Lajmet

Veliaj: Kjo është një betejë që e bëj edhe për Ogertën, Florin e Arlindin

Published

on

Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese, aty ku po shqyrtohet ankimimi për shkarkimin e tij si të ligjshëm apo jo nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës, u shpreh se kjo është që betejë që ai është duke e bërë edhe për ata që do të vijnë pas tij.

Gjithashtu, Veliaj bëri edhe një analogji me kryetarin e Bashkisë së Tropojës dhe kërkoi të njëjtin trajtim.

“Për analogji, doja të përmendja një rast po në Shqipëri. Kryetari i Bashkisë së Tropojës ka qenë 11 muaj në arrest shtëpie, nuk ka qenë në zyrë, por në shtëpinë e tij. Tani lind pyetja, a janë të gjithë qytetarët e barabartë. Pse është ndryshe një qytetar i Tiranës nga një qytetar i Tropojës dhe pse toleranca në Tropojë është 11 muaj dhe në Tiranë është dy javë, 3 muaj dhe 7 muaj? Këtu kemi një disbalancë totale.

Dy gabime nuk prodhojnë më shumë drejtësi. Për të gjithë ata që kanë argumentin, po për qytetarët? Po patjetër, por së pari kam unë një betim dhe një kontratë të lidhur me qytetarët që duhet ta mbrojë. Së dyti, edhe për ata që po kandidojnë. Po sikur nesër t’ja bëjnë këtë Ogertës, Florit, Arlindit?! Kaosi që kemi tani nuk është gjë hiç me kaosin që mund të krijohet nëse kjo do të kthehet në standard. Kështu që kjo është edhe një betejë për ata që do të vijnë pas meje kurdo qoftë ajo ditë”, tha Veliaj./EO

Vendi

Në UBT mbahet mbledhja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe prezantohen zhvillimet e fundit të institucionit

Published

on

By

Agjencia e Kosovës për Akreditim, përkatësisht Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC), zhvilloi mbledhjen e saj të rregullt në kampusin e UBT-së.

Me këtë rast, anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë u pritën nga Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, i cili prezantoi ekosistemin inovativ të UBT Smart City, si dhe zhvillimet më të fundit akademike, teknologjike dhe infrastrukturore të institucionit. Delegacioni realizoi gjithashtu një vizitë në hapësirat moderne të Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së.

Ndërsa, Kryetarja e Bordit, Hasnije Ilazi, prezantoi punën dhe aktivitetet e Këshillit, duke vënë në pah angazhimin e tyre për krijimin e politikave dhe standardeve në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, si dhe duke i konsideruar institucionet e arsimit të lartë partnerë të rëndësishëm në këtë proces zhvillimor.

Agjencia e Kosovës për Akreditim është pjesë e organizatave prestigjioze ndërkombëtare EQAR dhe ENQA, ndërsa së fundmi ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm ndërkombëtar, duke u njohur nga CHEA – Council for Higher Education Accreditation në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si “recognized authority” deri në vitin 2033. Me këtë njohje, AKA është bërë institucioni i parë në Evropë që siguron këtë status nga CHEA, duke dëshmuar progresin institucional, reformat dhe besimin ndërkombëtar në sistemin e arsimit të lartë në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 24 maj – 1993-1998?

Published

on

By

Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1993-1998.

 (Foto: Ukshin Hoti)

 24 maj 1994

Mr. Ukshin Hotit iu caktua paraburgimi

Mr. Ukshin Hotit, profesor i Universitetit të Kosovës dhe anëtar i Kryesisë së UNIKOMB-it, që u arrestua nga policia serbe, po mbahet nën hetime në Burgun e Prizrenit, pasi iu ka caktuar oaraburgimi prej 30 ditësh, njofton “Bujku”.

Ndërsa, Muhamet Malsori që u arrestua bashkë me z. Hoti, u lirua nga burgu.

 

Pas dy vjetësh Xhevat Makolli u lirua nga burgu

Pas burgut prej gati dy vjetësh, Xhevat Makolli nga Prishtina dje u lirua, njofton Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Kodrën e Trimave.

Xhevati Makolli u burgos dhe u dënua nën pretekst të mbajtjes së armëve pa leje në kohën kur ishte anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Kodrën e Trimave në Prishtinë dhe veprimtar në Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.

Xhevat Makolli ishte njëri ndër karatistët më të njohur dhe kampion i Republikës së Kosovës në këtë degë sportive.

 

 

24 maj 1995

Familja pesanëtarëshe e Xhavit Gorçajt u dëbua nga banesa

Sot, rreth orës 10:00, disa policë të armatosur serbë nxorrën me dhunë nga banesa e tij Xhavit Gorçajn nga Prishtina në lagjen Bregu i Diellit II, objekti I, nr.3.

Xhavit Gorçaj deri në vitin 1990, kur është dëbuar nga puna, ka punuar në Entin e Gjeodezisë në Prishtinë, ndërsa vendimin për dëbim nga banesa ia ka lëshuar Sekretariati për Urbanizëm i Prishtinës.

Por, duke mos pritur afatin e rregullt dhe duke mos i lejuar atij të drejtën e ankesës në një vendim të tillë, policët shkuan në banesën e tij dhe e urdhëruan atë që sa më parë ta lirojë banesën.

Ata e detyruan Xhavitin që t’i nxjerrë të gjitha mobiljet në koridorin e banesës, në të cilën menjëherë u vendos një familje serbe nga Fushë-Kosova.

Kështu, me vendimin arbitrar të serbëve të instaluar në sekretariatin për urbanizëm të qytetit, të cilin e zbatuan me përpikëri policët, në rrugë u hodh familja pesanëtarëshe e Xhavit Gorçajt, siç u hodhën e po hidhen vazhdimisht familjet shqiptare.

 

24 maj 1997

Përleshje në Cërrik të Elbasanit – 6 të vrarë dhe 18 të plagosur

Një grup i armatosur në qytetin e Cërrikut afër Elbasanit ka hapur zjarr dje kundër trupave speciale të Ministrisë së Brendshme, që erdhën në këtë qytet në orët e para të ditës së djeshme për të bërë të mundur lirimin e rajonit të policisë së qytetit që ishte sulmuar dhe marrë mbrëmjen e kaluar nga po ky grup i armatosur.

Si rezultat i shkëmbimit të zjarrit mësohet se janë vrarë gjashtë policë dhe 18 veta janë plagosur nga efektivi i forcave speciale. Të plagosurit u dërguan me helikopterë në spitalin e Tiranës. Në komisariatin e policisë së rrethit mësohet gjithashtu se gjatë ngjarjes është plagosur edhe vetë shefi i ri i këtij komisariati, Agron Koliqi. Mësohet se ka edhe të plagosur të tjerë.

Ndërkohë, dëshmitarë okularë në vendngjarje, ku u dogjën tërësisht 4 policë, bëjnë të ditur se personat e armatosur kanë djegur një makinë të blinduar si dhe kanë rrëmbyer një automjet tjetër të forcave speciale.

Në qytetin e Cërrikut aktualisht mbizotëron një gjendje e nderë dhe paniku. Burimet jozyrtare njoftojnë gjithashtu se grupi i armatosur ka mbajtur peng 4 persona të forcave speciale në shkëmbim të lirimit të 2 shokëve të tyre nga qyteti i Cërrikut.

Nga Elbasani dhe Cërriku u kërkuan përforcime nga armata, njofton “Bujku”.

 

 

24 maj 1998

Në Bokshiq policia vrau Shaqir Rr. Zeqirin

Shaqir Rrustem Zeqiri (26) nga Bokshiqi i Klinës, është vrarë gjatë sulmit serb në këtë fshat.

KI i Degës së LDK-së në Klinë njofton se Shaqiri ishte i sëmurë psikik dhe deri tani nuk ka njohuri për rrethanat në të cilat ai u vra.

 

Forcat serbe vazhdojnë të mbajnë të rrethuara fshatrat e Klinës

Në komunën e Klinës edhe sot gjendja është mjaft e rëndë. Fshatrat Zajm, Grabanicë, Dellovë, Bokshiq, Këpuz e Qeskovë po mbahen nën bllokadë të plotë nga forcat policore e paramilitare serbe.

KI i Degës së LDK-së në Klinë njofton se fshatrat Grabanicë, Dellove, Bokshiq e Zajm janë shëndrruar në gërmadha të vërteta, ndërkoë që flitet të ketë edhe shumë viktima të tjera në njerëz, por tash për tash nuk ka mundësi të dihet më shumë.

I njëjti burim bën me dije se dje në fshatin Rigjevë snajperistët serbë kanë shtënë gjatë gjithë ditës në shtëpitë e lagjes Veselaj.

Në fshatin Gllarevë, që është boshatisur tash disa javë për shkak të sulmeve të vazhdueshme policore së bashku me mercenarin Ramadan Bala i po këtij fshati, shumë shtëpi u demoluan dhe u plaçkitën. Nga këto shtëpi u morën të gjitha aparatet me vlerë, televizorë, frigoriferë, stufa elektrike etj.

Njoftohet se Ramadan Bala është larguar nga shtëpia e tij, e cila qe shndërruar në punkt policor dhe pas kësaj një numër i kryefamiljarëve kanë nisur të kthehen në shtëpitë e tyre.

Sipas dëshmisë së Ali Veselajt nga ky fshat, janë plaçkitur dhe demoluar shumë shtëpi të lagjeve Veselaj, Hasanaj, Pantinaj, Balaj, Haxhaj, Abazaj, Kapllanaj etj.

 

Forcat serbe granatojnë Llaushën – 8 shtëpi janë goditur

Prishtinë, 24 maj (QIK)

Forcat sebe filluan sot pas orës 17:00 granatimin e fuqishëm të fshatit Llaushë të Skënderajt.

Kryetari i Nëndegës së LDK-së në Llaushë i tha QIK-ut se forcat serbe po gjuajnë me një top dhe me armë të tjera kundër lagjeve të Gecajve, Spahiajve, Vojvodëve e lagjes së Hazirajve. Ai tha se janë qëlluar shtëpitë e Sabit Spahiut, Xhavit Spahiut, Bajram Spahiut, Ilaz Gecit, Bejtë Gecit, Muharrem Gecit, Ramë Gecit, Halil Gecit, e tjera. Predhat kanë shkaktuar djegjen e disa prej këtyre shtëpive.

Xhaviti i tha QIK-ut se veçaërisht shumë është qëlluar shtëpia e Sabitit. Mbi këtë shtëpi janë shkrepë 43 granata, tha ai.

Për shkak të rrezikut nga granatimet dhe snajperistët serbë nuk ka lëvizje të njerëzve, prandaj nuk dihet ende për pasojat tjera të këtij sulmi.

Llausha po mbahet në një gjendje të rrethimit të ashpër që nga 5 marsi i këtij viti. Prej atëherë e deri më tash, nuk ka kaluar ditë pa u sulmuar ky fshat nga topat e rëndë. Sot në orën tetë nga një granatë u dogj shtëpia e Mursel Aliçkajt.

  1. Geci tha se krahas Llaushës, sulmi sot ka përfshirë edhe fshatra të tjera përreth Skënderajt. Duke iu referuar dëshmitarëve, ai tha se po granatohet edhe lagja e Lushtakëve në Prekaz të Ulët.

Kurse anëtari i Kryesisë së Degës së LDK-së në Skënderaj Rifat Bejta i tha QIK-ut se forcat serbe po sulmojnë prej orës 17:15 edhe fshatin Krushec, rreth 2 km. larg Skënderajt. Ai tha se ky fshat po granatohet me topa të rëndë nga postblloku i policisë që gjendet në udhëkryqin Skënderaj – Llaushë – Gllogoc.

Në mbrëmje, rreth orës 19:30 sulmet u dobësuan pak.

 

Edhe sot granatohen fshatrat e Gjakovës

Prishtinë, 24 maj (QIK)

Mbi qytetin e Gjakovës sot në orët e pasditës kanë fluturuar disa helikopterë ushtarakë, kurse në kodrën e qytetit janë vendosur forca të mëdha ushtarake.

Helikopterët kanë fluturuar në drejtim të Deçanit dhe të zonës kufitare me Shqipërinë, në drejtim të fshatrave Morinë e Ponoshec të Rekës së Keqe.

Nga këto fshatra në Gjakovë ndihet jehona e shpërthimeve të granatave. Mirëpo, për shkak të bllokadës së zonës nga forcat serbe, nuk ka njoftime të tjera për pasojat e sulmit të sotëm dhe sulmeve të djeshme të ushtrisë jugosllave.

Burimet serbe njoftojnë edhe për një përleshje të forcave ushtarake serbe me grupet e armatosura shqiptare në fshatin Kosharë që gjendet mu afër kufirit me Shqipërinë, por nuk ka njoftime për të vrarë ose të plagosur.

 

Forcat serbe granatuan fshatin Cerovik

Prishtinë, 24 maj (QIK)

Prej orës 13:00 deri në orën 17:00 forcat serbe nga postblloku i Kijevës kanë sulmuar fshatin Cerovik të komunës së Klinës. Ky fshat është granatuar nga topat dhe armë të tjera. Nuk ka njoftime për të vrarë ose të plagosur.

Ceroviku gjendet bri rrugës Prishtinë – Pejë.

 

 U granatua fshati Llapushnik

Sot rreth orës 11:00 forcat serbe granatuan fshatin Llapushnik në Gllogoc. Nga shpërthimet janë dëmtuar disa shtëpi, në mes tjerash edhe shtëpia e Brahim Krasniqit.

Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Gllogoc njofton se prej datës 10 maj janë dëmtuar nga granatat shtëpitë e Salih Krasniqit, Ali Krasniqit, Selman Krasniqit, Ilaz Krasniqit e Halil B. Gashit.

Shumica e banorëve, me përjashtim të atyre që janë ndalur në vetëmbrojtje të shtëpive të veta, janë larguar nga fshati. Deri më tash nuk ka pasur viktima në njerëz.

Fshati Llapushnik gjendet bri rrugës Prishtinë – Pejë.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Artistë dhe profesorë nga Evropa bëhen pjesë e webinarit ndërkombëtar të organizuar nga UBT

Published

on

By

“Design, Memory and Identity in Contemporary Culture” – webinar ndërkombëtar që sjell në fokus dialogun mes dizajnit, kujtesës dhe identitetit kulturor.

Më 25 maj 2026, duke filluar nga ora 11:30, do të mbahet online webinari ndërkombëtar me temën “Design, Memory and Identity in Contemporary Culture”, një aktivitet akademik dhe artistik që synon të hapë diskutime të rëndësishme mbi raportin ndërmjet dizajnit, kujtesës kolektive dhe identitetit në kulturën bashkëkohore.

Ky webinar do të bashkojë artistë, dizajnerë, ligjërues dhe profesionistë të njohur ndërkombëtarisht, të cilët përmes perspektivave të ndryshme krijuese dhe akademike do të trajtojnë mënyrën se si dizajni ndikon në formësimin e identiteteve kulturore dhe ruajtjen e kujtesës në shoqërinë moderne.

Në panelin e folësve do të marrin pjesë emra të njohur nga fusha e artit, modës dhe dizajnit:

  • Elisa Poli, një nga profesionistet e njohura në edukimin e dizajnit në Itali;
  • Phlox Van Oppen, e cila njihet për qasjen inovative në tekstil dhe art bashkëkohor;
  • Tiina Burton, me përvojë të gjerë në modën digjitale dhe artin vizual;
  • Dukagjin Muhaxheri, si dhe Dardan Luta, të cilët do të sjellin perspektivën lokale dhe rajonale mbi artin, identitetin dhe kulturën bashkëkohore.

Organizatorja e webinarit, Cennet Lika, ka theksuar rëndësinë e krijimit të hapësirave ndërdisiplinore ku arti, dizajni dhe kultura ndërthuren për të reflektuar mbi sfidat dhe transformimet e kohës moderne.

Përmes diskutimeve dhe prezantimeve të ndryshme, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të eksplorojnë tema që lidhen me kujtesën kulturore, identitetin vizual, modën digjitale, artin bashkëkohor dhe ndikimin e teknologjisë në proceset kreative.

Webinari do të zhvillohet online përmes platformës Microsoft Teams dhe është i hapur për studentë, artistë, profesionistë të dizajnit, studiues dhe të gjithë të interesuarit për kulturën dhe artin bashkëkohor.

Continue Reading

Botë

Vritet i dyshuari që hapi zjarr pranë Shtëpisë së Bardhë

Published

on

By

Një person i armatosur, i cili hapi zjarr pranë një pike kontrolli afër Shtëpisë së Bardhë, është vrarë pas shkëmbimit të zjarrit me agjentët e Shërbimit Sekret amerikan, kanë bërë të ditur autoritetet.

Mediat amerikane, përfshirë CBS News, e kanë identifikuar të dyshuarin si Nasire Best, 21 vjeç, i cili sipas raportimeve ishte i njohur për organet e sigurisë dhe kishte histori të dokumentuar të problemeve të shëndetit mendor.

Incidenti ndodhi të shtunën rreth orës 18:00 sipas kohës lokale, kur i dyshuari nxori armën nga çanta dhe filloi të qëllonte pranë Shtëpisë së Bardhë. Agjentët e Shërbimit Sekret reaguan menjëherë duke iu kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe e goditën sulmuesin.

Ai u transportua në spital, ku më vonë u shpall i vdekur. Gjatë incidentit mbeti i plagosur edhe një kalimtar i rastit, ndërsa asnjë oficer i sigurisë nuk u lëndua.

Presidenti amerikan, Donald Trump, falënderoi oficerët për, siç tha ai, “veprimin e shpejtë dhe profesional” në neutralizimin e sulmuesit. Në një postim në Truth Social, Trump deklaroi se i dyshuari kishte “një histori të dhunshme dhe një obsesion të mundshëm ndaj strukturës më të çmuar të vendit”.

Sipas Shërbimit Sekret, Trump ndodhej në Shtëpinë e Bardhë në momentin e sulmit, por “asnjë person nën mbrojtje dhe as operacionet nuk u prekën”.

Burime të zbatimit të ligjit thanë për CBS se Best kishte përdorur një revole dhe kishte qenë më herët i njohur edhe për Departamentin Metropolitan të Policisë në Uashington.

Një burim i afërt me hetimin deklaroi se Best kishte tentuar të hynte në Shtëpinë e Bardhë në korrik të vitit 2025, kur ishte arrestuar nga policia pranë objektit. Pas arrestimit, ai kishte kaluar një periudhë në një institucion psikiatrik dhe kishte jetuar në Uashington DC për rreth 18 muaj.

Ngjarja mbetet nën hetim, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se bllokimet e rrugëve përreth Shtëpisë së Bardhë do të vazhdojnë edhe gjatë natës.

Continue Reading

Të kërkuara