Aktualitet

​Biden njoftoi ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë ndarë 7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Publikuar

Presidenti amerikan, Joe Biden vlerësoi sot se samiti i NATO-s në Madrid ishte historik dhe paralajmëroi ndihmë të re ushtarake nga Uashingtoni për Ukrainën në ditët në vijim, me vlerë 800 milionë dollarë.

Ne do ta mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të duhet”, tha Biden në një konferencë shtypi në fund të samitit të NATO-s në Madrid.

Ndihma e re, shpjegoi ai, do të përfshijë sisteme të përmirësuara kundërajrore, radarë dhe municione për sistemet e raketave të artilerisë shumë të lëvizshme që ShBA ka dërguar tashmë në Ukrainë. Paketa do të zhvillohet zyrtarisht nga administrata amerikane në ditët në vijim.

Ndihma e re është pjesë e një pakete ushtarake dhe ekonomike me vlerë 40 miliardë dollarë, e cila u miratua nga Kongresi muajin e kaluar. Në total, Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë ndarë 7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Aktualitet

​Gjermania me një sërë masash për kursimin e energjisë elektrike

Këto masa janë planifikuar për një periudhë fillestare prej gjashtë muajsh.

Publikuar

nga

Gjermania ka ndërmarrë një sërë masash të reja për kursimin e energjisë elektrike në kushtet kur vendi mund të përballet me ndërprerje të mundshme të energjisë për shkak të krizës që pasuan mosmarrëveshjet me Rusinë lidhur me luftën në Ukrainë. 

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck sot ka bërë të ditur se cilat masa do të ndërmarrin, derisa ka thënë se më shumë masa kursimesh do të duhet të zbatohen në sferën e punës.

Ngrohja në godinat publike do të lejohet deri në 19 gradë celsius, ndërkohë që ndërtesat, monumentet, si edhe instalimet e reklamave nuk do të ndriçohen më gjatë natës”, deklaroi Habeck në një intervistë për gazetën “SZ”.

Ai shtoi se kjo çështje po diskutohej me Ministrinë e Punës.

Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me departamente të tjera të qeverisë, tani po shqyrton masa shtesë lidhur me efiçiencën e energjisë.

Këto masa janë planifikuar për një periudhë fillestare prej gjashtë muajsh.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Edi Rama: Mbi 18 mijë spanjollë vizituan Shqipërinë nga janari deri në korrik të 2022

Sipas tij, edhe mediat e një gjiganti të turizmit sikur Spanja, i japin zë bukurive e traditës së Shqipërisë.

Publikuar

nga

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se nga janari e deri në korrik të këtij viti, 18,820 turistë spanjollë e kanë vizituar Shqipërinë.

Sipas tij, edhe mediat e një gjiganti të turizmit sikur Spanja, i japin zë bukurive e traditës së Shqipërisë.

Edhe mediat e një gjiganti të turizmit si Spanja i japin zë bukurive e traditave të Shqipërisë, ku kulinaria jonë përshkruhet si një kombinim fantastik i kuzhinës mesdhetare dhe asaj ballkanike, mes shijeve e aromave të peshkut, erëzave e vajit të ullirit, në faqet e revistës spanjolle ‘The Mediterranean Lifestyle’”.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

​Ministria e Financave del me tjetër njoftim për pensionistët

Sipas njoftimit, gjatë vikendit të gjitha zyrat e pensioneve do të jenë në shërbim të qytetarëve nga ora 09:00.

Publikuar

nga

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributdhënës se mundësia e paraqitjes fizike në objektet e Departamentit të Pensioneve në regjionet ku jetojnë do të vazhdojë edhe në këtë fundjavë.

MF-ja njofton se më 13 dhe 14 gusht (e shtunë dhe e diel), të gjitha zyrat e pensioneve në Republikën e Kosovës do të jenë të hapura dhe në shërbim të qytetarëve duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 15:00.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive se mundësia e paraqitjes fizike në objektet e Departamentit të Pensioneve në regjionet ku jetojnë do të vazhdojë edhe në këtë fundjavë. Konkretisht, me datën 13 dhe 14 gusht (e shtunë dhe e diel), të gjitha zyrat e pensioneve në Republikën e Kosovës do të jenë të hapura dhe në shërbim të qytetarëve duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 15:00.

Ky vendim është marrë bazuar në fluksin e madh të përfituesëve që janë lajmëruar në ditët e fundit, si dhe me qëllim që asnjë përfitues, që i plotëson kriteret ligjore, të mos privohet nga kjo e drejtë.

Andaj, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve fton të gjithë përfituesit e këtyre skemave që për shkaqe të ndryshme nuk kanë mundur ta kryejnë këtë obligim ligjor deri më 12.08.2022, të bëjnë në dy ditët në vijim./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

​Berisha: Mbështes Metën për referendumin

Berisha u shpreh për “Euronews Albania” se Kushtetua e ka humbur funksionin e saj.

Publikuar

nga

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha thotë se prej kohësh, është shprehur pro zhvillimin e referendumit në vend dhe vlerësoi qëndrimin e Partisë së Lirisë dhe kreut të saj, Ilir Meta.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh për “Euronews Albania” se Kushtetua e ka humbur funksionin e saj, që është ndarja dhe balanca mes pushteteve. Ai nënvizoi se në Kushtetutë janë bërë ndërhyrje të shumta, teksa shtoi se një sërë problemesh duhet të marrin përgjigje me referendum.

“Prej kohësh ne jemi shprehur për referendume, në disa takime dhe unë vlerësoj edhe qëndrimin e Partisë së Lirisë për disa referendume. Kushtetuta ka humbur sensin e saj, me marrjen e të gjitha pushteteve nga Edi Rama, defakto ajo ka rënë. Misioni i një Kushtetute është ndarja dhe balanca e pushteteve. Këtu ky funksion ka humbur. Përveç kësaj, janë bërë ndërhyrje në Kushtetutë. Shqipëria është i vetmi vend ku qytetarët nuk mund të flasin me votën e tyre. Mendoj se janë një seri problemesh që duhet të marrin përgjigje me referendum”, theksoi kryedemokrati.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara