Aktualitet

​Vala e dytë e të nxehtit në Evropë, rrezik mbeten zjarret

Temperaturat në rritje po gjurmohen nga programi i vëzhgimit të Tokës i BE-së i njohur si Koperniku.

Published

on

Vala e dytë e të nxehtit që po përhapet në pjesën më të madhe të Evropës ka arritur në Gadishullin Iberik, Spanja po vuan sërish e para efektet.

Shumica e rajoneve janë në alarm për shkak të temperatura të larta. Andaluzia dhe Extremadura janë dy rajonet ku termometrat pritet të arrijnë ekstremitetet më të larta.

Në datat 12 dhe 14, maksimumi i temperaturave do të arrijë 35 gradë celsius në pjesën më të madhe të Spanjës, ndërsa në disa qytete termometri pritet të regjistrojë vlerën 40 gradë.

Temperaturat në rritje po gjurmohen nga programi i vëzhgimit të Tokës i BE-së i njohur si Koperniku. Gjatë kësaj jave, të paktën 29 persona mbetën të lënduar për shkak të zjarreve që përfshinë pyjet në Portugali.

Vendi është në gjendje emergjence deri në mesnatën e së premtes për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta dhe një rreziku të shtuar për më shumë zjarre.

Gjatë gjendjes së emergjencës, qytetarët mund të ndiqen penalisht nëse nuk respektojnë kufizime të tilla si ndalimi i përdorimit të makinerive të kopshtit pranë zonave pyjore ose ndezja e fishekzjarreve.

Edhe në kryeqytetin Italian, në Romë seritë e zjarreve po shihen si aktivitete kriminale. Ata kanë shkaktuar dëme të shumta, duke krijuar shtëllunga të mëdha tymi mbi qytet, e duke krijuar probleme për banorët./Euronews Albania

Bota

Indonezi, vazhdon evakuimi në rajonet e prekura nga përmbytjet

Published

on

By

Vazhdon evakuimi i qytetarëve të prekur nga përmbytjet në rajonin Bogor të Indonezisë.

Procesi i evakuimit vazhdon nga një ekip vullnetar për të prekurit nga përmbytjet në banesat Nusa Indah Villa në rajonin Bogor.

Përmbytjet në kufirin Bogor dhe Bekasi të shkaktuara nga vërshimi i lumenjve Cikeas dhe Cileungsi, kanë detyruar evakuimin e qindra shtëpive në zonë.

Continue Reading

Bota

Trump ndërpreu ndihmën për Ukrainën, reagimi i Kremlinit dhe shqetësimi i Evropës

Published

on

By

Kremlini e ka cilësuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të ndaluar ndihmën ushtarake për Ukrainën si një “kontribut të madh për kauzën e paqes”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimiry Peskov, deklaroi se ky hap mund të inkurajojë Kievin të kërkojë një zgjidhje paqësore për konfliktin.

Megjithatë ai shtoi se vendet evropiane “do të përpiqen të kompensojnë Ukrainën” për mungesën e ndihmës amerikane.

Ne do të presim për më shumë detaje mbi këtë vendim, por në parim, mirëpresim çdo përpjekje që çon drejt paqes në Ukrainë,” tha Kremlini.

Ekspertët e përshkruan këtë lëvizje si “muzikë për veshët e Putinit”, duke nënkuptuar se Moska do ta shohë këtë si një avantazh strategjik.

Ndërkohë, pritet që vendet evropiane të rrisin përpjekjet për të mbështetur Ukrainën në mungesë të ndihmës amerikane.

Trump vendosi të pezullojë ndihmën ushtarake për Ukrainën, deri në momentin kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të shprehë një angazhim të qartë për bisedimet e paqes me Rusinë.

Vendimi erdhi pas një serie takimesh të Trump me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ku u shqyrtua qasja e SHBA-së ndaj konfliktit. Sipas një zyrtari të administratës, kjo lëvizje synon të ushtrojë presion mbi Kievin për të negociuar, ndërsa Trump synon një zgjidhje diplomatike për luftën që ka hyrë në vitin e saj të katërt.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se pauza e ndihmës nuk është e përhershme, por SHBA po rishikon mbështetjen e saj për të siguruar që ajo të kontribuojë në arritjen e një marrëveshjeje.

Në kundërpërgjigje Bashkimi Evropian njoftoi një plan prej 800 mld eurosh për armatosjen e Evropës.

Continue Reading

Bota

Zëdhënësi rus: Pezullimi i ndihmës ushtarake për Kievin mund të sjellë paqe

Published

on

By

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se nëse Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të pezullojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën, mund të detyrojnë regjimin e Kievit të përfshihet në një proces paqeje.

Urdhri për pezullimin e ndihmave ushtarake ndaj Ukrainës  hyri në fuqi në orët e para të kësaj të marte. Sipas tij zyrtarëve të Pentagonit, masa e ndërmarrë ka të bëjë me të gjitha pajisjet ushtarake amerikane që nuk kanë arritur ende në Ukrainë, duke përfshirë armët e transportuara me avionë dhe anije ose që presin të dërgohen nga zonat e tranzitit në Poloni.

Padyshim, ne duhet të kuptojmë ende detajet, por nëse është e vërtetë, atëherë ky është një vendim që me të vërtetë mund ta shtyjë regjimin e Kievit drejt një procesi paqeje,” tha zëdhënësi presidencial rus.

Continue Reading

Bota

BE prezanton planin 800 miliardë euro për armatosjen e Evropës

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen prezantoi këtë martën një plan për të forcuar industrinë e mbrojtjes evropiane dhe për të rritur aftësitë ushtarake të unionit.

Ajo tha se plani për “riarmatosjen e Evropës mund të kapë shifrën e rreth 800 miliardë euro”.

Von der Leyen theksoi nevojën për të rritur aftësitë mbrojtëse të Evropës pas samitit të Londrës ku liderët evropianë u mblodhën për bisedimet për Ukrainën.

Continue Reading

Të kërkuara