Lajmet

Princi Harry shpreson se përvjetori i vdekjes së Dianës do të jetë ‘i mbushur me kujtime’

Princeshë Diana, ishte e përfshirë me më shumë se 100 organizata bamirëse.

Published

on

Princi i Britanisë, Harry tha se do të dëshironte që fëmijët e tij të kishin takuar nënën e tij Princeshën Diana dhe shpresonte se 25 vjetori i vdekjes së saj javën e ardhshme do të ishte një ditë e mbushur me kujtime dhe dashuri.

Harry ishte vetëm 12 vjeç kur Diana u vra më 31 gusht 1997, kur limuzina që mbante atë dhe të dashurin e saj Dodi al-Fayed u përplas në tunelin Pont de L’Alma në Paris, ndërsa po largohej me shpejtësi nga ndjekja e fotografëve paparacët me motoçikleta.

Harry po fliste në një darkë të enjten në mbrëmje pasi konkurroi në një ndeshje polo në Carbondale, Kolorado në emër të bamirësisë Sentebale që ai themeloi në vitin 2006 me Princin Seeiso të Lesotos për të ndihmuar fëmijët dhe të rinjtë.

Sentebale do të thotë “mos më harro” në gjuhën sesoto.

Javën tjetër është 25 vjetori i vdekjes së nënës sime dhe ajo me siguri nuk do të harrohet kurrë. Unë dua që ajo të jetë një ditë e mbushur me kujtime të punës së saj të jashtëzakonshme dhe dashuri për mënyrën se si e bëri atë. Dua të jetë një ditë për të ndarë shpirtin e mamasë sime me familjen time, me fëmijët e mi, të cilët do të doja ta kishin takuar atë“, tha Harry, sipas një tekst i fjalimit të publikuar nga bamirësia.

Diana ishte e përfshirë me më shumë se 100 organizata bamirëse, duke përfshirë shumë që punonin në emër të njerëzve të pastrehë, fëmijëve dhe njerëzve me HIV dhe AIDS.

Harry, tani 37 vjeç, dhe gruaja e tij amerikane Meghan u transferuan në Shtetet e Bashkuara dy vjet më parë për të bërë një jetë më të pavarur. Ata jetojnë në një rezidencë në Kaliforni me dy fëmijët e tyre të vegjël, djalin Archie dhe vajzën Lilibet.

Ai dhe vëllai i tij Princi William, 40 vjeç, kanë folur për traumën e shkaktuar nga vdekja e Dianës dhe se si ajo ndikoi në shëndetin e tyre mendor për vite më pas.

Çdo ditë, shpresoj ta bëj atë krenare. Ajo ishte e palodhur në punën e saj për të mbështetur dhe destigmatizuar ata që përjetojnë HIV/AIDS. Shpresoj se mund të kujtojmë trashëgiminë e nënës sime duke u përkushtuar ndaj atyre që u shërbejmë, kushdo dhe kudo që të jetë”, tha ai. /UBTNews/

Continue Reading

Vendi

Dekani i Shkencave të Sportit në UBT, Agron Thaqi, pjesë e konferencës shkencore në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan

Published

on

By

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Sportit në UBT, Assoc. Prof. Dr. Agron Thaqi, po merr pjesë në konferencën shkencore të organizuar nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Gjatë kësaj vizite, ai zhvilloi një takim me rektoren e universitetit, ku u diskutuan mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në të ardhmen, me fokus në projekte të përbashkëta, shkëmbime akademike dhe organizimin e aktiviteteve shkencore.

Me këtë rast, u bë edhe një ftesë zyrtare për pjesëmarrje në konferencën vjetore të UBT-së, ndërsa u theksua bashkëpunimi ekzistues në kuadër të projektit ndërkombëtar SHAPE, ku të dy institucionet janë partnere.

Ky angazhim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve akademike dhe avancimit të arsimit të lartë në nivel rajonal.

Continue Reading

Lajmet

Koalicionet parazgjedhore: afati deri më 7 maj

Published

on

By

Partitë politike në Kosovë duhet të deklarohen deri më 7 maj nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit, si dhe nëse do të hyjnë në koalicione parazgjedhore.

Sipas planit të aktiviteteve të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më 2 maj ka nisur edhe periudha për aplikimin për certifikimin e partive të reja, si dhe për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë. Afati për regjistrimin e partive të reja përfundon më 10 maj, ndërsa dorëzimi i listave të kandidatëve mund të bëhet deri më 12 maj.

Deri tani, nuk ka indikacione se partitë e mëdha politike do të formojnë koalicione para zgjedhjeve. Në zgjedhjet e fundit të mbajtura më 28 dhjetor, nga subjektet kryesore shqiptare vetëm Lëvizja Vetëvendosje kishte garuar në koalicion me parti më të vogla, përfshirë Guxo, Alternativën dhe PSHDK-në.

Një ditë më parë, KQZ-ja miratoi si planin e aktiviteteve ashtu edhe buxhetin për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, i cili arrin në 10 milionë e 887 mijë euro.

Sipas këtij plani, fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë, duke filluar më 28 maj dhe duke përfunduar më 7 qershor në orën 07:00, kur edhe hapen vendvotimet.

Vendimi për kufizimin e shpenzimeve të fushatës pritet të merret më 5 maj, ndërsa më 16 maj do të hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim.

Procesi i votimit përmes postës do të zhvillohet nga 25 maji deri më 6 qershor. Një ditë para zgjedhjeve do të organizohet edhe votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Ndërkohë, periudha për regjistrimin e votuesve nga diaspora është caktuar nga 6 deri më 17 maj.

Më 21 maj, KQZ-ja do të bëjë certifikimin e listës së votuesve, si për ata brenda vendit ashtu edhe për votuesit jashtë Kosovës.

Continue Reading

Live

SHBA planifikon të tërheqë rreth 5,000 trupa nga Gjermania brenda një viti

Published

on

By

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të tërheqin rreth 5,000 trupa nga Gjermania gjatë gjashtë deri në 12 muajve të ardhshëm, ka njoftuar Pentagoni të premten.

Ky vendim vjen në një kohë tensionesh mes presidentit Donald Trump dhe udhëheqjes gjermane, në lidhje me qasjen e SHBA-së ndaj konfliktit me Iranin. Më herët gjatë javës, Trump kishte paralajmëruar tërheqjen e trupave nga Gjermania, aleate e NATO-s, pas kritikave të kancelarit Friedrich Merz, i cili kishte deklaruar se SHBA-ja po “poshtërohej” nga Irani dhe kishte vënë në pikëpyetje strategjinë e Washingtonit.

Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, tha se vendimi është marrë pas një rishikimi të plotë të vendosjes së forcave amerikane në Evropë, duke marrë parasysh nevojat operative dhe zhvillimet në terren.

Gjermania mbetet një nga qendrat kryesore të pranisë ushtarake amerikane në Evropë. Ajo strehon objekte të rëndësishme si selitë e komandave amerikane për Evropën dhe Afrikën, Bazën Ajrore Ramstein dhe një qendër të madhe mjekësore në Landstuhl, ku janë trajtuar ushtarë të plagosur nga konfliktet në Afganistan dhe Irak. Në territorin gjerman janë të vendosura edhe armë bërthamore amerikane.

Tërheqja e paralajmëruar përfaqëson rreth 14 për qind të afro 36,000 trupave amerikane të stacionuara aktualisht në Gjermani. Në total, në Evropë zakonisht ndodhen midis 80,000 dhe 100,000 trupa amerikane, në varësi të operacioneve dhe rotacioneve.

Aleatët e NATO-s prej më shumë se një viti kanë pritur që trupat e vendosura pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022 të jenë të parat që do të tërhiqen.

Continue Reading

Lajmet

Trump paralajmëron Italinë dhe Spanjën me largimin e trupave amerikane nga Evropa

Published

on

By

Presidenti i Donald Trump ka paralajmëruar Italinë dhe Spanjën me mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga territoret e tyre, si pjesë e një rishikimi më të gjerë të pranisë ushtarake të SHBA-së në Evropë.

Italia dhe Spanja i janë shtuar listës në rritje të vendeve që Trump po i vë në shënjestër me kërcënime të tilla. Duke folur për media, ai deklaroi se “me gjasë” do ta shqyrtojë këtë hap, duke e lidhur drejtpërdrejt me qëndrimet kritike të dy vendeve ndaj fushatës ushtarake amerikane në Iran, sipas raportimit të The Guardian.

“Pse të mos e bëj? Italia nuk ka qenë ndihmë për ne dhe Spanja ka qenë e tmerrshme, absolutisht e tmerrshme”, është shprehur Trump.

Të dy shtetet kanë kundërshtuar ashpër veprimet ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme. Presidenti amerikan ka kritikuar vazhdimisht udhëheqësit e tyre për refuzimin që të mbështesin këtë fushatë.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka refuzuar përdorimin e një baze ajrore në Sicili nga forcat amerikane për operacionet në Iran, ndërsa Trump e ka akuzuar atë se “i mungon guximi”.

Në anën tjetër, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka qenë një nga kritikët më të fortë evropianë të kësaj lufte që nga fillimi. Ai është përballur vazhdimisht me reagime dhe kërcënime nga Trump, përfshirë edhe paralajmërime për pezullim të anëtarësimit të Spanjës në NATO.

Continue Reading

Të kërkuara