Aktualitet

​Velija: Ne fituam sepse ishim shumica, t’i përveshim mëngët për të bërë shumë punë

Published

on

Kryebashkiaku Erion Veliaj mëngjesin e së martës iu bëri thirrje të gjithë numëruesve që të vijojnë punën e të plotësojnë detyrimin qytetar e të dalë rezultati sa më shpejt.

Velija theksoi se ka qenë një natë e gjatë, por pas një pushimi të shkurtër qeverinë e pret një punë e madhe. Ai tha se fituan se janë shumica, por shtoi se ky është një mandat i fortë për t’iu përveshur mëngët për punë.

“Ka qenë një natë e gjatë për skuadrën tonë nata ka qenë 72 orë megjithatë ia ka vlejtë se njëshi ka dalë njësh sepse ne kemi fituar në njësinë numër 1 me mbi 52.4 përqind të votave[…]ka qenë një fushatë fantastike dhe pozitive dhe jam krenar për secilin prej jush kemi përmirësuar rezultatin[…]Është koha që t’iu rikthemi fuqishëm punëve në njësinë numër 1 dhe besoj që mesazhi është i fortë dhe i qartë për mbështetjen tonë jemi shumë më shumë se tjerët marrë sëbashku në tërësi por kjo nuk do të thotë që nuk do t’iu shërbejmë të tjerëve[…]ne fituam sepse jemi shumica po ndërkohë ne duhet të jemi të përulur në këtë fitore është një mandat shumë i fortë për të shërbyer, për të përveshur mëngët, për t’i bashkuar njerëzit dhe për të bërë shumë punë”, tha Velija. 

Deri në ora 09:00 janë numëruar mbi 90 për qind e vendvotimeve në Shqipëri nga ku rezulton se
Partia Socialiste vazhdon të prijë me numrin e votave para Partisë Demokrate.

Aktualitet

UBT hap thirrjen për abstrakte në Konferencën Ndërkombëtare të Stomatologjisë

Published

on

UBT ka shpallur hapjen zyrtare të thirrjes për dorëzimin e abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare për Stomatologji (IC-DS 2025), e cila do të zhvillohet në kuadër të aktiviteteve të edicionit të 14-të të Konferencës Ndërkombëtare të UBT-të.

Kjo konferencë synon të bashkojë studiues, profesionistë dhe praktikues të fushës së stomatologjisë nga vende të ndryshme të botës, për të ndarë njohuri, përvoja dhe rezultatet më të fundit kërkimore në këtë fushë gjithnjë në zhvillim.

Fokusimi tematik

IC-DS 2025 mbulon një spektër të gjerë temash nga fusha e shkencave dentare dhe disiplinave të ndërlidhura, përfshirë:

  • Stomatologji e Përgjithshme
  • Mjekësi Orale
  • Kërkime në Stomatologji
  • Inovacione dhe Avancime në Stomatologji
  • Stomatologji me Laser
  • Nano-Stomatologji
  • Stomatologji Kozmetike
  • Kirurgji Orale dhe Maksilofaciale
  • Stomatologji Pediatrike
  • Shëndeti Publik Dentar
  • Stomatologji Restauruese
  • Anesteziologji Dentare
  • Higjiena Dentare
  • Pedodontikë dhe Stomatologji Preventive
  • Ortodontikë dhe Ortopedi Dentofaciale

Datat e rëndësishme për aplikuesit:

Dorëzimi i abstrakteve: deri më 10 tetor 2025

Njoftimi për pranim: më 17 tetor 2025

Rishikimi shkencor (peer-reviewed): më 17 tetor 2025

Regjistrimi i hershëm: deri më 17 tetor 2025

Regjistrimi i vonuar: deri më 20 tetor 2025

Dorëzimi i punimeve të plota: deri më 14 nëntor 2025

Dorëzimi i punimeve

Punimet që do të prezantohen në konferencë duhet të jenë origjinale, të papublikuara më parë dhe të mos jenë në shqyrtim në ndonjë konferencë apo revistë tjetër. Gjatësia maksimale e punimit është 6 faqe.

Të gjitha punimet që nuk përputhen me formatin e kërkuar do të refuzohen automatikisht. Për udhëzime më të detajuara rreth formatimit dhe dorëzimit, pjesëmarrësit inkurajohen të vizitojnë faqen zyrtare të konferencës në faqen e UBT-së.

UBT ka kënaqësinë t’i ftojë të gjithë të interesuarit – akademikë, profesionistë të shëndetit, studiues dhe studentë – të marrin pjesë në IC-DS 2025 dhe të kontribuojnë me punimet e tyre në këtë ngjarje me karakter ndërkombëtar dhe me rëndësi të veçantë për zhvillimin e shkencave dentare në rajon dhe më gjerë.

Për më shumë informacione, vizitoni faqen zyrtare të konferencës në UBT: KONFERENCA E UBT-së

Continue Reading

Aktualitet

​Goditje e rëndë për Real Madridin, ylli i ekipit mungon dy muaj

Published

on

Real Madridi ka marrë një lajm të keq pas ndeshjes së djeshme kundër Marsejës në Ligën e Kampionëve. Mbrojtësi anglez Trent Alexander-Arnold u detyrua të largohej nga fusha që në minutat e para për shkak të një dëmtimi.

Testet mjekësore të kryera kanë zbuluar një këputje muskulore në bicepsin femoris të këmbës së majtë.

Sipas raportimeve nga klubi madrilen, kohëzgjatja e rikuperimit pritet të jetë rreth dy muaj, çka nënkupton se lojtari do të humbasë disa ndeshje tepër të rëndësishme.

Alexander-Arnold nuk do të jetë i gatshëm për derbin e Madridit kundër Atlético Madridit, për El Clásicon ndaj Barcelonës në La Liga, si dhe për ndeshjen e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit më 22 tetor.

Ky është një problem serioz për trajnerin Carlo Ancelotti, i cili duhet të gjejë zgjidhje alternative për repartin defensiv në një periudhë të ngjeshur dhe vendimtare të sezonit./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Profesoresha e UBT-së, Jeta Kiseri – Kubati, me publikim në revistën ndërkombëtare IJBM

Published

on

Prof. Asoc. Dr. Jeta Kiseri – Kubati, profesoreshë në UBT, ka botuar punimin e saj të fundit në revistën shkencore ndërkombëtare International Journal of Biomedicine (IJBM), e indeksuar në Scopus, një prej databazave më prestigjioze shkencore në botë.

Artikulli i titulluar: “Retention Practices of Orthodontists in the Western Balkans”, është rezultat i një bashkëpunimi ndër-rajonal mes UBT-së, Fakultetit të Stomatologjisë në Universitetin e Rijekës dhe Fakultetit të Stomatologjisë në Shkup.

Ky studim origjinal përfshiu një hulumtim të gjerë me mbi 450 ortodontë nga Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, duke analizuar praktikat dhe protokollet e mbajtjes pas trajtimit ortodontik. Rezultatet zbuluan dallime të rëndësishme mes vendeve sa i përket përdorimit të pajisjeve, ndjekjes së pacientëve dhe faktorëve që ndikojnë në zgjedhjen e metodave të mbajtjes.

Studimi thekson se:

  • Ortodontët në Kosovë i kushtojnë më shumë rëndësi moshës së pacientëve dhe rritjes biologjike,
  • Në Kroaci dhe Maqedoninë e Veriut përzgjedhja bazohet kryesisht në llojin e malokluzionit,
  • Praktikat e kujdesit dhe dhënies së udhëzimeve të shkruara për pacientët ndryshojnë dukshëm mes vendeve.

Ky publikim jo vetëm që pasuron literaturën shkencore ndërkombëtare në fushën e ortodonciës, por gjithashtu nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit akademik rajonal dhe potencialin që ka UBT për të kontribuar në shkencë dhe inovacion.

Për më shumë, punimi është publikuar më 5 shtator 2025 dhe mund të lexohet në linkun zyrtar: Retention Practices of Orthodontists in the Western Balkans – IJBM

Continue Reading

Aktualitet

​Tërmet në Shqipëri

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter është regjistruar pasditën e djeshme në Shqipëri.

Sipas Qendrës Europiane dhe Mesdhetare të Sizmiologjisë (EMSC), lëkundjet u ndjenë rreth orës 17:26, me epiqendër 19 kilometra në jug të Tiranës dhe në një thellësi prej 10.7 kilometrash.

Tërmeti është ndjerë lehtë në disa zona përreth, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara