

Lifestyle
Shkencëtarët pohojnë se gjysma e miqve tuaj nuk ju konsiderojnë mik
Vetëm 50% e miqësive janë miqësi të vërteta, që do të thotë se vetëm gjysma e miqve tanë nuk na konsiderojnë miq.
Published
3 years agoon
By
UBT.NewsNjë studim i fundit i publikuar në revistën shkencore PLOS One zbulon se ne as nuk e dimë se cilët janë miqtë tanë të vërtetë.
Vetëm 50% e miqësive janë miqësi të vërteta, që do të thotë se vetëm gjysma e miqve tanë nuk na konsiderojnë miq.
Në hulumtim morën pjesë 84 studentë të moshës 24-38 vjeç. Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se shumica e njerëzve supozojnë se dikush që ata e konsiderojnë mik i konsideron gjithashtu një mik. 94% e pjesëmarrësve në hulumtim prisnin që njerëzit që i identifikuan si miq do t’i renditnin në të njëjtën mënyrë.
Studiuesit zbuluan se pothuajse gjysma e miqësive nuk ishin në të vërtetë reciproke. Edhe pse është vetëm një studim i vogël, rezultatet janë në përputhje me hulumtimet e mëparshme që kanë të bëjnë me miqësitë. Një sondazh i vitit 2011 tregoi se 45% e miqësive janë të ndërsjella, ndërsa një sondazh i vitit 2005 tregoi se vetëm 34% e miqve mendojnë në të njëjtën mënyrë për njëri-tjetrin.
“Njerëzve nuk u pëlqen të dëgjojnë se njerëzit që i konsiderojnë miq nuk mendojnë kështu për ta“, tha Alex Pentland. Ai pretendon se kjo mund të lidhet me faktin se shumë nuk dinë të përcaktojnë se çfarë është në të vërtetë miqësia.
Psikologu evolucionar, Robin I.M. Dunbar, thotë se ka shtresa miqësie dhe shumica e njerëzve nuk janë në gjendje të mbajnë një numër të madh miqësish kuptimplote. Ka thjesht një sasi të kufizuar kohe dhe kapital emocional që mund të investojmë. Kjo është arsyeja pse ka vend vetëm për pesë llojet më intensive të marrëdhënieve.
Edhe pse mund të mendoni se keni shumë miq, cilësia e këtyre marrëdhënieve është e rëndësishme.
Lifestyle
Parashikimi i motit për ditën e premte
Published
10 hours agoon
August 1, 2025By
UBT News
Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat parashihen te dendësohen dhe të sjellin riga shiu
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 12 – 16°C, kurse ato maksimale: 23-28°C
Ndërkaq, era pritet të fryej nga verilindja, 1–5 m/s. /
Lifestyle
Katër fajtorët e padukshëm për rrudhat: Nga dielli tek ëmbëlsirat
Published
3 weeks agoon
July 11, 2025By
UBT News
Fajtorët që s’i shihni. Përderisa lëkura është duke u plakur vazhdimisht, sasitë e tepërta të sheqerit u’a shpejtojnë edhe më shumë këtë proces.
Ka disa gjëra në jetë që e shpejtojnë procesin e plakjes, shpesh nuk vërehen menjëherë. Ekspertët kanë treguar se cilët janë shkaktarët kryesorë të rrudhave.
Sheqeri
A ju pëlqejnë gjërat e ëmbla? E vërteta e hidhur është se kur konsumoni shumë sheqer, lëkura futet në një proces të quajtur glication, kjo e shkakton trupin të ndalojë të prodhojë proteina si kolagjeni dhe elastini, ku që të dyja e bëjnë lëkurën të duket e re dhe e bukur. Veç kësaj, sheqeri është agjent dehidratues, që nënkupton se vetëm e dobëson më shumë shëndetin e lëkurës.
Ndotja
Nëse jetoni në një zonë me ajër të ndotur apo jeni duhanpirëse, shanset janë se lëkura vuan nga stresi oksidativ që shkaktohet nga mos balancimi i rrezatimeve të lira – molekula që i dëmtojnë qelizat. Stresi oksidativ zvogëlon rreziqet e kolagjenit dhe elastinit në indet e lëkurës.
Rrezet ultravjollcë
Shpeshherë mendohet se gjendja e lëkurës ka të bëjë me gjenet, por gjenet e mira nuk nënkuptojnë se ju nuk mund ta dëmtoni ADN-në dhe ta shpejtoni procesin e plakjes. Dëmi gjenetik, apo mutacioni i ADN-së, kryesisht shkaktohet nga inflamacioni dhe dëmet e rrezeve ultravjollcë.
Përgjatë kohës, rrezet ultravjollcë të diellit i dëmtojnë fibrat e elastinit në lëkurë , e që pastaj e dëmtojnë shëndetin e lëkurës.
Kujdesi ndaj lëkurës
A jeni duke i përdorur produktet e gabuara?
Lëkura nga natyra është acidike, prandaj produktet e gabuara mund ta dëmtojnë atë më shumë.
Lifestyle
Perfeksioni: Ndihmë apo pengesë në jetën tënde?
Published
4 weeks agoon
July 5, 2025By
UBT News
Dëshira për perfeksion, shihet si cilësi e dëshirueshme, shenjë e përkushtimit dhe e standardeve të larta. Por, si çdo cilësi tjetër, ka dy anë dhe mund të jetë si një aleat i fuqishëm ashtu edhe një pengesë.
Aleat për arritjet e larta
Të jesh perfeksionist mund të të ndihmojë të arrish rezultate të mira. Njerëzit me këtë prirje vendosin standarde të larta për veten e punojnë për t’i përmbushur. Ata janë të përkushtuar për të bërë më të mirën dhe nuk dorëzohen lehtë. Kjo i çon në arritje të mëdha në karrierë dhe në jetën personale.
Kujdesi ndaj detajeve
Perfeksionistët janë të njohur për vëmendjen ndaj detajeve. Ata nuk lënë asgjë pas dore e përpiqen të sigurohen që çdo gjë të jetë në vendin e duhur. Kjo mund të jetë e dobishme, sidomos në profesione që kërkojnë saktësi. Ky kujdes për detajet mund të bëhet një pengesë kur personi përqendrohet aq shumë në perfeksion, sa mund të vonojë përfundimin e detyrave të caktuara.
Frika nga dështimi
Një nga aspektet më të vështira të perfeksionizmit është frika nga dështimi. Perfeksionistët i kanë pritshmëritë të larta për veten dhe çdo gjë që nuk përmbush këto pritshmëri mund të përjetohet si një dështim. Kjo frikë mund t’i pengojë të marrin vendime të rëndësishme ose të ndërmarrin rreziqe që mund t’i ndihmojnë të rriten dhe të zhvillohen.
Ngarkesa emocionale dhe stresi
Perfeksionizmi i tepruar shoqërohet me nivele të larta stresi e ngarkese emocionale. Duke u përpjekur të arrijnë rezultate, perfeksionistët mund të ndiejnë se kurrë nuk janë mjaftueshëm të mirë dhe kjo ndjenjë mund të çojë në lodhje mendore dhe emocionale. Prandaj, është e rëndësishme të gjejnë një ekuilibër dhe të mësojnë të pranojnë se askush nuk është perfekt.
Të jesh perfeksionist, por brenda kufijve
Për të menaxhuar perfeksionizmin në një mënyrë të shëndetshme, është e rëndësishme të mësosh të vlerësosh përpjekjet dhe përmirësimet, në vend që të përqendrohesh vetëm te rezultati përfundimtar. Pranimi i faktit se gabimet janë pjesë e procesit të të mësuarit dhe të rritjes mund të ndihmojë në uljen e presionit të brendshëm dhe të çojë në një jetë më të kënaqshme.
Perfeksionizmi mund të jetë një cilësi e jashtëzakonshme nëse menaxhohet me kujdes. Duke njohur si anët pozitive ashtu edhe ato negative, mund të përfitojmë nga cilësitë e mira të tij, ndërkohë që shmangim efektet e tij më të dëmshme.
Lifestyle
Zhvillimi i këtyre aftësive është thelbësor për përmirësimin e inteligjencës tek fëmijët
Published
4 weeks agoon
July 3, 2025By
UBT News
Inteligjenca është tipar që një fëmijë e trashëgon pjesërisht, por kërkon punë për zhvillimin e saj, ekspertët nxjerrin në pah tre aftësi themelore që mund të ndihmojnë në zhvillimin e inteligjencës së fëmijëve: të menduarit kritik, rregullimi emocional dhe përshtatshmëria sociale.
Konkretisht, të menduarit kritik i aftëson fëmijët të analizojnë situatat, të identifikojnë opsionet, të marrin në konsideratë pasojat dhe të marrin vendime të informuara.Kjo aftësi zhvillohet duke i inkurajuar fëmijët të bëjnë pyetje dhe të mendojnë për zgjidhje të ndryshme.
Përveç kësaj, të luash lojëra që përfshijnë vendimmarrje dhe të menduar strategjik, siç është shahu ose enigmat, mund t’i ndihmojë fëmijët të praktikojnë të menduarit kritik. Përmes kësaj, fëmijët mësojnë të mendojnë “jashtë kornizave”, gjë që është e nevojshme për t’u menaxhuar në situata të paparashikueshme.
Përveç kësaj, aftësia e një fëmije për të njohur e rregulluar emocionet luan rol të madh në zhvillimin e inteligjencës. Fëmijët që dinë të njohin emocionet dhe mësojnë t’i përballojnë ato janë më të përgatitur për t’u përballur me situatat e paparashikueshme ose stresuese që janë të pashmangshme në jetë. Një fëmijë që ndihet i frustruar sepse nuk ka arritur të përfundojë një detyrë, duhet të mësojë si të qetësohet, identifikojë shkakun e frustrimit të tij dhe të ecë para.
Aktivitete të tilla si ushtrimet e frymëmarrjes mund t’i ndihmojnë fëmijët e vegjël të mësojnë të qetësohen në situata stresuese. Përmes këtyre aftësive të rregullimit emocional, fëmijët zhvillojnë forcën dhe fleksibilitetin e brendshëm, gjë që i ndihmon ata të jenë më elastikë në situata sfiduese.
Gjithashtu, përshtatshmëria sociale është aftësi që i ndihmon fëmijët të lidhen me sukses me të tjerët e të përshtaten në situata të ndryshme sociale. Fëmijët që dinë të krijojnë marrëdhënie pozitive, të negociojnë dhe të zgjidhin konfliktet me bashkëmoshatarët e tyre ia dalin mbanë më mirë në mjedise shoqërore.
Të gjitha nuk janë të dobishme në marrëdhëniet me miqtë, por edhe në shkollë dhe në jetën e mëvonshme, sepse fëmijët që janë të adaptueshëm shoqërisht kanë më shumë gjasa të përballen me sfida në situata të ndryshme shoqërore dhe profesionale.

Meta me projekt për superinteligjencë artificiale

Liga e Kampionëve 2025-2026, 29 klube të kualifikuara

A keni migrenë të shpeshtë? Mund ta lehtësoni atë me ndihmën e kësaj erëze

Filmi “Heldin” me aktorin shqiptar Ridvan Murati bëhet pjesë e platformës Netflix

Laporta për Yamalin: Ka personalitet të fortë si Messi, është i rrallë

Përfitimet e shumta të çajit japonez

Drita prezanton përforcimin e ri

Interi pret përgjigje nga Atalanta për Lookman

E re! Galaxy A56 sjell veçori ekskluzive në një çmim të përballueshëm
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit