Lajmet

​Zakone të këqija që ju bëjnë të plakeni më shpejt

Nëse nuk flini mjaftueshëm, trupi juaj prodhon një kimikat, melatonin, i cili bën që sytë tuaj të duken më të lodhur.

Publikuar

Një nga mënyrat më të mira për t’u dukur më i ri është të vazhdoni të buzëqeshni. Ne nuk po sugjerojmë këtu që të shkoni duke buzëqeshur si një idiot, por mos u shqetësoni aq shumë për gjëra që ju bëjnë të dukeni sikur keni jetuar një luftë.

Nëse nuk flini mjaftueshëm, trupi juaj prodhon një kimikat, melatonin, i cili bën që sytë tuaj të duken më të lodhur.

Siç e dimë, të moshuarit mezi lëvizin. Gjithçka që ata bëjnë është thjesht të shikojnë televizor, të lexojnë libra në divan dhe mezi lëvizin ose bëjnë ndonjë ushtrim.

Të dukesh e re nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me mënyrën se si vishesh, por sigurisht që ka mënyra si grimi i tepërt që mund t’ju bëjë të dukeni më të vjetër se sa jeni në të vërtetë.

Nëse dëshironi të qëndroni me stil dhe të dukeni të rinj dhe të bukur për aq kohë sa të jetë e mundur, atëherë filloni të përpiqeni të gjeni stilin që ju përshtatet.

Të dukesh më i vjetër se sa në të vërtetë mund të shkaktohet nga ekspozimi i tepërt ndaj dritës së diellit. Është vërtetuar se ekspozimi i tepërt në diell do t’ju plaket më shpejt sepse e bën lëkurën tuaj më të errët.

Një dietë e varfër në fakt mund t’ju bëjë të plakeni më shpejt se sa jeni. Ushqyerja luan një rol të rëndësishëm në pamjen e lëkurës tuaj dhe për sa kohë do të qëndroni të rinj.

Lajmet

​Piramida e Tiranës nderohet me çmim nga “WAN Awards EMEA”

Publikuar

nga

Piramida e Tiranës ka marrë një tjetër çmim nga juria e “WAN Awards EMEA”, vlerësuese e projekteve arkitekturore më novatore nga e gjithë bota.

Kryeministri Edi Rama bëri sot të ditur se juria e “WAN Awards EMEA”, e cilëson Piramidën e Tiranës si një “projekt të guximshëm”, të hapur për publikun, dhe e rrethuar nga një ansambël kutish shumëngjyrëshe, të shpërndara brenda dhe përreth ndërtesës origjinale.

Juria e “WAN Awards EMEA” vlerëson se transformimi i Piramidës tregon se si një ndërtesë mund të përshtatet për një “erë të re”, duke ruajtur historinë e saj komplekse.

“Në vend që struktura të shembej më kot, guaska e saj e fortë prej betoni është përshtatur sipas parimeve të “ekonomisë qarkulluese”. Fletë të mëdha xhami me nivele zëvendësojnë xhamat midis trarëve të betonit të Piramidës, duke mbrojtur brendinë nga shiu, ndërsa njëkohësisht e mbajnë atë të hapur ndaj elementëve të natyrës”, vlerëson juria.

Arkitektja e njohur Eva Jiricna, kryetare e jurisë së “WAN Awards EMEA” vlerësoi projektuesit për këtë zgjidhje kaq të mirë, “për t’i treguar publikut se pak humor mund të shërojë edhe plagët më të thella”./ATSH/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Aksionarët e Tesla-s padisin Elon Musk për devijimin e burimeve në kompaninë e tij të AI

Publikuar

nga

Aksionarët e Tesla kanë ngritur një padi kundër CEO-s, Elon Musk dhe bordit të kompanisë për zhvendosjen e burimeve dhe talentit nga prodhuesi i makinave elektrike dhe përdorimin e tyre në vend të kësaj për kompaninë e inteligjencës artificiale (AI) të Musk, xAI.

Disa aksionarë pohuan se Musk u përpoq për vite me radhë ta poziciononte Tesla-n si një kompani robotike dhe AI-në ​​dhe jo si një prodhues automjetesh.

Sipas padisë e cila u ngrit në shtetin amerikan të Delaware, Musk “devijoi talentin dhe burimet e pakta nga Tesla në xAI dhe mblodhi miliarda dollarë për xAI ndërsa pretendonte aksesin e xAI në të dhënat e lidhura me AI të Tesla”.

Padia, e raportuar fillimisht nga TechCrunch dhe Business Insider, vjen menjëherë pasi Musk hoqi dorë nga padia e tij kundër OpenAI, kompania e cila qëndron pas ChatGPT, te e cila ai ishte një investitor origjinal./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gjermania kap sasi rekorde të kokainës

Publikuar

nga

Autoritetet gjermane njoftuan sot për sekuestrimin e rreth 35 ton kokaine, në atë që besohet të jetë kapja më e madhe në llojin e tij.

Droga u zbulua për herë të parë në portin e Hamburgut vitin e kaluar, por autoritetet nuk kanë dhënë asnjë informacion prej muajsh për shkak të hetimeve në vazhdim, sipas mediave gjermane.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë të North Rhine-Westphalia, vlera e vlerësuar në rrugë e 35 tonëve kokainë ishte disa miliardë euro.

Gjatë bastisjeve të policisë, të paktën shtatë të dyshuar u arrestuan në disa shtete federale, duke përfshirë Hamburgun, Berlinin, Bavarinë dhe Saksoninë e Ulët.

Tri portet më të mëdha në Evropë – Roterdami, Antverpen dhe Hamburgu – përdoren shpesh nga kartelet për kontrabandë të drogës nga Amerika e Jugut.

Në vitin 2021, zyrtarët doganorë në Hamburg sekuestruan 16 ton kokainë, me një vlerë rruge prej afro 3.5 miliardë euro. Ishte kapja më e madhe e vetme e kokainës deri më tani në Gjermani. /AA

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s po qëndron në Kosovë me ftesë të komandantit të FSK-së

Publikuar

nga

Me ftesë të veçantë të komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në Kosovë po qëndron komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral major Stephen Osborn.

Ai është i shoqëruar nga rreshter majori komandues i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Matthew Strasser dhe delegacioni përcjellës, të cilët janë mysafirë të KOMFSK-së në kuadër të aktiviteteve të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Gjatë vizitës, Jashari priti në takim Osbornin ku e falënderoi për vizitën e delegacionit të tij dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm bilateral në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Tutje, gjeneralët u pajtuan për zbatimin e planit të përbashkët të bashkëpunimit 2025-2026 mes GK Iowa dhe FSK-së.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara