Lajmet

​Sot në Tiranë mbahet Samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor

Sot në Pallat të Brigadave në Tiranë zhvillohet Samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor.

Published

on

Në këtë ngjarje do të jetë prezent edhe kryeministri Albin Kurti. Një konferencë për shtyp të kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi do të mbahet në orën 12:30.

Ky Samit vjen pas turit të vizitave të Ramës në Hungari dhe Bullgari, ku tema që iu vu theksi ishte anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

Agjenda e Samitit:

Në orën 09:30 – Takim Bilateral me Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës

Në orën 10:00 – Takim Bilateral me Olivér Várhelyi, Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë

Në orën 10:30 – Mbërritja e delegacioneve

Në orën 11:00 – Seanca Plenare

Në orën 12:30 – Foto Familjare

Në orën 12:30 – Konferencë për shtyp e Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi

Në orën 13:00 – Drekë Pune

Në orën 15:00 – Firmosje e marrëveshjeve

Në orën 15:15 – Ceremonia e inaugurimit të Qendrës së Informimit Kulturor.

Vendi

Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar

Published

on

By

Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Aktualitet

Mblidhet Kryesia e Kuvendit: Në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe rezoluta për naftën

Published

on

By

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të koordinuar punët dhe për të caktuar pikat që do të shqyrtohen në seancën e ardhshme plenare.

Sipas procedurës, deputetët fillimisht do të kalojnë nëpër fazën e deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, për të vijuar me vendimmarrje të rëndësishme, raporton Ekonomia online.

Në fokus të kësaj seance pritet të jetë ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të kredisë me agjencitë zhvillimore franceze e gjermane, që prekin sektorët e energjisë, klimës dhe transportit.

Një tjetër temë me interes publik është edhe propozim-rezoluta për shtrenjtimin e naftës, ku do të diskutohet roli i Qeverisë përballë rritjes së kostos së jetesës.

Gjithashtu, agjenda përfshin zgjedhjen e një anëtari në Këshillin Prokurorial, një rezolutë për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës së fundit, si dhe rregullimin e përbërjes së disa komisioneve parlamentare. /Ekonomia online/

Continue Reading

Vendi

Kurti përuron objektin e ATK-së në veri: S’ka më të paprekshëm para ligjit

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot veriun e Mitrovicës, ku mori pjesë në përurimin e objektit të ri të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Gjatë kësaj vizite, kreu i ekzekutivit theksoi se institucionet shtetërore janë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie.

Kurti deklaroi se qeveria po angazhohet për barazi dhe sundim të ligjit, duke u shprehur se situata në atë pjesë të vendit po shkon drejt normalizimit. Sipas tij, ligji tashmë po shërben si një faktor që e bashkon shoqërinë dhe jo që e ndan atë.

“Nuk mund të jepni asnjë shembull ku organet e pushtetit, si Policia e Kosovës apo tani edhe Administrata Tatimore, nuk u shërbejnë të gjithëve njëjtë dhe profesionalisht”, pohoi kryeministri. Ai shtoi se koha e privilegjeve për individë të paprekshëm ka përfunduar dhe se institucionet po dëshmojnë funksionalitet të plotë në çdo cep të territorit./Ekonomia online/

Continue Reading

Lajmet

Përvjetori i shndërrimit të Zyrës Amerikane në Ambasadë të SHBA-së në Prishtinë

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka kujtuar një moment historik për marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

Më 8 prill të vitit 2008, misioni diplomatik amerikan në Kosovë ndryshoi zyrtarisht statusin nga Zyra Amerikane në Ambasadë të Shteteve të Bashkuara.

Ky hap pasoi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike që u zyrtarizuan më 18 shkurt 2008, vetëm një ditë pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj.

Përmes këtij njoftimi, ambasada thekson se ky shndërrim ishte hapi i natyrshëm për të pasqyruar marrëdhëniet e reja dhe prezencën e plotë diplomatike të SHBA-së në shtetin më të ri të Evropës.

 

 

Continue Reading

Të kërkuara