Teknologji

Përjetoni avantazhin e privatësisë me Samsung Galaxy, liria fillon nga siguria

Published

on

Në epokën digjitale duket sikur kemi bërë një marrëveshje të heshtur: komoditeti në këmbim të privatësisë.

Çdo klikim, çdo pëlqim dhe çdo hap që bëjmë regjistrohet, analizohet dhe kthehet në të dhëna tregu.

Ndihemi më pak si pronarë të pajisjeve dhe më shumë si produkti që shitet.

Por, a duhet të jetë patjetër kështu?

A është e mundur të përfitojmë nga teknologjia më e fundit pa i dorëzuar çelësat e jetës sonë personale?

Për Lirën – një profesioniste në fillim të karrierës, që e vlerëson autonominë mbi gjithçka, kjo nuk ishte pyetje filozofike. Ishte domosdoshmëri. Ajo u lodh duke u ndjerë e pasigurt sa herë që instalonte një aplikacion të ri apo dërgonte një dokument personal. Ajo kërkonte kontroll. Donte që privatësia e saj të mos ishte një mburojë pasive, por një forcë aktive. Dhe pikërisht këtë forcë e gjeti te Samsung Galaxy.

Themeli i besimit: Knox Vault

Hapi i parë drejt autonomisë ishte të dinte se identiteti i saj ishte i mbrojtur në mënyrë reale. Ajo zbuloi se Samsung nuk e trajton sigurinë vetëm si softuer, por si sistem të fortifikuar fizik.

Këtu hyri në skenë Samsung Knox Vault.

Përfytyroni kasafortë të vërtetë, harduerike, të integruar brenda telefonitm me procesorin dhe memorien e izoluar nga pjesa tjetër e sistemit. Ruhen të dhënat biometrike të Lirës, fjalëkalimet, çelësat e aksesit.

Tani ajo hap telefonin ose përdor aplikacionet bankare me një qetësi të re. Çelësat e identitetit nuk janë më linja kodesh, qëndrojnë të kyçur në një kasafortë që hakerat nuk mund ta prekin.

Kjo siguri e padukshme i dha asaj bazën për të vepruar pa frikë.

Fuqia për të vendosur rregullat: Privacy Dashboard

Dikur Lira kishte ndjesinë se aplikacionet po e vëzhgonin në heshtje. Sot, me Galaxy-n e saj, ajo është personi që vendos rregullat. Me Privacy Dashboard, mjafton një shikim të kuptojë saktësisht cilat aplikacione kanë përdorur kamerën, mikrofonin apo vendndodhjen e saj në 24 orët e fundit.

Dhe nëse diçka nuk i pëlqen? E ndryshon menjëherë. Revokon lejon me një klik.

Telefoni i saj nuk është më një kuti e zezë; është një hapësirë transparente ku ajo kontrollon gjithçka. Transparenca është forma më e pastër e fuqisë.

Autonomia në ndarje: Private Share

Momenti kur Lira ndjeu fuqinë e saj ishte kur duhej të ndante një dokument konfidencial me të dhëna personale. Dikur kjo do t’i shkaktonte ankth. Tani ajo përdori Private Share.

Ajo vendosi rregullat e dërgimit:

• caktoi një afat skadence – skedari do të zhdukej automatikisht pas 24 orësh;
• bllokoi gjithçka, nga screenshot deri te ri-shpërndarja.

Ndau informacionin, ruajti pronësinë. Kur shtypi “Dërgo”, s’humbi kontrollin, përkundrazi e forcoi atë.

Provoni vetë ndjesinë e kontrollit

Lira nuk është specialiste sigurie. Ajo është dikush që vendosi të mos jetë më spektatore në jetën e saj digjitale. Edhe ju mund të bëni të njëjtën gjë.

Me Try Galaxy, Samsung ju lejon të eksploroni ndërfaqen dhe veçoritë e sigurisë së Galaxy direkt nga telefoni që keni aktualisht – pa asnjë angazhim.

Shkarkojeni dhe provoni se çfarë do të thotë të kesh një panel kontrolli për jetën tënde digjitale.

Zbuloni se si privatësia, kur mbrohet siç duhet, nuk është pengesë, por superfuqi – fuqia për të qenë vetvetja, pa frikë. /A.Z/UBT News/

Teknologji

Netflix bëhet pronar i Warner Bros dhe HBO pas marrëveshjes gjigante

Published

on

Netflix ka fituar garën për blerjen e “Warner Bros.” dhe “HBO” në një marrëveshje prej rreth 72 miliardë dollarësh (plus borxhin), një lëvizje që mund të riformësojë rrënjësisht industrinë e Hollywoodit.

Megjithatë, marrëveshja pritet të hasë rishikim të rreptë rregullator në SHBA dhe jashtë saj.

“Warner Bros. Discovery” synon të ndahet në dy kompani të veçanta në vitin 2026: Netflix do të blejë pjesën “Warner”, ndërsa “Discovery Global” do të mbajë CNN-in dhe kanalet e tjera kabllore.

Paramount konsiderohej pretendent kryesor, madje me mbështetje politike nga presidenti amerikan Donald Trump, por Netflix e kaloi me një ofertë më agresive dhe duke pranuar të njëjtën tarifë të lartë “breakup fee” në rast dështimi të marrëveshjes.

Shumë politikë dhe figura të industrisë kanë shprehur shqetësime për ndikimin në konkurrencë dhe në kinematë tradicionale.

