Lajmet

​Zemaj paraqet propozimin për Projektligjin për shëndetësi

Ai tha se për këtë projektligj ka konsultuar shumë profesionistë shëndetësorë dhe ekspertë të fushës.

Published

on

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka paraqitur propozimin për Projektligjin e ri për shëndetësi, për të cilin tha se përbëhet nga 128 nene dhe se e konsideron lehtë të zbatueshëm.

Ish-ministri i Shëndetësisë në një konferencë për media tha se për këtë projektligj ka konsultuar shumë profesionistë shëndetësorë dhe ekspertë të fushës, me qëllim të avancimit dhe përmirësimit të sistemit shëndetësor në vend. Ndërkohë që uroi që projektligji të gjejë mbështetje edhe nga shumica parlamentare.

“Sot kam kënaqësinë të procedoj Projektligjin për shëndetësi, si nismë legjislative, për të cilin kam marrë mbështetje edhe nga deputetët tjerë nënshkrues… Ne po e bëjmë hapin për shëndetin e mirë të qytetarëve tanë, ndaj të njëjtën qasje e presim edhe nga Qeveria dhe nga shumica parlamentare… Ky Ligj në përmbajtjen e tij ka 128 nene, do të jetë lehtë i zbatueshëm, në dobi të qytetarëve, cilësisë së shërbimeve shëndetësore, unifikimit të sistemit shëndetësor deri tek harmonizimi i të arriturave shkencore njerëzore, duke siguruar qëndrueshmëri të sistemit dhe të profesionistëve. Andaj, me këtë rast, ne sot e kemi dërguar në Zyrën për Parashtresa dhe presim përkrahjen dhe miratimin e tij”, tha Zemaj.

Zemaj theksoi se përmes këtij projektligji Kosova do të ketë sistem funksional shëndetësor dhe të zbatueshëm, i cili siç tha ai, është qenësor. Ai foli edhe për emergjencën, për të cilën tha se duhet të finalizohet dhe të jetë në shërbim të qytetarëve. Derisa shprehi gatishmërinë për të bashkëpunuar me pozitën për nismën legjislative për transplantin e organeve.

“Nëse Qeveria e Kosovës nuk mund të arrijë që ta përgatis prapë,, do të japim kontributin tonë edhe në këtë pjesë. Besoj se shumë shpejt do të bashkohemi edhe për një nismë legjislative shumë të rëndësishme për transplantin e organeve”, tha ai.

I pyetur për qëndrimin e LDK-së për trustin, Zemaj përsëriti se janë në përkrahje të tërheqjes së një pjese, por pa dëmtuar asnjërën palë.

“Ne e kemi dhënë qëndrimin tonë… Jemi në përkrahje të tërheqjes së një pjese nga trusti. Forma, mënyra, pragu, besoj se do të duhet të ishin temë e një ekspertize të veçantë, e cila mundëson tërheqjen por nuk e dëmton pjesën burimore të Trustit dhe as të ardhmen e atyre që përfitojnë”, theksoi ai. 

Lajmet

Fillon shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë

Published

on

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave për pacientet në Klinikën e Onkologjisë.

Ata kanë njoftuar se shpërndarja po bëhet në zyrën e fizioterapeutës së klinikës, dhe se shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00

“Ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë. Shpërndarja po bëhet në zyrën e fizioterapeutës së klinikës. Këto proteza dhe sytjena janë dhuruar në kuadër të aktiviteteve të Muajit Rozë, si shenjë mbështetjeje për gratë që kanë kaluar përvoja me kancerin e gjirit. Donacioni është bërë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në bashkëpunim me Shoqatën ‘Jeta Vita’”. Shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00!”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një shtetase e huaj në Shtërpcë

Published

on

Një grua shtetase e huaj është gjetur pa shenja jete në Shtërpcë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas identifikimit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML në Prishtinë.

“Shtërpcë 19.10.2025-NN. Është raportuar se është gjetur një trup i pajetë i një femre shtetase të huaj. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante dhe mjekësia ligjore, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Dhuna në familje në Malishevë, një person goditet me brisk, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së dielës në Malishevë, ku një mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një anëtar tjetër të familjes, mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime në dorë me një mjet të mprehtë (brisk).

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe i ka shkaktuar lëndime në dorë me një mjet të mprehtë (brisk). Viktima ka pranuar tretman mjeksëor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervisitimit dërgohet në mbajtje.” thuhet në njoftim./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për rast dhune në familje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka ndërhyrë pas një raportimi për dhunë në familje në Prishtinë, ku një mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën, një femër kosovare.

I dyshuari është arrestuar nga njësiti policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar viktimën femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.” thuhet në raport./UBTNews

Continue Reading

Të kërkuara