Lajmet

​Skandali me pagat, Rama: Të hetohen të gjithë, pa përjashtim

Rama kërkoi ndjesë për ndërhyrjen e jetës private duke bërë thirrje që të hetohet kushdo.

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur konferencë për mediat në lidhje me skandalin e nxjerrjes së të dhënave të pagave të mbi 630 mijë personave.

Rama kërkoi ndjesë për ndërhyrjen e jetës private duke bërë thirrje që të hetohet kushdo, përfshirë inspektorët e tatimeve që kanë qasje në sistemin e pagave për arsye të punës.

Ndër të tjera, kryeministri hodhi akuza duke thënë se mund të jenë të përfshirë edhe persona që janë larguar nga sistemi, por edhe ata që nga foltoret e Kuvendeve e antikuvendeve paralajmërojnë zymtyra të tjera.

“Dua t’ju kërkoj një ndjesë të gjithëve që janë shqetësuar me plot të drejtë për këtë ndërhyrje në këtë aspekt të jetës së tyre private dhe ndërkohë dua ta nënvizoj qysh në fillim se kjo është një ngjarje e cila meriton të hetohet imtësisht. Uroj, shpresoj dhe i bëj thirrje organeve ligjzbatuese që ta kryejnë këtë hetim me të gjithë kapacitetet e tyre dhe nga ana tjetër, dëshiroj të ndaj me publikun se në këndvështrimin tim nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort të vështirë për t’u kuptuar dhe për të nxitur destabilitet në një përpjekje që s’është e para. Duke pasur parasysh edhe deklarata të bëra nga foltoret e kuvendeve dhe antikuvendeve, mund të mos jetë e fundit, prandaj thirrja ime për prokurorinë është që të hetojë duke kërkuar që të përgjigjen jo vetëm të gjithë pa përjashtim inspektorët e tatimeve që kanë qasje në sistemin e pagave për arsye të punës, ata që aktualisht punojnë në këtë sistem apo të tjerë që mund të jenë larguar nga ky sistem në periudhën nga të dhënat e nxjerra deri sot, por edhe ata që nga foltoret e Kuvendeve e antikuvendeve paralajmërojnë zymtyra të tjera”, tha Rama.

Në fjalën e tij, Rama shtoi se nga analizat paraprake thotë se ngjan më tepër si ndërhyrje nga infiltrimi i brendshëm.

“Kemi të bëjmë me një ndërhyrje e cila natyrisht duhet hetuar deri në fund për prejardhjen e saj, por që me analizat paraprake ngjan më tepër si ndërhyrje nga infiltrimi i brendshëm dhe jo nga infiltrimi i jashtëm në formën e një sulmi kibernetik, gjë që ndodh edhe kjo. Nuk jemi të parët as të fundit nëse i referoheni vetëm periudhës së fundit kohore, pra le të themi viteve 2019-2020-2021, ngjarje të tilla kanë ndodhur në shumë vende me kapacitete shumë të larta dhe të mbrojtjes kibernetike që nga SHBA, Rusi, Britania e Madhe e Kanada dhe kjo është një sfidë e re e kohës”, tha Rama.

Lajmet

Arrestohet një zyrtar që dyshohet se mori ryshfet nga pronarë biznesesh

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Rahovec, i dyshuar për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Sipas Policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, në periudha dhe lokacione të ndryshme në zonën e Rahovecit, dyshohet se kishte kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të bizneseve, në këmbim të moskryerjes së kontrolleve apo mosndëshkimit për shkeljet e ligjit.

Gjatë hetimeve, të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë siguruar dëshmi se i dyshuari dyshohet se kishte pranuar në disa raste shuma prej 300 deri në 500 euro nga pronarë të ndryshëm biznesesh.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, më 24 shtator janë kontrolluar ambienti i punës dhe veturat që i dyshuari kishte në shfrytëzim. Gjatë kontrollit është sekuestruar edhe një telefon celular.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”

Published

on

Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni sapo ka dalë nga GJKKO pas më shumë se 2 orësh.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Hysenit i është komunikuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ajo u pyet nga gazetarët në lidhje me përgjimet e SPAK, por ka refuzuar të flasë.

Ndryshe, para se të hynte në gjykatë gjatë kalimit nga rruga drejt godinës, Hyseni është shprehur shkurtimisht ndaj pyetjes së gazetarëve nëse Agasit i janë kaluar nga ana e saj dokumente të klasifikuara, duke u shprehur: “Si kalon ti në takime me agjentët serb në dhomat e hotelit Rogner”. /Tch/

Continue Reading

Lajmet

Djemtë e ish-krerëve të UÇK-së vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut

Published

on

Endrit Thaçi, Klestor Veseli dhe Altin Krasniqi, djemtë e ish-krerëve të UÇK-së, kanë vizituar sot familjen e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, në përvjetorin e rënies së tij.

Vizita është zhvilluar në shenjë respekti dhe solidariteti me familjen Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit në Banjskë.

Gjatë vizitës, ata kanë shprehur respekt për figurën dhe sakrificën e Bunjakut, duke qëndruar pranë familjes së tij në këtë ditë përkujtimi.

Afrim Bunjaku humbi jetën në krye të detyrës gjatë sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medalje në Evropianin e boksit

Published

on

Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të Evropianit të boksit amator, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, por ka siguruar medaljen e bronztë.

Boksierja kosovare, në kategorinë deri në 60 kilogramë, u mposht 4:1 nga serbja Kristina Kuluhova.

Kuluhovën, Sadiku e kishte mposhtur në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, por këtë herë fitorja i takoi boksieres serbe.

Sadiku e kishte siguruar medaljen pas fitores në çerekfinale ndaj holandezes Maud van der Toorn./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara