Lajmet

​Vazhdojnë përplasjet e pozitës dhe opozitës në Kuvend

Komisioni parlamentar nuk kishte votat e mjaftueshme për të miratuar rendin e ditës, pasi deputetët opozitarë nuk morën pjesë në votim.

Publikuar

Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, ku do të raportonte Komisioni i Pavarur për Media dhe bordi i ARBK-së në lidhje me çështjen e Klan Kosovës.

Komisioni parlamentar nuk kishte votat e mjaftueshme për të miratuar rendin e ditës, pasi deputetët opozitarë nuk morën pjesë në votim, gjë e cila nxiti polemika pozitë-opozitë.

Kryetari i komisionit, Valon Ramadani, kritikoi deputetët opozitarë që nuk morën pjesë në votim të rendit të ditës.

“Është e papërgjegjshme kur disa deputetë, në këtë rast pikërisht ju zotëri Lushtaku dhe Isak Shabani që mbledhjen e kaluar keni kërkuar të që diskutohet bashkë me ARBK-në, ndërsa sot nuk votoni për diskutimin”, tha ai.

Por atij iu kundërpërgjigj deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili tha se është e papërgjegjshme nga mazhoranca që nuk i ka numrat edhe për miratim të rendit të ditës së komisioneve. Ai tha se është qëndrim i PDK-së që të mos merr pjesë në votime në seanca dhe komisione, deri në shpërbërjen e Kuvendit.

“Kjo mbledhje nuk ka arsye me vazhdu. Është e papërgjegjshme pse nuk i bëni si mazhorancë numrat e nevojshëm që t’i bëni numrat dhe të diskutoni”, deklaroi ai.

Po ashtu edhe deputeti i LDK-së, Agim Veliu, tha se nuk mund të vazhdohet me mbledhjen e këtij komisioni, pas dështimit të miratimit të rendit të ditës, për çka e bëri përgjegjëse pozitën.

“Në bazë të informacioneve dhe fakteve kjo është mbledhje e rregullt e komisioni, është votuar për një rend të ditës dhe nuk kaloi i njëjti. Nuk e di sa ka mundësi kjo mbledhje të shndërrohet në vazhdim të një mbledhje tjetër”, tha Veliu.

Kryetari i komisionit, Valon Ramadani, tha se të njëjtën mbledhje do të thërras ditëve në vijim.

Lajmet

​Rrëmbehet një 19-vjeçare në Fushë Kosovë

Publikuar

nga

Sot rreth orës 09:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë me telefon nga një femër e moshës 19-vjeçare, e cila rreth orës 08:00 dyshohej se ishte rrëmbyer në Fushë Kosovë nga GJ.H. (23) dhe se ajo ndodhej në një pikë karburanti në Bibaj të Ferizajt, ku i dyshuari e kishte sjellë me veturë dhe ishin ndaluar aty.

Ekipe të policisë menjëherë janë nisur në drejtim të fshatit Bibaj dhe aty kanë hasur të dyshuarin, i cili ishte jashtë në oborr të pikës së karburantit, duke e pritur viktimën femër të dalë jashtë.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, gjithashtu në stacionin e policisë është sjellë edhe viktima femër.

Në bashkëpunim me policët e stacionit në Fushë Kosovës, i dyshuari dhe viktima janë dërguar për procedura të intervistimit dhe hetimit atje, ngaqë rasti i dyshuar për rrëmbim me forcë dyshohet se ka ndodhur në qytetin e Fushë Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Monitorim edhe me helikopterë për protestën e paralajmëruar në Jarinjë nga Serbia

Publikuar

nga

Pas paralajmërimit për protestë në Serbi, në Leposaviq vërehet prezencë më e madhe e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Megjithatë situata në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë është e qetë dhe qarkullimi po vazhdon normalisht.

Përveç KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë po qëndrojnë edhe automjete te misionit të Bashkimit Evropian për zbatim të ligjit, EULEX si dhe karabinierët.

Patrullimi i kufirit po bëhet edhe nga ajri me helikopterë. Qarkullimi i automjeteve në këtë pikë kufitare është i vogël.

Ndryshe, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka ftuar qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes pikë – kalimeve kufitare me Serbinë, që të shtunën (sot) të përdorin pika tjera për qarkullim, pasi atje për sot janë paralajmëruar protesta.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti për regjistrimin e popullsisë: Kemi mbledhur të dhëna të rëndësishme për planifikimin e së ardhmes

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me përfundimin e procesit të regjistrimit të popullsisë kanë nxjerrë të dhëna shumë të rëndësishme që do të ndihmojnë në planifikimin e së ardhmes.

Këto komento, kreu i ekzekutivit i ka bërë në shënim të përfundimit të procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, i nisur më 5 prill 2024, të organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në bashkëpunim me UNDP-në.

“Të dhënat e mbledhura do të jenë baza për politika, strategji e vendime më të mira, për një zhvillim edhe më të hovshëm e më të qëndrueshëm të vendit tonë. Në veçanti i falënderoj edhe partnerët tanë ndërkombëtarë për bashkëpunimin. Së bashku mund të arrijmë gjithçka, të jemi edhe të numëruar edhe të lumtur”, tha kryeministri Kurti në fjalën e tij para të pranishmëve.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Bashkëpunimi Kosovë-SHBA, Gërvalla takon O’Brien

Publikuar

nga

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla, është pritur në takim nga ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

Në frymën e marrëdhënieve të posaçme ndërmjet dy shteteve gjatë takimit janë trajtuar aspekte të shumta të thellimit të bashkëpunimit dypalësh, forcimit të sundimit të ligjit e demokracisë dhe jetësimit të aspiratave për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Gërvalla dhe O’Brien diskutuan po ashtu rreth zhvillimeve të tjera aktuale në vend, duke vënë theksin në përkushtimin e institucioneve në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon si dhe zmbrapsjen e kërcënimeve të sigurisë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara