

Kulturë
Qyteti evropian që mban titullin e Mbretërisë së Librave
Pamja e librarive të vogla është veçanërisht tërheqëse.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiBesoni apo jo, për kënaqësinë e shpirtrave romantikë për të cilët përkufizimi i pushimeve është kënaqësia e butë e librave në një divan të rehatshëm me një filxhan çaj – një destinacion i tillë ekziston.
Për më tepër, ajo e shpalli veten “Mbretëria e Librave”. Dhe jo, nuk është një nga ato destinacionet e krijuara artificialisht, sterile që grumbullojnë libra në rafte vetëm për të justifikuar atë titull dhe për të mbajtur vendin numër një në botë.
Dhe jo, kjo është një mbretëri e vogël plot zemër dhe shpirt, e cila tashmë shihet nga rrugicat dhe raftet e saj simpatike që ndonjëherë qëndrojnë edhe në rrugët me shi. Mirë se vini në qytetin e Uellsit, Hay-on-Wye!
Jo shumë kohë më parë, në vitin 1977, Richard Booth, pronari i një librarie lokale dhe antikuari, e shpalli Hay-on-Wye një mbretëri të pavarur librash dhe veten, në mënyrë modeste, mbretin e saj.
Richard ishte një burrë me karizëm të madh, ndaj tërhoqi lehtësisht vëmendjen e mediave britanike dhe më pas botërore, të cilat e njohën menjëherë me atë titull. Në fund të fundit, u mjaftoi vetëm një shëtitje e shkurtër nëpër qytet që ta kuptonin: kjo është, një qytet i vogël ashtu si në libra.
Një qytet i vogël me mezi 1 mijë e 500 banorë ka aktualisht 20 librari të vogla e të pavarura që ruajnë deri në 10 milionë libra në raftet e tyre! Në libraritë e tyre, banorët specializohen në kamare për të cilat ata janë më të prirë, kështu që këtu mund të gjeni vërtet gjithçka: nga librat e rrallë të vjetër të historisë, te letërsia për fëmijë dhe fanta-shkencë.
Pamja e librarive të vogla është veçanërisht tërheqëse. Librat kanë gjetur një shtëpi këtu në vende të pazakonta dhe një librari ia detyron pamjen e saj librarisë së famshme Shakespeare & Company në Paris. Edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton e quajti këtë mrekulli “Woodstock of the mind”.
You may like
Magazinë
Rikthehet seriali i shumëpritur Wednesday, publikohet pjesa e parë e sezonit të dytë
Published
46 minutes agoon
August 6, 2025By
UBT News
Pas suksesit të jashtëzakonshëm që pushtoi ekranet dhe zemrat e miliona fansave, Wednesday rikthehet me sezonin e dytë – dhe këtë herë është më i errët, më i ndërlikuar dhe më misterioz se kurrë më parë.
Pjesa e parë e këtij sezoni të ri publikohet sot, më 6 gusht, duke hapur një kapitull të ri në jetën e enigmatikes Wednesday Addams. Me stil akoma më gotik dhe atmosferë që të mban pezull që nga minuta e parë, sezoni i dytë premton të zbulojë sekrete të fshehta e ngjarje që trondisin botën e Nevermore Academy.
Ky serial që ka bërë namin global, do të jetë në dispozicion në platformën e njohur Netflix, fansat do të kenë mundësinë të zhytën në botë të errët e tension.
Por, pritja nuk mbaron këtu! Pjesa e dytë e sezonit do të publikohet më 3 shtator, duke sjellë një vazhdimësi të ngjarjeve që premtuan të jenë edhe më emocionuese, plot kthesa dhe mistere që do t’i mbajnë të gjithë në ankth deri në fund.
Nëse menduat se e njihnit Wednesday, kjo rikthim do t’ju bindë se errësira ka vetëm filluar.
Magazinë
Unaza mijëradollarëshe e Zendayas shkëlqen në krah të Tom Holland
Published
1 hour agoon
August 6, 2025By
UBT News
Zendaya ka mahnitur fansat teksa është parë me unazën e saj verbuese të fejesës, me vlerë 200 mijë dollarë, gjatë një shëtitjeje të qetë në Richmond Park me të fejuarin e saj Tom Holland.
Çifti, që u fejua gjatë festave të fundvitit, u takua për herë të parë në xhirimet e “Spider-Man” më 2016, që atëherë janë kthyer në një nga çiftet më të dashura të Hollywood-it.
Veshur thjesht dhe të buzëqeshur, ata kaluan kohë të qetë, teksa po përgatiten të ndajnë edhe një herë ekranin, këtë herë në projektin e Christopher Nolan, “Odisea”, shkruan DailyMail. Tom do të interpretojë Telemakun, djalin e Odiseut, ndërsa roli i Zendayas ende mbahet sekret.
Ajo është parë së fundmi duke xhiruar në ishujt italianë, duke ngjallur spekulime për rolin e Athinës, Kalipsos apo Nausicaas.
Filmi, i bazuar në poemën epike të Homerit, pritet të jetë më i kushtueshmi në karrierën e Nolan, me një buxhet prej 250 milionë dollarësh dhe xhirime në Greqi, Marok, Itali, Islandë dhe SHBA.
“Odisea” do të jetë filmi i parë i xhiruar me teknologjinë e fundit IMAX e pritet të dalë në kinematë botërore më 17 korrik 2026. Filmi përfshin një kast të jashtëzakonshëm si Matt Damon, Anne Hathaway, Charlize Theron, Robert Pattinson dhe më shumë.
Vetëm dy javë pas premierës së “Odiseas”, Zendaya dhe Tom Holland do të rikthehen edhe një herë si çifti ikonik në “Spider-Man: Brand New Day”.
Lifestyle
Sot është Dita Ndërkombëtare e Motrave
Published
2 hours agoon
August 6, 2025By
UBT News
Dita Ndërkombëtare e Motrave është në datën 6 gusht dhe të gjitha nxitojnë të bëjnë surpriza e dhurata të bukura, por ekzistojnë disa gjëra që duhet të dini.
Të kesh një motër është gjëja më e bukur që mund të të ketë falur jeta, ajo është gjithmonë mikesha më e mirë.
Nuk ka rëndësi kush është më e madhe ose më e vogël, motra është gjithmonë aty për të dëgjuar ulërimën tënde, për të veshur rrobat e tua, për të dëgjuar deri në fund dhe për të ditur çdo sekret tëndin që mund ta kesh.
1. Krijuesi i Ditës Ndërkombëtare të Motrave nuk është identifikuar, por kërkimet kanë nisur që në 2012.
2. Një studim i 1996 tregon se fëmijët kalojnë kohë me motrat e vëllezërit më sshumë se me cdo njeri tjetër, përfshirë veten.
3. Serena dhe Venus Williams kanë luajtur kundër njëra-tjetrës rreth 28 herë dhe kanë fituar 3 medalje të arta olimpike së bashku.
4. Pippa Middleton thotë se marrëdhënia e saj me dukeshën Kate vazhdon të jetë e ngushtë, pavarësisht titullit të saj mbretëror.
Nëse po shqetësoheni për vëllain tuaj pasi nuk dini kur të festoni me të, mos u shqetësoni. Ekziston edhe Dita Ndërkombëtare e Vëllezërve që është në datën 24 maj.
Magazinë
Sharon Stone tregon për debatin e ashpër me Michael Douglas
Published
3 hours agoon
August 6, 2025By
UBT News
Aktorja Sharon Stone ka zbuluar se ka pasur përplasje të ashpër verbale me kolegun e saj nga filmi “Basic Instinct”, Michael Douglas, para se të punonin së bashku në filmin që i bëri të famshëm në vitin 1992.
Në një intervistë për Business Insider, Stone rrëfeu se grindja ndodhi në Festivalin e Kanës dhe ndikoi në mënyrën si u zgjodh për rolin.
“Ai nuk donte ta nxirrte prapanicën e tij lakuriq në ekran me një të panjohur, dhe unë e kuptoja këtë. Ai nuk pranoi as të bënte një provë me mua, por kjo ndodhi edhe për një arsye tjetër: kishim debatuar më parë”, ka thënë ajo.
Stone ka kujtuar se gjithçka pati nisur gjatë një bisede me një grup njerëzish, ku Douglas foli për dikë dhe fëmijët e tij.
“Unë e njihja mirë këtë person për të cilin po fliste. Thashë diçka e më kthehet: ‘Çfarë dreqin di ti?’ Ishte në lidhje me një marrëdhënie babë-fëmijë”, tha ajo.
Ajo ka treguar se ishte e habitur nga reagimi i tij i fortë përpara gjithë të pranishmëve.
“E qartë që ishte prekur. Më bërtiti në prani të gjithë grupit. Dhe unë nuk jam nga ato që thonë ‘më fal, superyll’. Shtyva karrigen mbrapa dhe i thashë: ‘Hajde të flasim jashtë’”, ka treguar aktorja.
Stone ka thënë se i sqaroi në detaje pse e njihte aq mirë atë familje:
“I shpjegova çfarë dreqin dija për familjen për të cilën fliste, isha shoqe e ngushtë me fëmijët dhe prindin. Pastaj u ndamë, jo si miqtë më të mirë, por në mënyrë të qytetëruar”, ka thënë ajo.
Sipas saj, ky incident bëri që Douglas të mos e donte si bashkëprotagoniste në “Basic Instinct”.
“Kur erdhi puna te përzgjedhja për filmin, nuk besoj se ai donte që unë të isha partnerja e tij në skenë”, ka thënë ajo.
Megjithatë, përfaqësuesi i Michael Douglas, Allen Burry, ka thënë për People se aktori 80-vjeçar është “shumë i habitur” nga pretendimet e Stone.
“Ai nuk e mban mend asnjë debat të tillë në atë periudhë”, ka thënë Burry.
Sipas Burry, Douglas e kishte parë për herë të parë Stonein në një video me regjisorin Paul Verhoeven dhe kishte thënë se “Pa dyshim, ajo është e duhura.”
Ai ka shtuar se aktori “pa dyshim ka kaluar kohë me Sharonin në Kanë”, por vetëm kur po promovonin “Basic Instinct”, dhe se “deri në kohën kur përfunduan filmin, ishin bërë miq”.
Pavarësisht gjithçkaje, Stone ka thënë se dinamika e tensionuar mes tyre ndihmoi që personazhet të funksiononin më mirë në ekran.
“Michael ka temperament, dhe mua nuk më bëri përshtypje. Kjo e ndihmoi dinamikën tonë”, ka thënë ajo duke theksuar se çdo gjë ka mbetur në të kaluarën dhe tani janë miq të ngushtë.
“Në fund, u bëmë miqtë më të mirë, deri sot. E admiroj jashtëzakonisht”, ka thënë ajo.

Wilshere gati për një rikthim sensacional te Arsenali

Alonso i pakënaqur me yllin e Real Madridit

Rikthehet seriali i shumëpritur Wednesday, publikohet pjesa e parë e sezonit të dytë

Emisari i BE-së për dialog takon sot presidenten Osmani

Organizatat e dala nga lufta shpalosin detajet e protestës së nesërme

Fushë Kosovë, burri sulmon fizikisht gruan

Shqiptohen rreth 2 mijë e 500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Cakolli: Kushtetuesja ka të drejtë ta vazhdojë shqyrtimin edhe pas tërheqjes së Osmanit

Unaza mijëradollarëshe e Zendayas shkëlqen në krah të Tom Holland
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit