Aktualitet

​Testimi i unazës në kryeqytet, mund të ketë vonesa në mbledhjen e mbeturinave

Kompania “Pastrimi” kërkon mirëkuptimin e qytetarëve.

Published

on

Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, ka njoftuar të gjithë konsumatorët e vet se shërbimi i largimit të mbeturinave në qytetin e Prishtinës mund të ketë vonesa për shkak të testimit të unazës qendrore në kryeqytet.

Sipas njoftimit, për hir të transparencës me opinion publik Kompania “Pastrimi”, njofton se shërbimi i largimit të mbeturinave është duke vazhduar sipas orarit të planit operativ, por nga testimi i unazës qarkore mund të ketë ndonjë vonesë eventuale të shërbimit të largimit të mbeturinave.

Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve duke premtuar që çdo vonesë e kryerjes së shërbimit do të zëvendësohet. 

Bota

Von der Leyen: Pres me padurim të punoj me Carneyn për tregti të lirë dhe të ndershme

Published

on

By

Urime Mark J. Carney dhe Partisë Liberale për fitoren e tyre në zgjedhje, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në X.

Lidhja midis Evropës dhe Kanadasë është e fortë – dhe po bëhet gjithnjë e më e fortë. Pres me padurim të punoj ngushtë, si në nivel dypalësh ashtu edhe brenda G7-ës. Ne do të mbrojmë vlerat e përbashkëta demokratike, do të promovojmë multilateralizmin dhe do të mbështesim tregtinë e lirë dhe të ndershme”, shtoi ajo.

Liberalët e kryeministrit Mark Carney fituan zgjedhjet parlamentare të Kanadasë, sipas një parashikimi nga transmetuesi publik CBC.

Është shumë herët për të thënë nëse do të jenë pakicë apo shumicë”, raportoi CBC.

Një parti duhet të fitojë 172 vende për të formuar një qeveri shumice.

Carney, një ish-bankier, fitoi mbështetje javët e fundit, i përkrahur nga qëndrimi luftarak tregtar i presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe kërcënimet për aneksim.

Konservatorët e opozitës, të udhëhequr nga Pierre Poilievre, bënë fushatë mbi një platformë uljeje taksash dhe ulje të shpenzimeve qeveritare.

Rreth 29 milionë kanadezë ishin të kualifikuar për të zgjedhur të 343 anëtarët e Dhomës së Komuneve në Otava./ATSH/

Continue Reading

Bota

Rritet numri i viktimave nga shpërthimi në portin iranian

Published

on

By

Numri i viktimave nga shpërthimi masiv në portin kyç të Iranit, Shahid Rajaei, ka shkuar në 70, thanë autoritetet lokale. Ndërkaq, ministri i Brendshëm iranian fajësoi “neglizhencën” për incidentin, ku u plagosën më shumë se 1.000 persona.

Eskandar Momeni deklaroi për televizionin shtetëror iranian në mbrëmjen e 28 prillit se “mosrespektimi i masave të sigurisë dhe pakujdesia” kishin shkaktuar incidentin, megjithëse nuk ishte e qartë menjëherë se çfarë e shkaktoi zjarrin në depot e materialeve të rrezikshme dhe kimike.

Momeni tha se disa “fajtorë janë identifikuar dhe thirrur nga autoritetet” por nuk dha më shumë detaje.

Mehrdad Hassanzadeh, drejtori i zyrës për menaxhimin e krizave në provincën jugore Hormozgan, ku ndodhet porti që u përball me shpërthimin masiv, tha për televizionin shtetëror iranian se shumica e të plagosurve, veçse janë liruar nga spitali.

Më 27 prill, një ditë pas shpërthimit, Hossein Zafari, zëdhënës i organizatës për menaxhimin e krizave në Iran, dukej se i la fajin ruajtjes në mënyrë jo të duhur të kemikateve që gjendeshin në kontejnerë në këtë port.

Të dhënat publike sugjerojnë se Irani kishte pranuar në këtë port në shkurt dhe mars ngarkesa me përbërës kimikë nga Kina, që përdoren për karburant raketash. Megjithatë, një zëdhënës i Ministrisë iraniane të Mbrojtjes ka mohuar se ndonjë ngarkesë me përdorim ushtarak, përfshirë karburantin për raketa, po ruhej në vendin ku ndodhi shpërthimi.

Gazeta The New York Times citoi një burim anonim, të lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit, i cili tha se substanca që shpërtheu ishte natrium perklorat, një përbërës kyç në karburantin e ngurtë, që përdoret për raketa.

Mes kritikave në rritje ndaj zyrtarëve për incidentin, regjisori i njohur iranian Jafar Panahi bëri thirrje për një “referendum të lirë dhe transparent, nën mbikëqyrje ndërkombëtare, për t’ia kthyer sovranitetin popullit”.

Në një postim në Instagram, Panahi e përshkroi shpërthimin si simbol të “kolapsimit të një regjimi që ka çuar Iranin drejt shkatërrimit për gati gjysmë shekulli”./REL/

Continue Reading

Bota

Spanja përjashton sulmin kibernetik si shkak i ndërprerjes masive të energjisë

Published

on

By

Kompania spanjolle e energjisë elektrike, Red Electrica de Espana (REE), ka përjashtuar mundësinë e një sulmi kibernetik si shkak të ndërprerjes masive të energjisë që preku të gjithë Gadishullin Iberik. Kjo deklaratë përputhet me qëndrimin e kryeministrit portugez, Luis Montenegro, i cili një ditë më parë tha se nuk ka indikacione që pas incidentit të fshihet një sulm i tillë.

Ndërprerja e energjisë elektrike ndodhi të hënën dhe shkaktoi kaos në transportin publik në Spanjë dhe Portugali, me ndërprerje trenash, pezullim të metrosë, semaforë jashtë funksionit dhe vonesa të mëdha në trafikun rrugor e ajror. Gjithashtu, një pjesë e Francës verilindore, pranë kufirit me Spanjën, u prek përkohësisht.

Në Spanjë, qindra njerëz u detyruan të evakuoheshin nga ndërtesat e zyrave, ndërsa dëshmitarët raportuan një prani të shtuar të forcave të rendit në rrugët e Madridit, përfshirë drejtimin manual të trafikut. Një nga katër kullat kryesore të Madridit, ku ndodhet edhe Ambasada Britanike, u evakuua si masë sigurie.

Mediat spanjolle raportuan se disa njerëz mbetën të bllokuar në ashensorë dhe në vagonët e metrosë, ndërkohë që një stacion i rëndësishëm si Legazpi u mbyll plotësisht.

Edhe në Portugali situata ishte e rëndë. Metroja në Lisbonë dhe Porto u ndërpre, ndërsa autobusët u tejmbushën nga pasagjerët që kërkonin mënyra alternative për të udhëtuar. Autoritetet konfirmuan se semaforët në të gjithë vendin kishin dalë jashtë funksionit. Kompania ajrore TAP raportoi se aeroporti i Lisbonës operonte me gjeneratorë rezervë, ndërsa AENA, operatori i aeroporteve në Spanjë, bëri të ditur se vonesat ishin të pranishme në të gjithë vendin.

Edhe turneu i tenisit “Madrid Open” u prek nga ndërprerja, duke detyruar pezullimin e ndeshjeve. Tenisti Grigor Dimitrov dhe kundërshtari i tij britanik, Jacob Fearnley, u larguan nga fusha pasi tabela elektronike dhe kamerat dolën jashtë funksionit.

Continue Reading

Bota

Tragjedi në Kinë: Të paktën 22 të vdekur në një zjarr në një restorant në Liaoning

Published

on

By

Të paktën 22 persona u humbën jetën, ndërsa tre prej tyre u plagosën në një zjarr që shpërtheu sot në një restorant në qytetin Liaoyang, në provincën Liaoning në Kinën verilindore, sipas mediave shtetërore kineze.

Zjarri shpërtheu rreth orës 14:00 sipas kohës lokale. Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje që të bëhen të gjitha përpjekjet për të ndihmuar njerëzit e plagosur në zjarr, raporton Xinhua.

Continue Reading

Të kërkuara