Aktualitet
Revista italiane: Zbulojini bukuritë e Shqipërisë
Artikulli është shkruar nga filiali italian i revistën Vanity Fair.
Published
4 years agoon
By
UBT newsJo vetëm deti, tashmë i njohur nga e gjithë Evropa, por edhe kryeqyteti, Tirana, ofron një gamë të gjerë dhe të shijshme gastronomike, shkruan filiali italian i revistës Vanity Fair.
Toka e Shqiponjave është një thesar bizhuterish kulturore dhe natyrore që duhen zbuluar dhe admiruar. Një udhëtim është mënyra më e mirë për të humbur mes fshatrave të gurtë, qyteteve historike dhe kështjellave, ku koha duket se ka ndalur. Pa harruar të pushohet mes burimeve natyrore dhe pellgjeve të thella me ujë në kufijtë e Evropës.
Pallatet me pamje nga deti, një rrip i gjatë me rërë, dhe restorante njëri pas tjetrit. Janë këto pamjet që ofron Durrësi, duke lënë një përshtypje të mirë tek vizitorët.
Megjithatë, mjafton të shkosh përtej pamjes së detit dhe të futesh në qytet si për shembull në vende arkeologjike.
Ashtu si Amfiteatri Romak, më i madhi në rajon ku mund të ulen deri në 20 000 spektatorë, i ndërtuar nga perandori Hadrian dhe i zbuluar në vitet 1960 nën themelet e një lagjeje banimi.
Forumi Bizantin, me banjat romake dhe kolonat e bukura korintike, kulla veneciane, pjesë e mureve që mbyllnin qendrën historike janë një xhevahir që nuk i shpëton as syrit më të shpërqendruar.
Berati
Njëqind kilometra nga Durrësi ndodhet Berati, një grusht shtëpish të bardha me dritare të shumta. Qyteti është shembulli më i mirë i bashkëjetesës fetare shekullore në Tokën e Shqiponjave, një vend ku zëri i muezinit përzihet me zhurmën e kambanave dhe minareve.
Këshillohet një vizitë në rrethinat e Goricës dhe Mangalemit, të ndara nga lumi Osum, me kishat, xhamitë dhe shtëpitë e tyre tradicionale, si dhe në muzeun Solomon, kushtuar historisë së hebrenjve të shpëtuar nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Këtu ndodhet edhe muzeu Onufri, kushtuar ikonografisë së piktorit shqiptar me të njëjtin emër, dhe Kisha e Trinisë së Shenjtë, e cila ofron një pamje të gjerë të luginës poshtë.
Kalaja e Girokastrës
Rreth tre orë rrugë nga Tirana ndodhet Tepelena, e famshme për burimet e ujit më të mirë në Shqipëri, dhe që lidhet me vendlindjen e Ali Pashait, guvernator shqiptar në kohën e Perandorisë Osmane i cili priti në oborrin e tij njerëz të famshëm, përfshirë poetin anglez Lord Bajron.
Gjirokastra njihet edhe si vendlindja e ish-diktatorit Enver Hoxha (shtëpia e familjes së të cilit është kthyer në një muze interesant etnografik mund të vizitohet), dhe është një xhevahir guri pak kilometra larg Greqisë.
Një shëtitje në qendrën e saj historike, midis rezidencave të shekullit XIX, pazareve ku mund të blini qilima përpara se të arrini në kala e cila ofron pamje të pakrahasueshme mbi çatitë e qendrës historike dhe malet përreth.
Rreth 36 kilometra nga Gjirokastra ndodhet qyteti i Përmetit i cili është i famshëm për glikotë, një komposto e bërë nga fruta dhe sheqer, dhe banjat termale të Bënjës.
Banjat termale të Bënjës
Për t’i arritur ato, dilni nga qendra e vogël historike, kaloni Kishën e Shën Mërisë në Leusë, një kryevepër ortodokse e shekullit XVIII, e ndërtuar mbi mbetjet e një ndërtese të shekullit VI, derisa të arrini në destinacionin tuaj.
Banjat natyrore rrjedhin pranë një ure të vjetër të kohës osmane.
Shtrirja e rrugës që lidh Përmetin dhe Korçën është sfiduese, por ofron pamje mahnitëse. Udhëtimi prej katër orësh ndërpritet me një ndalesë për shije në fshatin Gërmenj, në fermën Sotira, një fermë e drejtuar nga familja, ku kryefjala është bio.
Korça është qyteti i artit dhe i ushqimit të mirë, një destinacion i preferuar i vendasve për pushimet dimërore, falë reshjeve të dendura të borës dhe një destinacion i gjallë veror kur pret festën e birrës, e cila çdo vit në gusht gjallëron netët e Pazarit të Vjetër i rinovuar para disa vitesh.
Më në lindje, ndodhet Pogradeci me Liqenin e Ohrit, Lini, Driloni dhe Tushemishti me koranin e tyre të shijshëm, një peshk i ujërave të ëmbla që jeton vetëm në këtë zonë./atsh/
Kronikë e zezë
Arrestohet një i mitur në Kaçanik për dhunë psikike ndaj familjes
Published
11 minutes agoon
April 7, 2026By
UBTNews
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një incident i dhunës në familje është regjistruar në Kaçanik, ku policia ka arrestuar një person të moshës së mitur.
Arrestimi ka ndodhur pasi i dyshuari kishte ushtruar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij gjatë orëve të vona të mbrëmjes.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i mituri është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme.
Lajmet
Ethet e Champions League: Real Madrid pret Bayernin, Arsenali udhëton drejt Lisbonës
Published
30 minutes agoon
April 7, 2026By
UBTNews
Sonte nisin përballjet e para të fazës çerekfinale të UEFA Champions League, ku vëmendja kryesore do të jetë në “Santiago Bernabeu” dhe “Jose Alvalade”.
Sipas orarit zyrtar, të dyja ndeshjet pritet të nisin në orën 21:00 dhe premtojnë spektakël mes gjigantëve evropianë.
Real Madrid – Bayern Munich Në Madrid zhvillohet ajo që shumë e konsiderojnë si “finalen para finales”. Real Madridi pret kampionët gjermanë të Bayern Munich në një përballje historike. Trajneri i madrilenëve ka kërkuar mbështetjen maksimale të tifozëve për të marrë një rezultat pozitiv përpara ndeshjes së kthimit në Mynih, ndërsa te Bayerni besojnë te forca e grupit për të befasuar në Spanjë.
Sporting CP – Arsenal Në anën tjetër, Arsenali luan si mysafir kundër Sportingut të Lisbonës. “Topçinjtë” vijnë në këtë ndeshje me një formë të lartë në Evropë, por do të përballen me një Sporting që nuk ka pësuar asnjë humbje në shtëpi gjatë këtij sezoni në Champions. Portugezët synojnë të bëjnë historinë, ndërsa ekipi i Mikel Artetas kërkon të hedhë një hap të sigurt drejt kualifikimit në katërshen më të mirë.
Ndeshjet e kthimit për këto dy çifte do të zhvillohen javën e ardhshme, më 15 prill, ku edhe do të përcaktohen zyrtarisht skuadrat që kalojnë në fazën gjysmëfinale.
Lajmet nga UBT
Studentë të nivelit Master të Fakultetit Agrikulturë dhe Mjedis në UBT vizitojnë Korçën për inovacionet në pemëtari
Published
34 minutes agoon
April 7, 2026By
ubtnews
Programi Master i Fakultetit të Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT vazhdon të dëshmojë përkushtimin ndaj mësimit praktik dhe ndërkombëtarizimit, duke u ofruar studentëve përvoja të drejtpërdrejta në terren dhe kontakt me praktikat më të avancuara në rajon.

Në këtë kuadër, më 2 dhe 3 prill, studentët e nivelit Master realizuan një vizitë studimore në Korçë, në kuadër të lëndës Pomologji e Avancuar, e ligjëruar nga Prof. Kujtim Lepaja. Vizita u organizua me ftesë të ADAD Malore dhe me mbështetjen e GIZ Albania.
Gjatë kësaj vizite, studentët u përfshinë në aktivitete praktike, trajnime dhe demonstrime mbi masat e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike në prodhimin e frutave, duke reflektuar qasjen bashkëkohore që ofron programi i studimit në UBT.
Ata patën mundësinë të njihen nga afër me Shërbimin e Parashikimit dhe Paralajmërimit të Sëmundjeve dhe Dëmtuesve, një sistem inovativ që ndihmon fermerët dhe ekspertët në menaxhimin efikas të rreziqeve klimatike dhe biologjike.
Në fokus të vizitës ishin:
- Inovacionet e fundit në pemishtet e Korçës, një nga zonat më të zhvilluara për kultivimin e mollës në rajon;
- Përdorimi i stacioneve moderne meteorologjike për monitorim dhe paralajmërim të hershëm;
- Praktikat më të avancuara për menaxhimin e pemëve dhe rritjen e prodhimit në kushte klimatike sfiduese.
Kjo përvojë i mundësoi studentëve të lidhin njohuritë teorike me praktikën reale, duke forcuar kompetencat profesionale dhe duke i përgatitur për tregun e punës në sektorin e bujqësisë moderne.
Programi në UBT është ndër programet më inovative në vend, i orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm, teknologjive të reja dhe përgatitjes së ekspertëve që i përgjigjen sfidave reale të sektorit agro-mjedisor.

Lajmet
Sekuestrohen tri armë në Malishevë, shoqërohet në polici një person
Published
45 minutes agoon
April 7, 2026By
UBTNews
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është shoqëruar në stacionin policor në fshatin Carravranë të Malishevës për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit në oborrin e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar tri armë, dy karikatorë si dhe 26 fishekë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.
Dua Lipa po martohet
Arrestohet një i mitur në Kaçanik për dhunë psikike ndaj familjes
Rita Ora në kopertinën e “Crash 108”
Ethet e Champions League: Real Madrid pret Bayernin, Arsenali udhëton drejt Lisbonës
Studentë të nivelit Master të Fakultetit Agrikulturë dhe Mjedis në UBT vizitojnë Korçën për inovacionet në pemëtari
Sekuestrohen tri armë në Malishevë, shoqërohet në polici një person
Zhduket një grua në Prizren
Nga kriza në heroizëm: Si e ndryshoi Trump narrativën e luftës
Aksident fatal në rrugën Drenas-Baicë: Humb jetën shoferi i veturës
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
