Aktualitet

​Qarkullimi i bizneseve sivjet më i mirë krahasuar me 2020 ku pati 1.2 miliardë euro rënie

Published

on

Bizneset afatin e fundit për deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe deklarimin e pasqyrave financiare e kanë edhe dy javë ditë, deri më 30 prill.

Zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës, thonë se bazuar në vendimin e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve të datës 29.03.2021, është zgjatur afati për deklarimin deri më 30 prill për shkak të ndikimit që ka shkaktuar pandemia COVID-19 tek bizneset.

Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa thotë për KosovaPress se qarkullimi i bizneseve në këtë vit është normal, derisa shtoi se në vitin e kaluar rënia e qarkullimit të bizneseve ishte 1.2 miliardë euro. Ajo nuk përjashton mundësinë që të ketë rënie të qarkullimit sërish, pasi kjo varet edhe nga masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

“Ne jemi institucion ekzekutiv, vendimet janë marrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, do të thotë është marrë vendim që të shtyhen këto afate. Vendimet janë marrë sigurisht që të jetë një mbështetje kjo për bizneset pasi që efekti i vitit të kaluar deri më tani është ndjerë tek bizneset. Mirëpo, tash po e shohim që kemi prapë përsëritje të asaj situate dhe secili vendim që është marrë për shtyrje të pagesës së deklarimit të tatimeve, është marrë në mbështetje të bizneseve të cilat në pamundësi të deklarimit në afatet e kërkuara sipas legjislacionit tatimor të kenë mundësi të deklarojnë sipas afateve të cilat i ka përcaktuar me vendim qeveria. Vitin e kaluar kemi pasur rënie të qarkullimit 1.2 miliardë euro, këtë vit rënia e qarkullimit sigurisht nuk është e njëjtë. Kemi qarkullim të mirë, mirëpo kjo mund të ndryshojë në vazhdimësi”, thotë Bytyqi-Sefa.

Deklarimet dhe pagesat e bëra deri në afatin e zgjatur sipas tabelës, nuk i nënshtrohen ndëshkimeve të përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi. Për të gjitha llojet e tjera të tatimeve dhe kontributeve, afati për deklarim dhe pagesë mbetet ashtu siç është i përcaktuar me Legjislacionin tatimor në fuqi.

Po ashtu ATK-ja, me qëllim të zbatimit të Vendimit Nr. 04/60 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, datë 27.01.2021, për lehtësimin e ushtrimit të aktivitetit ekonomik të të gjithë tatimpaguesve, si pasojë e gjendjes së vështirësuar ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19, njofton të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore të pashlyera se mos-bllokimi i llogarive bankare të tyre do të jetë i mundur vetëm deri me datë 30.04.2021.

Pas datës 30.04.2021, për të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore të pashlyera, Administrata Tatimore e Kosovës do të zbatojë procedurat e përcaktuara me legjislacionin tatimor në fuqi.

Të gjithë tatimpaguesve që kanë obligime tatimore të pashlyera, Administrata Tatimore ju mundëson që të parashtrojnë kërkesë për lidhjen e marrëveshjes për pagesën me këste të obligimeve tatimore nëse dëshmojnë se kanë vështirësi financiare për t’i përmbushur obligimet për shkak të situatës së pandemisë së shkaktuar si pasojë e COVID-19.

Ndërsa për të gjithë tatimpaguesit të cilët nuk kanë vështirësi financiare, Administrata Tatimore inkurajon që sa më shpejt të përmbushin detyrimet tatimore.

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO

Published

on

By

Profesori nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, në bashkëpunim me Fadil Bajraktari, Cand. PhD, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, kanë publikuar artikullin shkencor me titull “New geomonuments, Republic of Kosovo” në ProGEO News, revistë dhe platformë zyrtare e International Association for the Conservation of Geological Heritage (ProGEO).

Ky publikim paraqet një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe institucional në fushën e trashëgimisë gjeologjike, duke prezantuar monumente të reja gjeologjike (geomomumente) në Republikën e Kosovës, si dhe duke theksuar vlerat e tyre shkencore, edukative, turistike dhe mjedisore.

Artikulli synon të rrisë ndërgjegjësimin kombëtar dhe ndërkombëtar për pasurinë gjeologjike të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së saj në kuadër të mbrojtjes së natyrës.

ProGEO është një organizatë ndërkombëtare prestigjioze që bashkon ekspertë të gjeoshkencave, menaxherë të trashëgimisë natyrore, studiues, edukatorë dhe profesionistë të turizmit, me misionin për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë gjeologjike dhe gjeodiversitetin në mbarë botën.

Organizata është e afiluar me International Union of Geological Sciences (IUGS) dhe është anëtare e International Union for Conservation of Nature (IUCN), duke luajtur një rol kyç në politikat globale të konservimit të natyrës.

Përmes këtij publikimi, autorët theksojnë nevojën për një qasje të integruar në mbrojtjen e natyrës, ku trashëgimia gjeologjike trajtohet në mënyrë të barabartë me biodiversitetin, si dhe rëndësinë e përfshirjes së institucioneve shtetërore, akademike dhe publikut në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.

Për më shumë detaje rreth artikullit dhe aktiviteteve të ProGEO-s, vizitoni faqen zyrtare të organizatës: ProGEO

Continue Reading

Lajmet

Kompleksiteti ushtarak-operacional i inteligjencës: “Maduro jasht” nuk ishte akt lufte, por zbatim i ligjit

Published

on

By

(Operacioni special për neutralizimin e objektivave dhe arrestimin e Nicolás Maduro-s përfaqëson kulmin e artit modern të zbatimit të ligjit përmes inteligjencës strategjike)

(more…)

Continue Reading

Lajmet

Eksperti i sigurisë nga UBT, Arian Kadriu, mban ligjëratë tematike në Camp Bondsteel

Published

on

By

Profesori dhe njëherit Prodekani i Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka realizuar një ligjëratë tematike në ambientet e Camp Bondsteel, në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe profesional me misionin e KFOR-it.

Ligjërata u përqendrua në temën “Kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë kombëtare në Kosovë”, duke trajtuar në mënyrë analitike zhvillimet aktuale të sigurisë, sfidat strategjike dhe rolin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Gjatë ligjëratës, Profesori Kadriu ofroi një qasje të thelluar akademike të kombinuar me përvojë praktike, duke theksuar rëndësinë e analizës së rrezikut, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të partnerëve ndërkombëtarë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Të kërkuara