Kronikë e zezë

​Rrahu gruan, arrestohet një burrë në Kaçanik

Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Published

on

Policia në Kaçanik ka pranuar informacion për një rast të dhunës në familje. Në njoftim thuhet se policët rendit dhe ata hetues menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë arrestuar personin F.L. i cili si shkak i një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij dhe kishte dëmtuar dhe demoluar orenditë e shtëpisë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Sot, në ora 10:50 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Nevzat Qallaku’ në Kaçanik ishte një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policët rendit e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin F.L (M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij dhe kishte dëmtuar dhe demoluar orenditë e shtëpisë. Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje”, njofton policia.

Lajmet

Policia e Ferizajt me aksion të shtuar: 1.511 gjoba të shqiptuara në shtatë ditë

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar aktivitetet për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.

Gjatë periudhës nga 6 deri më 12 korrik 2026, policia ka shqiptuar gjithsej 1.511 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka pezulluar 43 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në komunikacion.

Në të njëjtën periudhë janë regjistruar 42 aksidente, prej të cilave 23 kanë qenë me lëndime trupore, ku janë lënduar 31 persona, ndërsa 19 aksidente kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me kontrolle dhe aktivitete të shtuara me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Njëkohësisht, policia u ka bërë apel të gjithë shoferëve që të respektojnë rregullat e trafikut, të tregojnë kujdes gjatë vozitjes dhe të bashkëpunojnë me autoritetet duke raportuar çdo kundërvajtje përmes stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose numrit kujdestar 192./A.K/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Kërcënoi përfaqësuesit e lartë të Kosovës në rrjete sociale, arrestohet shtetasi i huaj në pikën kufitare

Published

on

By

Një shtetas i huaj është arrestuar të dielën në pikën kufitare në Stanqiq, pasi kërkohej për dhunë dhe kërcënime ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës.

Arrestimi i tij u bë mbi bazën e një urdhërarresti të lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë. Sipas policisë, i dyshuari e kishte kryer këtë vepër penale përmes një postimi në rrjete sociale në tetor të vitit të kaluar.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Aksident në Prishtinë: Goditet një këmbësore, arrestohet shoferi

Published

on

By

Një këmbësore ka marrë lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë pasditen e së dielës në Prishtinë.

Sipas raporti njëditor, policia ka arrestuar shoferin e dyshuar, i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin nga pakujdesia.

Ndërsa me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë

Published

on

By

Një burrë është gjetur pa shenja jete të dielën në Mitrovicën e Jugut.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në vendngjarje.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa policia po e trajton rastin si vdekje të dyshimtë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara