Lajmet

​Rama: Ballkani i hapur na dha shumë mundësi të reja

Ai paralajmëroi samitin e radhës të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron në Shkup bashkë me kabinetin e tij qeveritar, gjatë fjalimit paralajmëroi samitin e radhës të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë.

“Ne takohemi në këtë mbledhje të dy qeverive, në aspektin e interesave tona për tu bërë pjesë e familjes së madhe të BE-së. Sot të dyja vendet tona kanë hapur procesin e negociatave dhe kanë hedhur një hap shumë të madh përpara. Më 6 dhjetor në Tiranë do të mbahet samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimorë dhe ne do të jemi aty me të gjitha problemet dhe sfidat tona, të cilat janë të ngjashme me ato të vendeve të BE-së”, deklaroi Edi Rama, i cili gjatë fjalimit të tij foli edhe për Ballkanin e Hapur.

“Besoj që Ballkani i Hapur na ka dhënë shumë mundësi të reja për të parë përtej të djeshmes dhe për të kuptuar se si mund ta kapërcejmë të sotshmen dhe për të projektuar të ardhmen, që të përfitojmë nga një hapësirë shumë të madhe sesa hapësira jonë e përvetshme gjeografike”, tha Rama./ALSAT.M/

Vendi

Osmani cakton Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, ka caktuar Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Përmes një njoftimi publik, Presidentja bëri të ditur se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke i dhënë kështu kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje mandatin për formimin e ekzekutivit të ri. Ky hap vjen pas përmbylljes së procedurave të nevojshme institucionale dhe hap rrugën për krijimin e kabinetit të ri qeveritar.

Presidentja Osmani i uroi suksese Kurtit në udhëheqjen e Qeverisë së re, duke theksuar rëndësinë e punës në shërbim të qytetarëve dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës. “Ju priftë e mbara!”, përfundoi ajo mesazhin e saj publik.

Continue Reading

Vendi

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

Në seancën e mbajtur më 11 shkurt 2026, Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Haxhiu mori 66 vota për, 44 vota kundër dhe 8 abstenime, duke siguruar kështu mbështetjen e nevojshme për të marrë drejtimin e institucionit legjislativ.

Seanca konstituive u kryesua nga deputeti më i moshuar i Kuvendit, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili u asistua nga deputetja më e re në moshë, Fatma Taçi nga KDTP.

Me zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, pritet të vazhdojnë procedurat e tjera për konstituimin e plotë të legjislaturës së re.

Në Kosovë u mbajtën më 28 dhjetor 2025 zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare pas një ngërçi politik që la vendin pa qeveri funksionale për mbi një vit.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e udhëhequr nga Albin Kurti, fitoi qartë me 51.10% të votave, duke siguruar 57 ulëse në Kuvend, një rekord që nga pavarësia e vendit.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) morën respektivisht 22 dhe 15 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe siguruan disa ulëse të tjera.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 47.5%, e ngjashme me zgjedhjet e mëparshme, duke reflektuar sfidën e mobilizimit të votuesve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet dhe seanca konstituive e Kuvendit u caktua për 11 shkurt 2026, duke hapur rrugën për krijimin e institucioneve funksionale dhe miratimin e buxhetit. Këto zgjedhje shënojnë një hap vendimtar për kapërcimin e ngërçit politik dhe stabilizimin e qeverisjes në Kosovë.

Continue Reading

Rajoni

FSK forcon bashkëpunimin rajonal në takim trilateral me Shqipërinë dhe Kroacinë

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin trilateral me Shefat e Shtabeve të Shqipërisë dhe Kroacisë, i mbajtur në Republikën e Shqipërisë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Në këtë takim, Gjeneral Jashari, Gjeneral Arben Kingji dhe Gjeneral Robert Hranj (Kundid) zhvilluan një diskutim të hapur dhe konstruktiv mbi sfidat aktuale të sigurisë, thellimin e bashkëpunimit ushtarak dhe rritjen e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave respektive.

“Ky takim konfirmon përkushtimin tonë të përbashkët për paqe, stabilitet dhe siguri të qëndrueshme në rajon,” u theksua gjatë takimit, duke vënë në pah rëndësinë e koordinimit strategjik dhe avancimit të kapaciteteve mbrojtëse në përputhje me standardet euroatlantike.

Ndër të tjera, u potencua gatishmëria për zgjerimin e bashkëpunimit përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta, si dhe përmes shkëmbimit të përvojave profesionale.

“Iniciativa trilaterale përfaqëson një shembull të partneritetit të fortë dhe vizionit të përbashkët për një rajon më të sigurt dhe më të qëndrueshëm,” u tha ndër të tjera në njoftimin e FSK-së.

Takimi trilateral rikonfirmoi angazhimin e tre vendeve për të thelluar bashkëpunimin strategjik dhe për të kontribuar në stabilitetin afatgjatë të rajonit.

 

Continue Reading

Lajmet

Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në basketboll, luhen ndeshjet e kthimit

Published

on

Sonte zhvillohen ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës në basketboll, me dy përballje që premtojnë shumë emocione dhe rivalitet të fortë.

Në takimin e parë, Trepça e ka marrë një avantazh të madh pas fitores 87:64 ndaj Borës, duke qenë shumë pranë kualifikimit në finale për herë të parë. Për të kaluar tutje, kryeqytetasit e Borës duhet të fitojnë me të paktën 24 pikë dallim – një sfidë e vështirë ndaj kampionëve aktualë të Kupës, fitues të edicionit të kaluar dhe shpallur gjithashtu kampion dhe fitues i Superkupës.

Në përballjen tjetër, Sigal Prishtina pret Bashkimin e Prizrenit. Pas fitores 83:67 të Prizrenit në ndeshjen e parë, kryeqytetasit duhet të fitojnë me të paktën 17 pikë diferencë për të arritur finalen.

Të dyja takimet premtojnë emocione dhe spektakël të vërtetë për adhuruesit e basketbollit kosovar.

Orari i gjysmëfinaleve të kthimit:

  • 17:00 – Bora vs Trepça
  • 20:00 – Sigal Prishtina vs Bashkimi

Finalja e Kupës së Kosovës është e planifikuar më 18 shkurt, dhe tifozët presin dy përballje shumë interesante që mund të ndryshojnë gjithçka.

D.L.

Continue Reading

Të kërkuara