

Shëndeti
Shkrimi i dorës mund të tregojë simptomat e Parkinsonit
Published
4 years agoon
By
Betim GashiNjë nga simptomat e para të sëmundjes Parkinson është dridhja, e cila intensifikohet me zgjimin emocional, zvogëlohet lëvizja dhe zhduket në gjumë.
Ndër simptomat e para të sëmundjes Parkinson është një ndryshim në pamjen e shkrimit të dorës, i cili po bëhet gjithnjë e më i ngushtë.
“Një shkrim dore që bëhet i vogël njihet gjithashtu si mikrografi, shpesh është një nga simptomat e hershme të sëmundjes”, tha James Beck, shefi kryesor shkencor pranë Fondacionit Parkinson.
Ai shton se kjo sëmundje prek trurin në një mënyrë që mund të çojë në lëvizje më të ngadalta dhe më të vogla se normalja.
“Ka shumë ushtrime që ndihmojnë për ta bërë shkrimin më të qartë për t’u lexuar. Sugjerimi është që të praktikoni një shkrim dore më të madh në një fletë letre çdo ditë, të përdorni letër me vija të vizatuara, të bëni pushime më të shpeshta dhe të uleni drejtë në tryezë. Të gjitha këto janë gjëra të vogla që mund të ndihmojnë në mikrografinë”, shtoi mjeku për Best Life.
Kjo sëmundje ndodh kur neuronet që prodhojnë dopaminë, një substancë që ndihmon në koordinimin e lëvizjes së muskujve, dobësohet ose vdes plotësisht. Simptomat e sëmundjes bëhen më të qarta dhe më të rënda me kalimin e kohës, dhe përfshijnë lëvizje të rënda dhe të ngadalta, muskuj të ngurtë, dridhje dhe humbje të ekuilibrit – dhe nuk ka shërim.
Shëndeti
Si të hidratoheni si duhet në verë? Pesë këshilla kryesore për t’u mbrojtur nga dehidratimi
Published
45 minutes agoon
June 16, 2025
Vera dhe temperaturat e larta mund të çojnë shpejt në dehidratim, nëse nuk i kushtohet vëmendje e mjaftueshme marrjes së lëngjeve.
Dehidratimi nuk është shkaktar i lodhjes e dhimbjeve të kokës, ndikon në shumë funksione, përfshirë tretjen, ekuilibrin e elektroliteve, funksionin e zemrës.
Rekomandohet të ndiqen disa këshilla për të ruajtur hidratimin e duhur gjatë ditëve të nxehta dhe për të mbrojtur trupin nga pasojat negative të dehidratimit.
Më poshtë paraqesim pesë mënyra efektive për të ruajtur hidratimin optimal.
Pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës
Hapi më i rëndësishëm për ruajtjen e hidratimit është marrja e rregullt e ujit. Të rriturit të pinë të paktën 2 deri në 2.5 litra ujë në ditë, e madje edhe më shumë në kushte të ngrohta. Është e këshillueshme që uji të pihet në sasi të vogla gjatë gjithë ditës, në vend që të pritet derisa të ndjeni etje.
Etja është shenjë se dehidratimi fillestar ka ndodhur, është e rëndësishme të jeni proaktivë në marrjen e lëngjeve. Edhe pse lëngjet tjera janë të dobishme, uji mbetet mënyra më e pastër dhe më e shëndetshme e hidratimit.
Përfshini fruta dhe perime të pasura me ujë
Përveç ujit, frutat dhe perimet mund të jenë burim i shkëlqyer hidratimi. Shumë lloje frutash dhe perimesh përmbajnë përqindje të madhe uji, gjë që ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve në trup. Kastraveci, domatja, shalqiri, portokalli dhe luleshtrydhet janë veçanërisht të pasura me ujë.
Frutat dhe perimet përmbajnë vitamina, minerale dhe fibra që mbështesin hidratimin dhe shëndetin e përgjithshëm. Shtoni në vakte e ushqime të lehta për të rritur marrjen e lëngjeve ndërsa shijoni ushqime të shëndetshme.
Shmangni alkoolin dhe kafeinën
Edhe pse shumë njerëz e shijojnë kafenë, çajin apo alkoolin, këto pije kanë efekt diuretik, e stimulojnë trupin të nxjerrë më shumë lëngje sesa merr. Kjo mund të çojë në dehidratim, veçanërisht gjatë ditëve të nxehta. Ekspertët rekomandojnë uljen e konsumit të alkoolit dhe pijeve me kafeinë, pasi ndikojnë negativisht në ekuilibrin e lëngjeve në trup. Nëse pini kafe ose alkool, është e rëndësishme të kompensoni humbjen e lëngjeve me konsum shtesë uji.
Pini pije me elektrolite
Gjatë ditëve të nxehta, kur djersitemi, përveç ujit është e nevojshme të rimbushen elektrolitet si natriumi, kaliumi dhe magnezi. Elektrolitet ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve në trup dhe mbështesin funksionimin e duhur të muskujve dhe sistemit nervor. Pijet sportive me pak sheqer mund të jenë mënyrë e shkëlqyer për të zëvendësuar elektrolitet e humbura. Pirja e pijeve me elektrolite është veçanërisht e rëndësishme për ata që kalojnë kohë në diell.
Bëni pushime të shkurtra dhe të rregullta në hije
Ekspozimi në diell rrit nevojën për hidratim. Përveç marrjes së rregullt të ujit, është e rëndësishme të kaloni kohë në hije, nëse qëndroni në ambient të hapur.
Ekspozimi ndaj temperaturave të larta rrit rrezikun e dehidratimit dhe goditjes nga nxehtësia, prandaj kujdesuni të ndërprisni aktivitetet në intervale të rregullta dhe të freskoheni në vende të mbrojtura.
Ruajtja e hidratimit në verë nuk është çështje komoditeti, por aspekt thelbësor i kujdesit për shëndetin. Ndiqni këto hapa të thjeshtë për ta kaluar sezonin e nxehtë në mënyrë të sigurt dhe të shëndetshme.

Një studim i botuar në BMJ Nutrition, Prevention & Health shqyrtoi të dhënat e më shumë se 28,000 të rriturve, që u anketuan mbi cilësinë e dietës dhe simptomat depresive.
Njerëzit që ndoqën dietë kufizuese, veçanërisht burrat dhe njerëzit me indeks të masës trupore të konsideruar mbipeshë, kishin më shumë gjasa të kishin simptoma më të larta të depresionit.
Njerëzit që raportuan dietë me më shumë ushqime të ultrapërpunuara, karbohidrate të rafinuara, yndyrna të ngopura, mish të përpunuar dhe ëmbëlsira kishin më shumë gjasa të raportonin nivele të larta të depresionit, ata që hanin më shumë dietë mesdhetare kishin rrezik më të ulët për depresion.
“Gjetjet sugjerojnë kujdes me dietat kufizuese ose të pabalancuara, veçanërisht për njerëzit që tashmë përjetojnë stres ose sfida të lidhura me peshën”, tha autori kryesor i studimit, Venkat Bhat.
Bhat sugjeron që zgjedhja e ndryshimeve të balancuara dhe të qëndrueshme në dietë që plotësojnë nevojat ushqyese dhe marrin në konsideratë ndikimet individuale psikologjike mund të ndihmojnë në minimizimin e efekteve të mundshme negative në humor.
Kur kufizimi mund të ndikojë në depresion
Ka disa arsye pse kufizimi i kalorive i parë në studimin më të fundit shoqërohet me ndikim negativ në shëndetin mendor. Dietat me pak kalori që rezultonin në humbje peshe për njerëzit e klasifikuar si mbipeshë ose obezë shoqëroheshin me simptoma të reduktuara të depresionit.
Kjo mund të jetë për shkak të ndryshimeve fiziologjike, lëvizshmërisë së përmirësuar fizike ose rritjes së reagimeve pozitive sociale, nisja e dietës me kalori të kufizuara pa përjetuar humbje peshe, ose përjetimi i ‘ciklit të peshës’ mund të mos sjellë përmirësime në depresion e mund të jetë frustruese ose dekurajuese për individët, duke shkaktuar një rritje të depresionit.
Kur kaloritë janë të kufizuara ose nuk ofrohen mjaftueshëm lëndë ushqyese, mund të ketë ndërprerje në proceset fizike që çon në lodhje, probleme me gjumin dhe vështirësi në përqendrim. Modelet ekstreme të dietave janë të lidhura me rritjen e ankthit dhe një rrezik më të lartë për një çrregullim të të ngrënit.
Gjetja e ekuilibrit
Mënyra se si një person i përgjigjet një diete ndryshon midis individëve, rezultatet e studimit nxjerrin në pah nevojën për rekomandime të personalizuara dietike dhe konsiderimin e faktorëve psikologjikë përveç shëndetit fizik, tha Bhat.
Me kaq shumë këshilla kontradiktore kur bëhet fjalë për ushqyerjen dhe cila është qasja më e mirë për ushqyerjen tuaj, studiuesit rekomandojnë këshillimin me një profesionist përpara se të filloni ndonjë përpjekje për humbje peshe.
Shëndeti
Shkencëtarët bëjnë paralajmërimin: Mos merrni Ozempic nëse planifikoni shtatzëni!
Published
3 days agoon
June 13, 2025
Gratë që përdorin injeksione për humbje peshe duhet të përdorin kontracepsion dhe të presin deri në dy muaj pas ndalimit të ilaçit para se të tentojnë të mbeten shtatzënë.
Agjencia Rregullatore për Barnat dhe Produktet Shëndetësore (MHRA) ka lëshuar një paralajmërim në lidhje me përdorimin e barnave GLP-1, të cilat përdoren si për humbje peshe ashtu edhe për trajtimin e diabetit.
Ajo thotë se agonistët e receptorëve të peptidit-1 të ngjashëm me glukagonin (GLP-1 ose GLP-1 RAs) nuk duhet të merren gjatë shtatzënisë, gjatë përpjekjes për të mbetur shtatzënë apo gjatë gjidhënies.
Gratë që po përpiqen të mbeten shtatzënë janë paralajmëruar të ndalojnë përdorimin e ilaçit dy muaj përpara se të tentojnë për një shtatzëni, sipas Sky News.
Kjo për shkak se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për sigurinë që të dihet nëse marrja e këtij ilaçi mund të dëmtojë fetusin.
MHRA ka thënë se ka marrë 40 raportime të lidhura me shtatzëni nga gratë që kanë përdorur injeksionin. U zbulua se Mounjaro ul efektivitetin e kontraceptivëve oralë tek gratë me mbipeshë. Kjo do të thotë se cilado që përdor këtë injeksion, duhet të përdorë gjithashtu kondom, veçanërisht gjatë katër javëve të para dhe pas çdo rritjeje të dozës.
Ministrja për Gratë dhe Barazinë, Bridget Phillipson, i tha gazetarit Matt Barbet të Sky Neës se është e rëndësishme që njerëzit të jenë plotësisht të informuar përpara se të përdorin injeksionet për humbje peshe.
“Kjo është fushë e re dhe në zhvillim, është e rëndësishme të jemi të përditësuar si për përfitimt dhe për rreziqet”, tha ajo.
Injeksionet për humbje peshe janë lidhur me një “bum shtatzënish”, pasi gra të ndryshme kanë raportuar online shtatzëni të papritura, pavarësisht përdorimit të kontraceptivëve – duke i quajtur ato “bebet Ozempic” apo “bebet Mounjaro”.
Të dhënat e MHRA tregojnë 26 raportime të lidhura me shtatzëni nga gratë që përdorin Mounjaro. Gratë nuk janë të detyruara të tregojnë në raport nëse shtatzënia ishte e padëshiruar, por njëra prej tyre e ka thënë shprehimisht këtë.
Ka pasur tetë raportime për gratë që përdorin Ozempic dhe Wegovy e nëntë tjera për Victoza ose Saxenda, ku një grua deklaroi se shtatzënia e saj ishte aksidentale. Dr Alison Cave, zyrtarja kryesore për sigurinë në MHRA, tha se këto “injeksione për dobësim” janë barna dhe nuk duhet të përdoren për qëllime estetike apo kozmetike.
“Nuk janë zgjidhje e shpejtë për të humbur peshë, nuk janë vlerësuar të sigurta kur përdoren në këtë mënyrë”, tha ajo.
Ajo u bëri thirrje pacientëve që të lexojnë fletëudhëzimin në paketim, ose të bisedojnë me një profesionist shëndetësor si pjesë e procesit të përshkrimit të barnës.

Një ekip studiuesish nga fusha të ndryshme, gjeriatria, neurologjia, nutricionistë dhe specialistë të shëndetit publik, nga disa institucione në Kinë, së bashku me dy kolegë nga Australia, kanë gjetur se çiklizmi ofron përfitim të madh për të reduktuar rrezikun e zhvillimit të demencës.
Studiuesit kanë analizuar të dhëna mjekësore nga UK Biobank, duke ndjekur shëndetin e 479,723 personave me moshë mesatare rreth 56.5 vjeç, që ishin në gjendje të mirë shëndetësore e nuk kishin shenja të demencës në fillim të studimit.
Ata i ndoqën për 13 vjet për të parë sesi mënyrat e transportit lidhen me shfaqjen e demencës, rezultatet treguan se personat që përdornin biçikletën në baza të rregullta kishin rrezik dukshëm më të ulët për të zhvilluar demencë, krahasuar me ata që ecnin në këmbë, përdornin makinë ose transport publik.
“Udhëtimi kryesisht me biçikletë, ose në kombinim me mjete të tjera të transportit, ishte faktor i rëndësishëm për ruajtjen e volumit të hipokampusit”, thuhet në raportin e studimit, i cili është publikuar në JAMA Network Open.
Hipokampusi është pjesë e rëndësishme e trurit, e vendosur në pjesën e mesme të tij. Ai ka formën e nj kali deti të vogël (quhet “hipokampus”, nga fjala greke “hippos” që do të thotë kalë dhe “kampos”, që do të thotë det, kuptimi: kali i detit).
Kjo pjesë e trurit luan rol kryesor në formimin, organizimin dhe ruajtjen e kujtimeve të reja.
Ai ndihmon njerëzit të kuptojnë se ku ndodhen dhe si të lëvizin në hapësirë, pa hipokampus funksional, njerëzit nuk do të mund të mësojnë informacione të reja.
Çiklizmi mbron trurin
Pjesëmarrësit që përdornin biçikletën kishin volum më të madh të hipokampusit, zonë e trurit që lidhet me kujtesën dhe orientimin hapësinor. Volumi i madh i hipokampusit, do të thotë mbrojtje kundër rënies së aftësive njohëse.
Studiuesit shtuan se përfitimi ishte veçanërisht i lartë te personat që nuk bartin gjenin e njohur si APOE ε4, i cili lidhet me rrezik më të lartë për Alzheimer. Edhe te ata që e bartin këtë gjen, çiklizmi kishte ndikim, por më të kufizuar.
Pse çiklizmi bën diferencë?
Hulumtimet treguan se ushtrimet fizike dhe aktivitetet që përfshijnë orientim në hapësirë mund të ngadalësojnë fillimin e demencës. Çiklizmi bashkon të dyja: është aktivitet aerobik dhe kërkon vëmendje në orientim dhe lëvizje të koordinuara.
“Çiklizmi mund të jetë një nga mënyrat më të thjeshta dhe më efektive për të mbrojtur kujtesën dhe trurin nga demenca”, kanë theksuar studiuesit në raportin e tyre.

Besnik Hasi mendon ta transferojë Adnan Januzajn te Anderlechi

Si të hidratoheni si duhet në verë? Pesë këshilla kryesore për t’u mbrojtur nga dehidratimi

Publikohet një video për telefonin XFold 5 të Vivo, para prezantimit në fund të qershorit në Kinë

Justin Bieber reagon ashpër në rrjet gjatë Ditës së Babait, ndërsa ndan pamje të djalit

Sipas studimeve dietat përkeqësojnë depresionin

Vetëplagoset në këmbë, policia i gjen armë në shtëpi

Von der Leyen: Izraeli ka të drejtë të mbrohet, Irani s’mund të ketë armë bërthamore

Trump do të takohet me Zelenskyn në Samitin G7 në Kanada

Irani kryen një valë të re sulmesh ndaj Izraelit
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet2 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT2 weeks ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 weeks ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore