Lajmet

10 ushqimet më të shëndetshme në planet

Published

on

Agrumet

Vetëm një portokall përmban 100% të nevojave ditore në vitaminë C. Vitamina C rrit kolesterolin e mirë dhe na forcon kockat. Flavonoidet e agrumeve ndihmojnë në ndaljen e rritjes së qelizave kanceroze dhe veprojnë si anti-inflamator.

Këshillë: Shtoni një fetë limon në çajin jeshil. Në një studim u pa se limoni rriste aftësinë e trupit për të përthithur antioksiduesit e çajit me 80%.

Brokoli

Brokoli përmban sasi të mëdha vitamine K dhe C të cilat janë esenciale në formimin e kockave. Mjafton një tas i vogël me brokoli për të marre përbërës mbrojtës kundër kancerit.

Këshillë: Zierja në avull i ruan më mirë përbërësit ushqyes sesa zierja në ujë.

Boronicat

Boronicat përmbajnë një numër të madh antioksidantësh të cilët rrisin mrekullisht forcën antioksiduese të sistemeve të ndryshme fiziologjike të trupit të njeriut si p.sh., sistemi kardiovaskular, sistemi muskular dhe nervor. Ato njihen për ndikim në jetëgjatësi, në ruajtjen e kujtesës, në luftën kundër tumoreve dhe në parandalimin e plakjes.

Këshillë: Boronicat kanë një sezon të shkurtër prej vetëm 1 muaji, zakonisht korrik – gusht. Shfrytëzojeni këtë periudhë për të blerë sasi të mëdha, i pastroni dhe i vendosni në ngrirje të ndara në porcione gjysmë kilogramëshe. Ato e ruajnë forcën e tyre antioksiduese pothuaj të paprekur deri në 6 muaj.

Patatet e zakonshme dhe të ëmbla

Një patate e kuqe përmban 66 mikrogram acid folik – një ndërtues i qelizave. Një patate e ëmbël ka 8 herë sasinë e nevojshme të vitaminës A, një vitaminë e rëndësishme për imunitetin ndër të tjera.

Këshillë: Lëreni pataten të ftohet para se ta konsumoni. Në këtë mënyrë mund të digjni 25% më shumë yndyre pas vaktit.

Sardelet

Ja pse bëjnë mirë: Një burim i shkëlqyer i acideve lyrore omega -3 të cilat na ndihmojnë të luftojmë depresionin, kancerin dhe sëmundje të zemrës. 90 gr përmbajnë 50% të nevojave ditore te Niasin, e cila ndihmon mbrojtjen kundër sëmundjes së alcajmerit.

Këshillë: Piqini në furrë me limon dhe hudhra, në këtë mënyrë bashkëveprojnë duke forcuar imunitetin ndjeshëm.

Arrat

Përmban sasinë më të lartë të acideve lyrore omega -3 nga të gjitha frutat e thata. Ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe pagjumësinë.

Këshillë: 6-7 arra në ditë mjaftojnë.

Vaji i ullirit ekstra i virgjër

I pasur në antioksidues dhe flavonoidë, substanca mikroskopikë që luajnë një rol madhor në mbrojtjen e kancerit. Rrit kolesterolin e mirë dhe ndihmon djegien e dhjamit sidomos në zonën e barkut.

Këshillë: Përdoreni gjithmonë në sallatë ose me bukë të zezë. Nëse dëhsironi ushqim të skuqur preferoni vajin e ullirit pasi është mjaft rezistent ndaj oksidemit.

Hudhra

Hudhra është një luftëtar i fortë i sëmundjeve duke penguar rritjen e baktereve, përfshirë edhe E.colin. Allicin, një përbërës i gjetur te hudhrat vepron si një agjent antiinflamator i fuqishëm dhe ndihmon në uljen e kolesterolit dhe tensionit.

Këshillë: Hudhra e shtypur lëshon sasinë më të madhe të allicine-s. Mos e gatuani shumë, sepse humb shumë nga vlerat e saj.

Spinaqi

Spinaqi përmban lutein dhe zeaxanthin, antioksidant të rëndësishëm për shikimin dhe imunitetin. Sipas studimeve të fundit, është gjetur se ndër fruta-zarzavatet më të shëndetshme spinaqi renditet nga të parët.

Këshillë: Spinaqi përdoret më së miri në lëngje zarzavatesh, për shembull: 1 kupë spinaq, një karrote, 1 banane dhe 1 kupë lëng molle bëjnë një pije për t’u provuar.

Fasulet

Duke ngrënë 4 herë në javë nga një 1 kupë fasule ulet rreziku i sëmundjeve të zemrës me 22%. I njëjti zakon mund të ulë rrezikun e kancerit te gjirit.

Këshillë: Sa më e errët ngjyra e fasuleve, aq më shumë antioksidues përmban. Lëvoret e fasuleve të kuqe dhe të zeza përmbajnë 40 herë më shumë antioksidues se lëvoret e fasuleve të bardha.

Burimi: mjekesia.org

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara