQZ-së betohen para ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu

Published

on

By

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë dhënë sot betimin zyrtar para Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Ceremonia e betimit u zhvillua në ambientet e Presidencës, ku 10 anëtarët e rinj u betuan për kryerjen e detyrës me përgjegjësi, paanshmëri dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Ky moment shënon edhe fillimin zyrtar të mandatit të tyre të ri në krye të institucionit kryesor për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në vend.

Përmes këtij hapi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rikompleton përbërjen e tij drejtuese, duke hapur rrugën për vazhdimin e punës administrative dhe përgatitjet operative për proceset e ardhshme zgjedhore në Republikën e Kosovës. /E.A/

Foto: Ekonomia Online

Continue Reading

Rajoni

Humb jetën gjatë transportit për në Tiranë 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci

Published

on

By

Një 37-vjeçare me inicialet M. K., e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Tiranës.

E ndjera ishte paraqitur fillimisht në spitalin e Pogradecit për shkak të disa problemeve shëndetësore. Pas ekzaminimeve mjekësore, mjekët vendosën ta dërgonin për trajtim më të specializuar drejt kryeqytetit.

Gjendja e saj është rënduar gjatë transportit, duke bërë që 37-vjeçarja të vdesë në afërsi të Elbasanit.

Pritet kryerja e autopsisë mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa autoritetet po bëjnë verifikimet e nevojshme për rastin. /Euronews/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje brend një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për tre raste të reja të dhunës në familje dhe sulmit, të ndodhura gjatë ditës së djeshme në Pejë dhe Mitrovicë të Veriut.

Rasti i parë në Pejë është regjistruar rreth orës 14:40, ku policia ka arrestuar një burrë nën dyshimin se pas një fjalosjeje ka sulmuar viktimat. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po në Pejë, rreth orës 22:05, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një mashkull. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar goditjen, me arsyetimin se ajo kishte goditur më parë një person tjetër. Viktima ka zgjedhur me vullnetin e saj të qëndrojë te familja e saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit kujdestar.

Ndërkaq, në Mitrovicë të Veriut, rreth orës 14:20, është arrestuar një person pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy viktima. Të dëmtuarit kanë pranuar tretman mjekësor për lëndimet e pësuara, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të gjitha rastet po vazhdojnë të hetohen nga njësitë përkatëse policore. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara