Lajmet

​Kurti: Planifikojmë 4.5 miliardë euro investime në energji

Ai në këtë forum përmendi rritjen ekonomike, që sipas tij, është më e madhja në rajon.

Published

on

Në Vjenë të Austrisë ka nisur Forumi Ekonomik, në të cilin po marrin pjesë personalitete të larta politike dhe ekonomike nga rajoni dhe Bashkimi Evropian.

Në kryeqendrën austriake në Forumin Ekonomik të Vjenës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli për zhvillimet ekonomike në vend. Kurti theksoi se ekonomia e Kosovës është duke u rritur shpejt, për çka vlerësoi se demokracia është duke e forcuar. Ai në këtë forum përmendi rritjen ekonomike, që sipas tij, është më e madhja në rajon, por u ndal edhe te planet për investime në energji të pastër prej 4.5 miliardë eurosh.

“Rritja ekonomike e Kosovës (vitin 2021) është 10.7 për qind, e cila ishte më e larta në rajon dhe më madhja që nga pas lufta. Po ashtu, kemi pasur rritje të GDP-së me 4 për qind dhe numër të investimeve strategjike, të cilat janë rritur 87 për qind, dhe 88 për qind ngritje të eksportit. Pra, shumë është bërë, por edhe shumë mbetet të bëhet. Stabiliteti politik është treguar i favorshëm edhe për ambiciet tona. Por, këtë rritjen ekonomike nuk duam ta mbajmë për shtetin, por të shpërndajmë për popullin dhe këtë vit kemi vazhduar me rritje dhe duam të ndalojmë ndikimin e inflacionit”, theksoi Kurti.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës është duke planifikuar investime prej 4.5 miliardë euro për energji të pastër.

Kurti tha se sipas strategjisë për energjisë nga viti 2031, Kosova pritet të prodhojë energji eklektike 400 megavatë nga era apo 35 për qind të prodhimit të përgjithshëm.

“Qeveria e Kosovës momentalisht është duke planifikuar investime 4.5 miliardë euro për energji të pastër në Kosovë. Në duam të marrim modelin austriak dhe gjermanë të edukimit dual, e cili do të tejkalojë dhe bëhet urë lidhëse profesionale, kështu që është e pa mundur të kemi një rritje ekonomike pa profesionist. Kështu që duhet të kemi punë në tregun e punës për të pasur ngritje të qëndrueshmërisë… Sa i përket energjisë së ripërtritshme, qëllimi ynë në strategji është të vazhdojmë me dekarbonizim dhe efiçiencën për energji dhe të mbrojmë konsumatorin. Kemi një strategji shumë ambicioze e cila është në bazë të Deklaratës së Sofjes, ku nga viti 2031 duam të prodhojmë energji elektrike 400 megavatë nga era apo 35 për qind të prodhimit të përgjithshëm. Këtë vit kemi rritur rreth 6 për qind buxhetin për këtë sektor dhe kursim të energjisë. Dhe nga viti i ardhshëm do të fillojmë me ndërtimin e projekteve për energji të ripërtritshme”, theksoi Kurti.

Kryeministri foli po ashtu edhe për përkrahjen e Qeverisë për qytetarët e Kosovës, përmes pakove ekonomike dhe të përballje me inflacionin, duke përmendur masat e qeverisë mbështetëse për pensionistët dhe studentëve.

Në Forumin Ekonomik të Vjenës, Kurti përmendi edhe arritjet e Kosovës, sa i përket rangimit në aspektin e drejtësisë, që sipas tij, Kosova është listuar 17 vende më lartë. Po ashtu, u tha se Kosova ka rritë eksportet 33 për qind me Austrinë.

Rajoni

Maqedonci në Gjermani: Kosova dhe Gjermania forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka vizituar Gjermaninë ku është pritur në Ministrinë Federale të Mbrojtjes nga Sekretari i Parlamentit të Shtetit, Nils Schmid.

Gjatë këtij takimi zyrtar u diskutua për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbështetjen e vazhdueshme gjermane për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri Maqedonci vlerësoi lart kontributin e Gjermanisë në kuadër të KFOR-it dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, duke vënë theksin te rritja e ndërveprueshmërisë dhe zgjerimi i programeve për trajnime të përbashkëta.

Me këtë rast, ai shprehu mirënjohje për rolin konstruktiv të Gjermanisë dhe ritheksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit strategjik dhe zhvillimin e ushtrisë sipas standardeve të NATO-s për ruajtjen e paqes në rajon.

Continue Reading

Aktualitet

Studentët e Dizajnit në UBT në Prizren përfitojnë përvojë praktike në kompaninë ndërkombëtare “Baroni”

Published

on

By

Fakulteti i Dizajnit në UBT në Prizren ka realizuar një vizitë studimore me studentët në ambientet e brendshme të kompanisë së modës ndërkombëtare “Baroni” në Prizren, nën udhëheqjen e profesoreshës Nertila Memaj.

Kjo vizitë kishte për qëllim afrimin e studentëve me praktikat reale të industrisë së modës, si dhe zhvillimin dhe avancimin e aftësive të tyre profesionale në një mjedis konkret pune.

Studentët u pritën nga drejtoresha ekzekutive e “Baroni”, znj. Suela Behluli, si dhe menaxherja për marrëdhënie ndërkombëtare, znj. Ghalia Hijazi, të cilat me përkushtim të veçantë prezantuan nga afër proceset kryesore të funksionimit të kompanisë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të ndjekin në mënyrë të detajuar të gjithë ciklin e zhvillimit të një produkti të modës, duke filluar nga përzgjedhja dhe prerja e materialeve, procesi i qepjes dhe dizajnimit, deri te kompletimi final dhe përgatitja për treg.

Kjo përvojë praktike u mundësoi studentëve të ndërlidhin njohuritë teorike të fituara gjatë studimeve me aplikimin e tyre në praktikë, duke forcuar kompetencat profesionale dhe duke kontribuar në përgatitjen e tyre për tregun e punës dhe sfidat e industrisë së dizajnit bashkëkohor.

Continue Reading

lajme

Rektori Hajrizi po merr pjesë në Konferencën Vjetore të EU4Dual 2026, në Heilbronn të Gjermanisë

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi po merr pjesë në takimin e palëve të interesit dhe në Konferencën Vjetore të EU4Dual 2026, e cila po mbahet në Heilbronn të Gjermanisë.

EU4Dual është një aleancë evropiane universitare e përkushtuar në forcimin e arsimit të lartë dual, duke integruar ekselencën akademike me përvojën praktike në industri. Kjo iniciativë bashkon universitete dhe partnerë të industrisë nga e gjithë Evropa për të nxitur inovacionin, zhvillimin e aftësive dhe rritjen e qëndrueshme.

Rektori është riemëruar si anëtar i Këshillit për Bashkëpunim me Industrinë (Industry Cooperation Council – ICC) për mandatin e ardhshëm.

Në këtë rol, ai do të vazhdojë të kontribuojë në ndërtimin e urave të forta ndërmjet akademisë dhe industrisë, duke mbështetur zhvillimin e zgjidhjeve praktike dhe të orientuara drejt së ardhmes, në përputhje me nevojat shoqërore dhe ekonomike.

Ai shprehet i përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin me partnerët dhe kolegët, duke kontribuar në përpjekjet e përbashkëta për të formësuar të ardhmen e arsimit dual në Evropë.

Ekosistemi i UBT-së dhe koncepti i UBT Smart City janë shembuj konkretë se si mund dhe duhet të zhvillohet një bashkëpunim i tillë ndërmjet akademisë dhe industrisë.

Me përvojën e tij të gjerë si themelues, CEO, profesor universitar, sipërmarrës dhe ekspert në dizajnin e sistemeve dhe politikave, ekosistemet e inovacionit, sistemet inteligjente dhe inteligjencën artificiale, si dhe në menaxhimin e cilësisë dhe projekteve, ai është i angazhuar si anëtar i bordeve këshillimore dhe ekzekutive në shumë konsorciume globale, kompani dhe organizata në mbarë botën.

Gjatë vizitës, Rektori Hajrizi ka zhvilluar takime dhe diskutime të ndryshme për thellimin e bashkëpunimit me universitete evropiane nga Gjermania, Franca, Austria, Spanja, Malta, Kroacia, Hungaria dhe Finlanda, si dhe me përfaqësues të lartë nga industri të njohura globale.

Continue Reading

Lajmet

Vrasja e trefishtë në Podgoricë: I dyshuari ndalohet për 72 orë

Published

on

By

Prokuroria në Mal të Zi ka caktuar masën e ndalimit prej 72 orësh për Vehid Muriqin, i cili dyshohet për vrasjen e tre personave në Podgoricë. Muriq akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve nga Rozhaja, D.H. (28) dhe N.H. (35), si dhe të një 56-vjeçari nga Novi Pazari me inicialet K.M.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës mes të hënës dhe të martës në lagjen “Stari Aerodrom”. Sipas hetimeve të para, dyshohet se krimi është kryer me armë të ftohtë në një banesë me qira. Pas aktit, i dyshuari ishte larguar drejt Rozhajës, ku pas rrëfimit para nënës së tij dhe denoncimit të kësaj të fundit, policia arriti të lokalizonte trupat dhe të kryente arrestimin e tij mbrëmjen e dëshme.

Prokurorja e rastit, Danka Gjeriq, ka bërë të ditur se motivet e këtij krimi mbeten ende të paqarta. Megjithatë, policia dyshon se ngjarjes i kanë paraprirë mosmarrëveshje personale mes të dyshuarit dhe viktimave. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj vrasjeje të trefishtë që ka tronditur opinionin publik.

Continue Reading

Të kërkuara