Lajmet

​A po kërcënon Rusia me sulm bërthamor?

Ai paralajmëroi se nuk po bën blof.

Published

on

Presidenti Vladimir Putin ka paralajmëruar se është gati të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur Rusinë, ndërsa vazhdon agresionin në Ukrainë. Ai paralajmëroi se nuk po bën blof. SHBA-të dhe NATO-ja po e shqyrtojnë situatën me seriozitet, thotë Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan.

“Jam shprehur qartë. Presidenti Biden dhe administrata janë shprehur qartë, se ekziston një rrezik, duke pasur parasysh bisedat pa dorashka të Putinit lidhur me përdorimin e armëve bërthamore. Ne jemi shprehur mjaft qartë se cilat do të ishin pasojat. Ua kemi komunikuar drejtpërdrejt rusëve”.

Kërcënimi bërthamor

Sipas doktrinës së Moskës për përdorimin e armëve bërthamore, ato aktivizohen pas një “agresioni kundër Federatës Ruse me armë konvencionale, kur kërcënohet vetë ekzistenca e shtetit”. Pretendimet e Kremlinit për 18% të territorit të Ukrainës e kanë shtuar rrezikun, pasi Moska mund të konsiderojë çdo sulm në këto territore si sulm ndaj vetë Rusisë.

Madje disa gazeta britanike sugjerojnë se Putini mund të jetë duke planifikuar një provë bërthamore në kufirin e Ukrainës. Kremlini i cilëson raportimet si “retorikë bërthamore”.

Arsenali bërthamor

Presidenti Putin kontrollon arsenalin më të madh bërthamor në botë, një gjeneratë të re armësh hipersonike dhe armë më të vogla bërthamore taktike. Rusia ka 5,977 mbushje bërthamore. SHBA-ja ka 5,428, Kina ka 350, Franca ka 290 dhe Mbretëria e Bashkuar ka 225, sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë.

Çfarë ka në mendje Putini? E vështirë përgjigja për analistët bërthamorë!

Armët bërthamore taktike, të ndërtuara me qëllim përdorimi në fushëbetejë, kanë fuqi shkatërruese shumë herë më të vogël se mbushjet bërthamore strategjike. Ato mund të lëshohen nga deti, ajri ose toka, megjithëse efektiviteti i tyre është një çështje debati mes ekspertëve ushtarakë.

Por një armë bëthamore mund të aktivizohet mbi një zonë të largët, të pabanuar ose pellg ujor si Deti i Zi, si një demonstrim rrënqethës i qëllimit. Radiacioni bërthamore do të përhapej brenda një perimetri prej afro një kilometër.

Reagimi i Perëndimit

“Amerika është tërësisht e përgatitur për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Pra, zoti Putin mos i keqkuptoni ato që po them. Çdo pëllëmbë”, tha Presidenti Joe Biden.

NATO-ja dhe SHBA-të nuk kanë dhënë detaje se si do t’i përgjigjen një sulmi bërthamor rus ndaj Ukrainës, por Uashingtoni thotë se e ka sqaruar Moskën lidhur me “pasojat katastrofike” që do të pasonin.

Reagimet mund të varionin nga joushtarake, në një përgjigje ushtarake konvencionale të Uashingtonit ose NATO-s, që do të thotë luftë e drejtpërdrejt me Moskën, ose në një sulm bërthamor, që rrezikon përshkallëzime serioze dhe të menjëhershme.

“Mesazhi ynë është se çdo përdorim i armëve bërthamore është absolutisht i papranueshëm dhe do të ndryshojë tërësisht natyrën e konfliktit. Rusia duhet ta dijë se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe kurrë nuk duhet të fillohet”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg./VOA/

Vendi

Tensione te Kuvendi për ndryshimet në ligjin për Specialen

Published

on

By

Situata rreth Kuvendit të Kosovës është tensionuar mbrëmjen e sotme, ku janë parë forca të shumta policore të dislokuara në hyrje-daljet e oborrit të ndërtesës. Ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit tentuan të bllokojnë rrugëkalimet për të parandaluar largimin e deputetëve nga objekti.

Kërkesa kryesore e protestuesve është miratimi i plotë në lexim të dytë i ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale, proces ky që aktualisht mbetet në pikëpyetje.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, në perimetrin e Kuvendit janë zhvendosur edhe njësite speciale policore për kontrollin e turmave. Ndërtesa vazhdon të mbetet nën monitorim të rreptë sigurie. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Vendi

United Hospital pasuron ekipin mjekësor me ortopedin dhe traumatologun Dr. Arzen Balidemaj

Published

on

By

United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.

Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.

United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj

United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.

Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:

Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;

Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;

Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;

Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.

Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Hamza takohen në Kuvend

Published

on

Ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes dy liderëve politikë po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Takimi vjen në një kohë kur në Kuvend po zhvillohen diskutime për çështje të rëndësishme politike dhe institucionale./EO/A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara