Aktualitet

​Afër dy mijë viktima brenda 24-orëve nga COVID-19 në ShBA

Numri total i viktimave ka shkuar në 782 mijë e 106.

Published

on

Ka shkuar mbi 782 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Vetëm në 24 orët e fundit nga koronavirusi kanë vdekur një mijë e 856 njerëz, sipas Universitetit “John Hopkins”. Kjo ka bërë që numri total i viktimave të shkojë në 782 mijë e 106.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 48.56 milionë, me 135 mijë e 238 raste të reja. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në ShBA, me mbi 5.08 milionë raste të konfirmuara dhe 74 mijë e 561 të vdekur, raporton Top channel.

Në ShBA deri më tani mbi 233,6 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 197,4 milionë dozën e dytë dhe mbi 42 milionë kanë marrë tre doza.

Aktualitet

UBT hap thirrjen për punime shkencore në Konferencën Ndërkombëtare MBE 2025

Published

on

UBT ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në Konferencën Ndërkombëtare mbi Menaxhimin, Biznesin dhe Ekonominë (MBE) 2025, pjesë e edicionit të 14-të të Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së për Biznes, Teknologji dhe Inovacion.

Kjo konferencë ndërkombëtare, e rishikuar nga ekspertë (peer-reviewed), mirëpret punime nga studiues, akademikë, studentë pasuniversitarë, kandidatë për doktoraturë, hulumtues të rinj dhe profesionistë të industrisë. Qëllimi kryesor është të promovojë shkëmbimin e njohurive, ideve dhe përvojave inovative në fushat e Menaxhimit, Biznesit dhe Ekonomisë.

Programi i konferencës përfshin:

  • Sesione prezantimi të punimeve shkencore,
  • Diskutime paneli me akademikë dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarisht,
  • Ngjarje sociale për mundësi rrjetëzimi dhe bashkëpunimi.

Temat kryesore të këtij viti përfshijnë:

  • Ekonomia dhe Financa Ndërkombëtare – Analiza e tregjeve globale, politika ekonomike, investimet ndërkombëtare.
  • Sipërmarrësi dhe Inovacioni – Strategji për ndërmarrësi të suksesshme, zhvillimi i produkteve dhe shërbimeve inovative.
  • Informatika e Biznesit dhe Marketingu Digjital – Teknologjitë digjitale, transformimi i biznesit, marketingu në epokën digjitale.
  • Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Objektivat Globale – Praktikat e qëndrueshme, ndikimi social dhe ekonomiko-mjedisor i aktiviteteve të biznesit.

Afatet e rëndësishme:

Dorëzimi i abstrakteve dhe punimeve: elektronikisht në [email protected]

Continue Reading

Aktualitet

Qelaj: Partneriteti me aleatët i nevojshëm për fuqizimin e të drejtave të njeriut

Published

on

Për nder të përvjetorit të 25-të të themelimit të institucionit të Avokatit të Popullit u organizua një takim me partnerët ndërkombëtarë nga vetë avokati i popullit.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, shprehu nevojën që partneriteti me aleatët të fuqizohet dhe të vazhdojë edhe më tej në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut.

Ai përmendi edhe sfidat që kohëve të fundit janë përballur, ndër të tjera edhe me mungesën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, i cili tha se institucioni i Avokati të Popullit shënon arritje të mëdha në drejtim të respektimit të drejtave të njeriut dhe barazinë në Kosovë.

“Ruajtja e pavarësisë së këtij institucioni do të thotë rritje e besimit publik”, tha Orav./S.K/KP/

 

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohen dy persona të dyshuar për posedim të armës dhe deklarim të rremë

Published

on

Policia e Kosovës njofton se dje në Pejë ka ndaluar dy persona tё dyshuar dhe ka arrestuar derisa ishte nё pikё kontrolli në rrugën “Maja e zezё-Peklenё’.

Ata njoftuan se gjatё kontrollit fizik tek njёri nga personat e dyshuar ёshtё gjetur dhe është sekuestruar: njё armё pistoletё, njё karikator i armёs, katёr fishekё

Sipas Policisë, gjatё intervistimit i dyshuari ёshtё prezantuar rrejshëm me identitet tjetёr, pastaj ёshtё verifikuar dhe vërtetuar nga hetuesit dhe i njëjti ka deklaruar rrejshёm.

“Pas intervistimit të personave tё dyshuar me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit tё dyshuarit janё ndaluar pёr 48 orё”, thuhet në njoftim./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

28 vjet nga protestat studentore në Prishtinë

Published

on

Sot mbushen 28 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të 1 tetorit 1997, koha kur studentët e Universitetit Paralel asokohe të Prishtinës, protestuan për të drejtat e tyre, dhe për të drejtat e njeriut kosovar në Kosovën e atëhershme.

Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviq në fillim të viteve të 90-ta.

Lëvizja Studentore e 1997 e drejtuar nga Bujar Dugolli, Milot Cakaj, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi, Hajrullah Koliqi, Fetah Jagxhiu, Ahmet Gecaj dhe Albin Kurti, e përkrahur dhe nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, si dhe nga disa profesorë, i pati dhënë fund politikës paqësore të popullit shqiptar ndaj regjimit serb.

Përpos masave të dhunshme që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe, mirëpo të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve. /S.K/KP/KultPlus/

Continue Reading

Të kërkuara