Netflix thotë se asetet e WBD-së janë plotësuese dhe premton të ruajë publikimet teatrale për filmat e “Warner Bros.” Sipas analistëve të Bank of America, nëse blerja finalizohet, Netflix do të bëhet fuqia dominuese e padiskutueshme në botën e transmetimit. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Teknologji

Windows 11 dhe procesorët, lista e re e Microsoft shkakton konfuzion

Published

on

Microsoft ka përditësuar dokumentacionin zyrtar të Windows 11, duke dhënë informacion mbi procesorët që janë të pajtueshëm me sistemin operativ.

Ky përditësim u mundëson përdoruesve të kontrollojnë në mënyrë të sigurt nëse procesori i tyre mund të drejtojë Windows 11, pa pasur nevojë për metoda jozyrtare për të kaluar kërkesat e sistemit.

Megjithatë, përditësimi ka sjellë pak konfuzion. Në vend që të listohen modelet konkrete të procesorëve, dokumentacioni i ri tregon vetëm seritë e procesorëve – për shembull, “Intel Core i7 (gjenerata 14)” ose “Intel Core 7000X Series”.

Kjo do të thotë se disa procesorë të njohur si të mbështetur më parë mund të mos shfaqen qartë, ndërsa disa të tjerë mund të përfshihen, edhe pse nuk janë zyrtarisht të pajtueshëm.

Interesante, ky format i ri i listës aplikohet vetëm për procesorët Intel, ndërsa për procesorët AMD dhe Qualcomm, lista vazhdon të tregojë çdo model të mbështetur, si më parë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Gemini futet në Google Maps, përvoja e udhëtimit nuk do jetë më e njëjta!

Published

on

Google Maps po përgatitet të sjellë një përvojë më të avancuar navigimi për përdoruesit e Android dhe iPhone, falë integrimit të funksionalitetit të ri të inteligjencës artificiale Gemini.

Ky përditësim synon të ofrojë një navigim më të thjeshtë, më të personalizuar dhe më të përshtatshëm për të gjithë përdoruesit.

Në versionin më të ri, ikona e mikrofonit është zëvendësuar me simbolin e Geminit, duke sinjalizuar prezencën e asistentit të ri AI.

Me aktivizimin e tij, në ekran shfaqet unaza që tregon se Gemini është gati të marrë komanda me zë. Sistemi i ri do të mbështesë të gjitha mënyrat e lëvizjes: me makinë, transport publik, në këmbë dhe me biçikletë.

Përmes komandave zanore, përdoruesit kërkojnë destinacione, rrugë alternative, informacione për trafikun apo vendndodhje të caktuara pa pasur nevojë të prekin ekranin. Kjo rrit ndjeshëm sigurinë gjatë ngasjes dhe e bën navigimin më praktik.

Google shfrytëzon inteligjencën e Geminit për të ofruar sugjerime të personalizuara e navigim fleksibël, duke e kthyer aplikacionin në një asistent të zgjuar për çdo udhëtim. Funksioni është në fazën testuese dhe pritet të shpërndahet tek përdoruesit gjatë javëve të ardhshme.

Ky integrim ndryshon mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me Google Maps, duke kombinuar navigimin tradicional me AI për një eksperiencë më të qetë, më të thjeshtë dhe më efikase. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Goditje platformave amerikane: Rusia ndalon Snapchat, FaceTime dhe Roblox

Published

on

Mbikëqyrësi shtetëror i komunikimeve në Rusi ka intensifikuar presionin ndaj platformave të huaja të komunikimit, duke bllokuar të enjten aksesin në Snapchat, vetëm pak orë pasi vendosi kufizime për shërbimin FaceTime të Apple.

Sipas Roskomnadzor, Snapchat po përdorej “për organizimin dhe kryerjen e aktiviteteve terroriste në vend”, si dhe për mashtrime dhe vepra të tjera penale, sipas deklaratave të publikuara nga media shtetërore.

Aplikacioni, i njohur për mesazhet me foto e video që zhduken, kishte rreth 7.6 milionë përdorues në Rusi në vitin 2022.

Autoritetet dhanë arsyetim të ngjashëm edhe për kufizimet e vendosura ndaj thirrjeve zanore dhe video në FaceTime, një nga platformat e fundit të përhapura të komunikimit video që mbeteshin të qasshme në Rusi pas kufizimeve të mëparshme ndaj WhatsApp dhe Telegram.

Këto masa vijnë në një kohë kur Roskomnadzor po shton presionin edhe ndaj WhatsApp, i cili është aplikacioni më i përdorur në vend me gati 100 milionë përdorues.

Javën e kaluar, institucioni paralajmëroi se mund të bllokojë plotësisht shërbimin, duke e akuzuar kompaninë në pronësi të Meta-s se nuk po i përmbahet ligjeve ruse për lokalizimin e të dhënave dhe se ka kryer shkelje të përsëritura të lidhura me aktivitet të dyshuar terrorist.

Kufizimet ndaj FaceTime dhe Snapchat u ndërmorën një ditë pasi Roskomnadzor bllokoi aksesin në platformën amerikane të lojërave Roblox, duke e akuzuar për shpërndarje materialesh ekstremiste, “propagandë LGBT” dhe ndikim negativ në zhvillimin moral të fëmijëve.

Roblox ishte loja mobile më e shkarkuar në Rusi gjatë vitit 2023. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara