

Aktualitet
Rama në OKB: Lufta e Rusisë në Ukrainë paraqet kërcënim për mbarë botën
Nga 1 qershori, për një muaj, Shqipëria do ta kryesojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Published
3 years agoon
By
UBT.NewsKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur sot fjalim në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, pasi Shqipëria mori për herë të parë Presidencën e Këshillit të Sigurimit.
Deklarata e mbajtur përpara kryesimit të mbledhjes së parë, u fokusua kryesisht te lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj.
“Ky është vetëm fillimi i Presidencës shqiptare të Këshillit të Sigurimit dhe menjëherë sjellim tashmë për diskutim në Këshill një çështje të rëndësisë së lartë, llogaridhënien. Pas pak minutash do të kem nderin dhe kënaqësinë të kryesoj në emër të Presidencës shqiptare një debat të hapur për forcimin e llogaridhënies dhe drejtësisë për shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtarë. Zbatimi i së drejtës ndërkombëtare dhe i Kartës së OKB-së, mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut dhe mbështetja e sistemit të OKB dhe i veprimit shumëpalësh janë në zemër të politikës së jashtme shqiptare e po kështu janë përparësitë kryesore të mandatit tonë në Këshillin e Sigurimit”, ka thënë kryeministri Rama.
Kryeministri Rama tha se pasojat shkatërrimtare të luftës në Ukrainë ka shkaktuar edhe pasiguri ushqimore që mund të çojnë në një uri të pashembullt, duke bërë nevojën për një llogaridhënie më efektive, një çështje kyçe për Kombet e Bashkuara dhe vendet e saj anëtare.
“Lufta e Rusisë në Ukrainë që paraqet sfida e kërcënime të shumëfishta për mbarë botën, e ka përforcuar edhe më tej këtë nevojë. Vënia përpara përgjegjësisë për krimet, për shkeljet masive, përshi llogaridhënien e individëve në kuadër të së drejtës penale, është kyçe për të rivendosur besimin e publikut tek drejtësia dhe tek institucionet e sigurisë përfshirë Këshillin e Sigurimit dhe për të ndërtuar sundimin e ligjit dhe një paqe të qëndrueshme”, ka thënë Rama.
Ai ka theksuar se çështja e llogaridhënies mbetet në qendër të masave kolektive të bashkësisë ndërkombëtare për të zmbrapsur aktet e agresionit dhe se objektivat e sotme në debat janë të trefishta.
“Së pari, të rritet roli i bashkësisë ndërkombëtare për të vënë para përgjegjësisë shtete dhe ato që veprojnë për llogari të tyre për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare. Së dyti, të forcohen mekanizmat e llogaridhënies jo vetëm në nivel shtetëror, por po kështu në atë rajonal dhe ndërkombëtar. Së treti, ta orientojmë vëmendjen te viktimat, të përcaktojmë të vërtetën për krimet ndërkombëtare dhe shkeljet masive të të drejtave të njeriut dhe shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare është thelbësore për të vënë në vend të drejtat dhe dinjitetin e viktimave dhe të afërmve të tyre. Është po kështu kritike për të çuar më përpara paqen dhe pajtimin”, ka thënë Rama.
Ai ka theksuar se autorët e krimeve nuk mund të lihen të lirë, andaj është e rëndësishme që të punojmë së bashku në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e objektivat e Kombeve të Bashkuara siç sanksionohen në kartën e OKB-së.
“Llogaria efektive do të kontribuojë për paqen, pajtimin dhe rritjen e sigurisë për të ndërtuar demokracinë në nivel lokal, rajonal, global e për ta mbrojtur dhe për të nxitur të drejtat e njeriut kudo. Duhet të bëjmë gjithçka mundemi që ta bëjmë botën gjithnjë e më të vogël për shkelësit duke përdorur mjetet dhe mekanizmat e llogaridhënies përmes drejtësisë. Pandëshkueshmëria duhet të mbetet histori”, ka thënë Rama.
Nga 1 qershori, për një muaj, Shqipëria do ta kryesojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Kjo është hera e parë që vendi merr një rol të tillë në këtë organizatë ndërkombëtare, pasi që u përzgjodh që të jetë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së këtë vit.
Bota
Ukraina dhe SHBA nënshkruajnë draft marrëveshjen për mineralet
Published
1 day agoon
April 18, 2025By
UBTNews
Qeveria e Ukrainës ka njoftuar nënshkrimin e planit të një marrëveshjeje mineralesh mes Ukrainës dhe SHBA-së.
Ministrja e ekonomisë Julia Svyrydenko tha se memorandumi i hap rrugën asaj që ajo e quajti një marrëveshje partneriteti ekonomik.
Ajo tha se një marrëveshje përfundimtare do të përfshinte gjithashtu një fond investimi për rindërtimin e Ukrainës. Zyrtarët amerikanë shprehën shpresën se një marrëveshje mund të përfundojë deri në fund të javës së ardhshme.
Incidenti publik i Donald Trump me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë në shkurt, i kishte çuar përkohësisht negociatat jashtë kursit.
Svyrydenko njoftoi nënshkrimin e memorandumit në X, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Postimi i saj përfshinte foto të saj dhe Sekretarit të Thesarit të SHBA Scott Bessent duke nënshkruar veçmas draft marrëveshjen për mineralet.
“Ne jemi të lumtur të njoftojmë nënshkrimin, me partnerët tanë amerikanë, të një memorandumi i cili hap rrugën një Marrëveshje të Partneritetit Ekonomik dhe krijimin e Fondit të Investimeve për Rindërtimin e Ukrainës,” shkroi Svyrydenko.
Nënshkrimi u krye gjatë një telefonate në internet me Bessent, i cili tha se detajet e marrëveshjes ishin ende duke u përpunuar.
“Është në thelb ajo për të cilën kishim rënë dakord më parë. Kur presidenti Volodymyr Zelensky ishte këtu, ne patëm një memorandum mirëkuptimi. Ne shkuam direkt në marrëveshjen e madhe dhe mendoj se është një marrëveshje 80 faqesh dhe kjo është ajo që ne do të nënshkruajmë,” tha ai.
Donald Trump la të kuptohet gjithashtu për marrëveshjen gjatë një konference për shtyp me udhëheqësen italiane Giorgia Meloni.
“Ne kemi një marrëveshje për mineralet që mendoj se do të nënshkruhet të enjten… të enjten e ardhshme. Së shpejti. Dhe supozoj se ata do të përmbushin marrëveshjen. Kështu që do të shohim. Por ne kemi një marrëveshje për këtë,” tha ai.
Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj një kërkese për detaje të mëtejshme mbi kohën dhe përmbajtjen e marrëveshjes, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Masa është një hap drejt një marrëveshjeje që do t’i lejonte SHBA-së akses në mineralet kritike të Ukrainës, si dhe në naftë dhe gaz.
Raportet e mëparshme treguan se një “fond investimi” do të krijohej për rindërtimin e Ukrainës dhe do të menaxhohej nga Kievi dhe Uashingtoni në “kushte të barabarta”.
Presidenti Volodymyr Zelensky kishte shpresuar të përdorte marrëveshjen për të siguruar një garanci sigurie të SHBA-së në vendin e tij në rast të një marrëveshjeje armëpushimi me Rusinë.
Megjithatë plani u rrëzua në shkurt nga përplasja e nxehtë e Zelensky dhe Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Bota
Putin: Rusia është e gatshme të marrë masa për të ruajtur sovranitetin e Sirisë
Published
1 day agoon
April 18, 2025By
UBTNews
Presidenti rus Vladimir Putin tha gjatë një bisede me emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, se Rusia është e gatshme të marrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur sovranitetin e Sirisë.
“Ne do të donim të bëjmë gjithçka që Siria, mbi të gjitha, të mbetet një shtet sovran, i pavarur dhe territorialisht integral”, tha Putin.
Sipas tij, Rusia është gjithashtu e gatshme të ofrojë ndihmë për popullin sirian, duke përfshirë ndihmën humanitare.
Putin beson se ka shumë probleme në Siri – probleme politike, sigurie dhe ekonomike, raportoi Izvestia.
Emiri i Katarit Tamim bin Hamad Al Thani ndodhet për një vizitë zyrtare në Rusi.
Bota
Netanyahu: Izraeli nuk do të lejojë që Irani të ketë armë bërthamore
Published
1 day agoon
April 18, 2025By
UBTNews
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu riafirmoi sot se Izraeli nuk do të lejojë që Irani të ketë armë bërthamore.
“Kryeministri e ka bërë të qartë disa herë: Izraeli nuk do të lejojë që Irani të marrë armë bërthamore”, thuhet në deklaratën e kabinetit të Netanyahut, raportoi The Times of Israel.
Deklarata thoshte se Netanyahu, të cilin Irani e sheh si armikun më të madh të Izraelit, “krijoi operacione të panumërta të hapura dhe të fshehta kundër programit bërthamor të Iranit” dhe “udhëhoqi një fushatë globale kundër programit bërthamor të Iranit”.
Ministri i Jashtëm iranian Seyed Abbas Aragchi u takua të shtunën në kryeqytetin e Omanit, Muscat me të dërguarin special të presidentit amerikan, Steve Witkoff, lidhur me programin bërthamor të Teheranit, me të dyja palët që e përshkruan takimin si “konstruktiv”.
Bisedimet në Muscat pasuan deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump në fillim të marsit se ai u dërgoi një letër udhëheqësve iranianë, përmes Emirateve të Bashkuara Arabe, në të cilën ai propozon negociatat për programin bërthamor të Iranit.
Irani më vonë ra dakord për bisedime indirekte.
Bota
Trump: Të shtënat në Florida “turp”, por nuk do ta ndryshoj ligjin për armët
Published
1 day agoon
April 18, 2025By
UBTNews
Presidenti amerikan Donald Trump i përshkroi të shtënat në Universitetin Shtetëror të Floridës si një “turp”, në të cilën dy persona u vranë dhe të paktën pesë persona u plagosën, duke shtuar se nuk ka gjasa që ligjet federale të armëve të ndryshojnë.
“Unë jam një mbështetës i madh i Amendamentit të Dytë. Këto gjëra janë të tmerrshme, por armët nuk qëllojnë njerëz, janë njerëzit ata që qëllojnë”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, raportoi CNN.
Ai vuri në dukje se ka detyrimin të mbrojë Amendamentin e Dytë, sipas të cilit qytetarët amerikanë kanë të drejtë të mbajnë armë.
Gjatë fushatës presidenciale vitin e kaluar, Trump u tha mbështetësve se Amendamenti i Dytë ishte “nën rrethim”.

Protestë e re kundër shtrenjtimit të rrymës në Prishtinë

Osmani dekoron me medalje tre të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës

Prokuroria kërkon vazhdimin e paraburgimit për Selimin dhe Krasniqin

Rama: Vendimi për ndërprerjen e projektit në shesh nuk është i mbështetur ligjërisht

Avokati Rodney Dixon: Trupi gjykues po sfidon padrejtësisht dëshmitarin

Van Damme thotë se ka simpati për Putinin: Dua të shkoj në Rusi dhe të bëhem ambasador i paqes atje

Kryetari i Prishtinës mirëpret Vasfije Krasniqin në Odën e Kryeqytetit

Rama: Sot kujtojmë sakrificën për liri dhe demokraci

Sporti ndihmon edhe në përmirësimin e shikimit
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota3 months ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota3 months ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Përgatituni për të udhëhequr politikën e të ardhmes me Fakultetin e Shkencave Politike në UBT