Lajmet

​Rreth 900 votuesve nga diaspora nuk iu është pranuar vota në zgjedhjet e 14 shkurtit

Published

on

Në zgjedhjet e vitit 2021 votuesit nga jashtë vendit kanë harxhuar 1,3 milion euro për dërgimin e zarfeve. Në anën tjetër, rreth 900 votuesve nga diaspora nuk është pranuar vota e tyre, meqë nuk kanë pasur dokumente valide.

Shumica e këtyre votave vijnë nga Gjermania e Zvicra. Shqetësuese mbetet numri i madh i pakove të refuzuara, që sipas organizatës “Germin”, për disa nuk dihet as arsyeja. Kështu u tha në tryezën e organizuar me temën “Votimi nga jashtë vendit”.

Lirim Krasniqi nga organizata “Germin”, tha se votimi nga jashtë është një mekanizëm për trajtimin e barabartë të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit.

“Votimi nga jashtë nuk ka pasur një vëmendje të duhur deri më tani nga institucionet. Për dallim nga qytetarët që jetojnë në Kosovë, janë disa kritere që duhet të dëshmohen para KQZ-së. Është një numër i lartë i fletëvotimeve të refuzuara. Kjo është një shifër shqetësuese që duhet të konsiderohet nga KQZ. Në rastin më të mirë votuesit nga jashtë nuk dinë se si duhet të votohet. Nga këto arsyeje të refuzimit të pakova, disa prej tyre nuk kanë qenë të njohura fare”, deklaroi Krasniqi.

Ai ka shtuar se votimi në misione diplomatike ka mangësitë e tij, meqë vështirë mund të përgatiten në rast të zgjedhjeve të parakohshme.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka kërkuar ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, duke shtuar se ka pasur shumë ankesa të cilat janë adresuar nga votuesit jashtë vendit.

“Shteti duhet të garantojë jashtë dhe ka obligim ligjor dhe detyrim që të organizojë dhe mundësojë te gjithë atyre që të votojnë. Gjatë tërë proceseve zgjedhore është parë që ka pasur probleme. Duhet të ndryshojë Ligji për Zgjedhje që të mundësohet evitimi i këtyre mangësive”, ka shtuar ai.

Reformën zgjedhore e ka mbështetur edhe Arianit Elshani nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Madje ai ka kërkuar që të mbështetet nga “Germin” një gjë e tillë.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Fitore Pacolli ka thënë se përmes ligjit mund të vendoset se si të votohet në qendrat jashtë vendit.

Kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka përmendur sfidat gjatë procesit zgjedhor.

“175 mijë aplikacione te cilat janë dërguar me e-mail. 102 mijë votues kanë qenë votues të regjistruar si te suksesshëm. Të gjitha këto është dashur të trajtohen, dhe kjo ka qenë edhe një prej sfidave. I kemi më shumë se 1 milion fleta të printuara, kjo merr kohë dhe resurse njerëzore por e ka edhe koston e vet. Të gjitha këto është dashur të trajtohen në kohë të shkurt”, u shpreh Ahmetaj.

Avokati Taulant Hodaj tha se ka pasur kufizime për votim të qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë.

“Shumë shpejt do të dërgojmë te Avokati i Popullit, dhe do të merret një konstatim nëse ka pasur shkelje potenciale të garantuar me Kushtetutën e Kosovës”, deklaroi ai.

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Lajmet

UBT shënon 25 vite si institucioni me ndikimin më të madh ekonomik në arsimin jopublik

Published

on

By

Në jubileun e 25-vjetorit të themelimit, UBT po konfirmon edhe një herë pozicionin e tij si institucioni me numrin më të madh të të punësuarve në sektorin privat të arsimit të lartë në Kosovë, duke dëshmuar ndikimin e drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Për një çerek shekulli, UBT ka ndërtuar jo vetëm një institucion arsimor modern, por një ekosistem të fuqishëm zhvillimi që gjeneron vende pune, inovacion dhe stabilitet ekonomik. Nga një fillim modest me pak akademik, sot UBT përfshin qindra profesorë, doktorë shkencash, ekspertë dhe profesionistë nga të gjitha trojet shqiptare dhe më gjerë.

Rritja e vazhdueshme e stafit gjatë këtyre viteve reflekton vizion të qartë strategjik dhe investim të qëndrueshëm në kapitalin njerëzor. Ky zgjerim nuk përfaqëson vetëm sukses institucional, por një kontribut konkret në uljen e papunësisë dhe fuqizimin e tregut të punës në Kosovë.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se arritja e këtij jubileu përkon me një moment të rëndësishëm zhvillimor për institucionin.

“25 vjet më parë nisëm me një vizion për të ndërtuar një institucion që do të ndikonte realisht në zhvillimin e vendit. Sot, kur UBT është punëdhënësi më i madh në arsimin e lartë privat, mund të themi me bindje se kemi krijuar një model të qëndrueshëm që gjeneron dije, punësim dhe zhvillim ekonomik”, theksoi rektori Hajrizi.

Përgjatë këtij rrugëtimi, UBT ka investuar vazhdimisht në zgjerimin e kapaciteteve akademike, teknologjike dhe kërkimore, duke krijuar një mjedis profesional ku promovohen barazia gjinore, meritokracia dhe zhvillimi i vazhdueshëm.

Në 25-vjetorin e tij, UBT nuk feston vetëm historinë e suksesit, por konfirmon angazhimin për të vazhduar të jetë një shtyllë e ekonomisë së dijes dhe një motor i fuqishëm i punësimit në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

5 milionë euro për gratë ndërmarrëse dhe zhvillimin e zonave rurale në Kosovë

Published

on

By

Agjencia Franceze për Zhvillim, përmes Proparco, ka nënshkruar një marrëveshje financimi me Agjencionin për Financim në Kosovë (AFK) në vlerë prej 5 milionë eurosh, me qëllim fuqizimin e grave dhe komuniteteve rurale.

Nga kjo shumë, 3 milionë euro janë të destinuara për gratë ndërmarrëse, ndërsa 2 milionë euro të tjera për projektet në zonat rurale.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, vlerësoi se këto kredi do të ndihmojnë në rritjen e përfshirjes së grave në biznes dhe zhvillimin e sipërmarrësve në komunitetet rurale. Ai shtoi se sa më shumë gra të jenë të përfshira në biznes dhe sektorin publik, aq më e fortë bëhet Kosova.

Drejtori ekzekutiv i AFK-së, Xhevdet Spahija, theksoi se bashkëpunimi me Proparco do të fokusohet kryesisht në kreditimin e grave ndërmarrëse dhe grave në bujqësi. Ai gjithashtu kujtoi se që nga viti 1999, AFK ka shpërndarë rreth 500 milionë euro përmes afro 165 mijë kredive.

Drejtori Regjional për Euroazi në Proparco, Steve Gardon, u shpreh se partneriteti synon të bëjë zhvillimin ekonomik në Kosovë më gjithëpërfshirës, duke fokusuar mbështetjen tek gratë sipërmarrëse dhe bizneset në zonat rurale, ku qasja në financa është më e kufizuar.

/Kosovapress/

Continue Reading

Të kërkuara