Lajmet

Deputetët kërkojnë nga drejtori i AKI-së informacione për incidentin me alpinistët në veri dhe “non-paperin”

Published

on

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti ka zhvilluar një takim njoftues me deputetët e Komisionit për mbikëqyrjen e agjencisë që ky i fundit e drejton, ku është pyetur për incidentin me alpinistët në veri dhe për dokumentin e publikuar më parë të njohur si ‘non-paper’.

Takimi është mbajtur i mbyllur për media, teksa pas përfundimit të tij kryetarja e komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi ka pasur edhe pyetje nga deputetët.

Musliu në një konferencë për media tha se dy nga çështjet për të cilat deputetët kanë treguar interesim ishin incidenti me alpinistët në veri të Mitrovicës dhe “non-paper”, dokumentin e publikuar nga mediat më parë, si nismë e Francës dhe Gjermanisë për rifillimin e dialogut dhe përmbylljen e tij me marrëveshje finale.

Lidhur me këtë, Musliu tha se nga drejtori i AKI-së u është bërë e ditur se të dy këto çështje kanë vëmendjen e duhur të kësaj agjencie.

“Më shumë ishte takim i karakterit njoftues por gjithsesi pati edhe pyetje të cilat i parashtruan deputetët dhe unë si kryetare e komisionit. Ndoshta vlen të ceket që dy nga pyetjet e parashtruara ishin incidenti që ndodhi me alpinistët në veri të Mitrovicës dhe po ashtu e pyetëm se a ka njohuri rreth një sekreti publik që tashmë jo vetëm që është diskutu në qarqet e politikës të brendshme, por edhe në qarqet ndërkombëtare, për non-paper-s që janë diskutuar mjaft dhe lamë takim të radhës pas disa ditësh. Kështu që po besoj se e kemi fillu mbarë”, tha ajo teksa uroi që të kenë bashkëpunim të mirë me drejtorin e AKI-së.

Ajo bëri të ditur se javën e ardhshme do të ftojnë në takim kryeinspektorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencës, për të pasur një pasqyrë të qartë të agjencisë për të parë mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. Sipas saj, komisioni do të merret edhe me çështjen e plotësim-ndryshmit të ligjit të AKI-së.

“Jemi në diskutim e sipër që kemi nevojë për plotësim-ndryshimin e ligji të AKI-së. Do të shohim tash se a është në agjendën qeverisëse, tash veç e kemi programin qeverisës. Nëse aty nuk ka diçka të marrim iniciativë brenda komisionit, por besoj që si komision ka një funksionim të mirë dhe koordinim të plotë”, shtoi ajo.

Petrit Ajeti është emëruar drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë më 15 prill.

Lajmet

Qeveria mban mbledhjen e 29-të elektronike, miraton disa vendime

Published

on

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të 29-të në formë elektronike, ku ka miratuar disa vendime që lidhen me infrastrukturën, arsimin dhe mbështetjen e sektorit të inovacionit dhe teknologjisë.

Vendimet kryesore:

  • Miratohet projekti për furnizimin me ujë në Leposaviq – Qeveria ka miratuar dhënien në shfrytëzim afatgjatë pa kompensim të pronave të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës për KRU “Mitrovica”, me qëllim realizimin e projektit për sigurimin e furnizimit me ujë të pijshëm në Komunën e Leposaviqit.
  • 255 mijë euro për tekstet e nxënësve shqiptarë në Luginën e Preshevës – Janë ndarë 255,153.45 euro për pajisjen me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për vitin shkollor 2025/2026.
  • 40 mijë euro për inovacionin dhe teknologjinë – Qeveria ka ndarë 40,000 euro për mbështetjen e organizimit të ngjarjeve ndërkombëtare në fushën e inovacionit, teknologjisë, ndërmarrësisë dhe transformimit digjital, me qëllim promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe forcimin e ekosistemit vendor.
    • 20,000 euro janë ndarë për FLOSSK – Free Libre Open Source Software Kosova.
    • 20,000 euro janë ndarë për Innovation Centre Kosovo (ICK)./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj gjashtë personave për krim të organizuar dhe vepra të tjera penale

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj gjashtë personave të identifikuar me inicialet A.H., L.D., M.D., Q.E., A.G. dhe F.O.

Të pandehurit akuzohen për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, kjo akuzë ndërlidhet edhe me vepra të tjera penale, që përfshijnë “Veprimet përgatitore për vrasje të rëndë”, “Detyrimi”, “Zjarrvënia”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Continue Reading

Lajmet

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e identifikimit elektronik

Published

on

By

Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të shërbimeve të besuara dhe identifikimit elektronik. Kjo marrëveshje synon të lehtësojë përdorimin e shërbimeve digjitale ndërmjet dy vendeve dhe të mbështesë bashkëpunimin në kuadër të transformimit digjital.

Ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike i Kosovës, Lulëzon Jagxhiu, deklaroi se ky dakordim përbën një hap në avancimin e transformimit digjital dhe integrimit evropian të Kosovës, duke vlerësuar gjithashtu marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Nga ana tjetër, Ministri i Administratës Publike i Malit të Zi, Marash Dukaj, vlerësoi se marrëveshja do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët, bizneset dhe procesin e përbashkët të integrimit në Bashkimin Evropian.

Ai shtoi se Mali i Zi synon që deri në fund të muajit tetor të nënshkruajë marrëveshje të ngjashme me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Dy viktima nga stuhitë në Francë, mbi 53 mijë familje mbeten pa energji elektrike

Published

on

Të paktën dy persona kanë humbur jetën pasi stuhi të fuqishme goditën Francën gjatë natës, duke i dhënë fund një vale të zgjatur të të nxehtit.

Sipas mediave franceze, në Saint-Victornienne një grua humbi jetën pasi u godit nga një pemë e rrëzuar, ndërsa në Dolomieux një burrë u gjet i karbonizuar në një punishte që mori flakë pasi u godit nga rrufeja.

Operatori i rrjetit elektrik Enedis njoftoi se rreth 53 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërprerjet kanë prekur kryesisht rajonet Auvergne-Rhône-Alpes në juglindje dhe New Aquitaine në jugperëndim të Francës.

Ndërkohë, shërbimi meteorologjik Meteo-France ka hequr paralajmërimin portokalli për stuhi në departamentet e prekura, pasi më herët kishte paralajmëruar për breshër dhe erëra të forta në disa pjesë të vendit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara