Lajmet

​Raporti i Facebook-ut: Rusia është përhapësi kryesor i dezinformimit dhe propagandës

Published

on

Facebook njofton se Rusia është përhapësi kryesor i dezinformimit dhe propagandës në internet.

Sipas raportit më të ri të këtij rrjeti social për kërcënimet online, pas Rusisë po ashtu Irani synon të bëjë manipulimin e opinionit publik.

Studiuesit e Facebookut shumicën e operacioneve ruse i lidhin me Agjencinë e Kërkimit në Internetit (IRA) që ka qendrën në Shën Petersburg, e cila nga inteligjenca amerikane ishte akuzuar për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2016.

Strategjia e gjerë e sigurisë së Facebookut kundër operacioneve të ndikimit u zhvillua në përgjigje të ndërhyrjeve të huaja nga akterët rusë në vitin 2016“, thuhet në raport.

Gjithashtu, ky raport gjen lidhjen e dezinformatave me inteligjencën ushtarake ruse.

Sipas Facebookut, sulmet dezinformuese ruse u përqendruan kryesisht në vendet fqinje dhe pjesërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga operacionet në Meksikë.

Përpjekjet e Rusisë për dezinformim në internet brenda SHBA-së ishin kryesisht të lidhura me zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, zgjedhjet për Kongresin në vitin 2018 dhe zgjedhjet presidenciale të 2020-së”, vijon raporti.

Operacioni rus me qendër në Meksikë bëri shkrime mbi feminizmin, identitetin hispanik dhe “Black Live Matters”.

Nuk kemi parë prova të mjaftueshme për të pretenduar se ky operacion shtrihet përtej individëve nga Meksika, por në zbulimin e publikut, FBI ia atribuoi këtë aktivitet Agjencisë Ruse të Kërkimit të Internetit“, përfundon Facebook.

Gjetjet e këtij studimi bazohen në raporte të botuara më parë nga hulumtuesit e Facebookut mbi fushatat dezinformuese dhe propaganduese që ndodhën midis viteve 2017 dhe 2020.

Lajmet

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, me ç’rast njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Published

on

By

Një grua është arrestuar në Lipjan nën dyshimin se ka shantazuar një burrë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, e njëjta dyshohet se veprën penale “Shantazh” ndaj viktimës e ka ushtruar për disa muaj me radhë.

E dyshuara, pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt. /E. A/

Continue Reading

Lajmet

Paradite mot i ngrohtë, pasdite priten reshje lokale e rrufe

Published

on

By

Të martën mbi vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, ku temperaturat minimale në orët e mëngjesit do të lëvizin nga 14°C deri në 17°C.

Ndërkohë, ato maksimale gjatë ditës pritet të ngrihen duke arritur nga 28°C deri në 32°C.

Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe perëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi prej 2 deri në 8 m/s.

Ndryshim i lehtë i motit parashihet gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, ku në vende-vende priten reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me shkarkime rrufesh. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Breshëri dëmton rreth 90% të të mbjellave në Istog

Published

on

By

Stuhia e fuqishme e breshërit që goditi komunën e Istogut ka shkaktuar dëme materiale në sektorin e bujqësisë.

Siç raporton RTK, vlerësimet fillestare të autoriteteve lokale tregojnë se rreth 90 për qind e sipërfaqeve të mbjella në këtë territor mund të jenë prekur nga moti i ligë.

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Istogut, Artan Gegaj, bëri me dije për RTKlive se, ndonëse ende nuk ka një bilanc përfundimtar, stuhia ka dëmtuar një pjesë të madhe të kulturave bujqësore.

Ai njoftoi se nga mëngjesi i së martës do të formohen komisionet përkatëse për të dalë në terren me qëllim evidentimin e saktë të dëmeve dhe identifikimin e fermerëve të prekur.

Sipas Gegës, Komuna e Istogut dhe kryetari Ilir Ferati do të angazhohen për t’u dalë në ndihmë fermerëve gjatë procesit të vlerësimit. Gjithashtu, ai i bëri thirrje Ministrisë së Bujqësisë për mbështetje emergjente, duke theksuar se “dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme”. /RTK/

Continue Reading

Të kërkuara