Lajmet

​Ilir Meta pranon Çelësin e Prishtinës

Kjo u bë në kuadër të vizitës që Meta po e zhvillon në Kosovë në ditët e fundit si president i Shqipërisë.

Published

on

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka pranuar Çelësin e Prishtinës nga kryetari i kryeqytetit të Kosovës, Përparim Rama.

Kjo u bë në kuadër të vizitës që Meta po e zhvillon në Kosovë në ditët e fundit si president i Shqipërisë.

Dy ditë para se zyrtarisht të dorëzojë postin e kryetarit të shtetit, presidenti i Shqipërisë u shpall qytetar nderi i Komunës së Prishtinës.

Gjatë takimit me të parin e Prishtinës, Meta tha se kryeqyteti po tregon se po bëhet një qendër kulturore.

“Jam shumë i lumtur për këtë takim që kemi këtu, jam i lumtur që ju kthye Prishtinës një profesionistë i niveleve më të larta ndërkombëtare dhe është një mesazh i mirë që të gjithë të rinjtë intelektualët tanë që formohen në shkollat më të mira të kthehen dhe të marrin përgjegjësi publike. Më ka impresionuar shumë vizioni juaj që kam dëgjuar në takimin tonë të parë. Mezi pres të shikoj sa më shumë rezultate të këtij vizioni, ndërkohë e di që nuk është e thjeshtë dhe e lehtë”, tha Meta.

Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e falënderoi presidentin shqiptar për kontributin e tij për Kosovën dhe e ftoi atë të jetë pjesë e ngjarjeve të mëdha kulturore që po mbahen në vend, siç është Manifesta.

“Jeni të mirëseardhur në kryeqytet, e prej sot e tutje jo vetëm si vizitor mirëpo edhe si qytetar i nderit të kryeqytetit. E keni çelësin e kryeqytetit tonë por edhe zemrave tona kështu që shpresoj të vazhdojmë edhe pas postit presidencial të kemi një bashkëpunim të mirëfilltë, kryeqyteti tani është edhe i juaji… Prishtina është në këto 100 ditët e ardhshme në kulmin botëror për art e kulturë kështu që mburremi me këtë dhe shpresoj që ta vazhdojmë së bashku, jo vetëm Prishtina por edhe Shqipëria, së bashku jemi një dhe të vazhdojmë si një prej tash e në të ardhmen”, tha Rama.

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, Ilir Meta është takuar me krerët e institucioneve të shtetit dhe ka mbajtur një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

lajme

Republikanët bllokojnë procedurën e shkarkimit ndaj Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth

Published

on

By

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë bllokuar përpjekjen për të nisur procedurën e shkarkimit ndaj Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Përmes një votimi të zhvilluar në Dhomën e Përfaqësuesve, rezoluta për shkarkimin e Hegsethit u dërgua për shqyrtim në komisionet përkatëse, duke u hequr nga rendi i ditës për votim në seancë plenare. Ky vendim e bën pothuajse të pamundur që nisma të arrijë votimin përfundimtar deri më 3 janar 2027, kur përfundon legjislatura aktuale e Kongresit amerikan.

Nisma për shkarkimin e Hegsethit u ndërmor nga kongresmeni republikan Thomas Massie, një kritik i njohur i presidentit Donald Trump. Bllokimi i kësaj nisme po cilësohet si një shfaqje uniteti brenda radhëve të republikanëve në Kongres, pavarësisht sfidave dhe mosmarrëveshjeve të fundit politike. /BBC/

Continue Reading

Aktualitet

Shtëpia e Bardhë nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të ri të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Shtëpia e Bardhë ka nominuar zyrtarisht Mikhail Bogachekun për postin e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.

Emri i Bogachekut i është dërguar Senatit amerikan për procedurën e nevojshme të konfirmimit. Me origjinë nga Florida, ai gëzon një përvojë mbi 25-vjeçare në menaxhim dhe drejtim institucional, veçanërisht në sektorët e shëndetësisë dhe teknologjisë, si dhe ka shërbyer më parë si drejtor ekzekutiv në Organizatën e Shteteve Amerikane.

Nëse konfirmohet nga Senati, Bogachek do të marrë drejtimin e misionit diplomatik amerikan në Prishtinë. Ambasadori i fundit i emëruar i SHBA-së në Kosovë ishte Jeffrey Hovenier, i cili përmbylli mandatin e tij trevjeçar në fund të dhjetorit të vitit 2024, ndërsa që nga ajo kohë misioni është udhëhequr nga e Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati. /E.A/

Continue Reading

lajme

Kosova mposhtet nga Italia në futsall, synon vendin e dytë kundër Gjeorgjisë

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbjen e dytë radhazi ndaj Italisë në kuadër të Grupit 10 të raundit kryesor kualifikues për Kupën e Botës 2028.

Pas disfatës me rezultat 4:3 në Prishtinë, “Dardanët” u mposhtën edhe në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Barletta me rezultat 3:0. Golat për nikoqirët u realizuan nga Gabriel Motta, Antonio Molaro dhe Maurizio Silvestri.

Përfaqësuesja kosovare mbetet në kuotën e tri pikëve të grumbulluara nga fitorja ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e parë.

Përballja e radhës dhe vendimtare për Kosovën do të zhvillohet më 24 shkurt, kur në shtëpi do të presë Gjeorgjinë, me synimin për të siguruar pozitën e dytë në grup dhe kalimin në fazën e play-off-it. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Moti sot

Published

on

By

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët dhe me intervale me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK-së, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 5 gradë celsius, ndërsa ato maksimale të ditës parashihen të arrijnë nga 11 deri në 15 gradë celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara