Lajmet

​Putin mund të përpiqet ende të pushtojë Kievin, paralajmërojnë zyrtarët perëndimorë

Sipas tyre, Putin do të nisë një ofensivë të re brutale në rajonin Donbas të Ukrainës Lindore.

Published

on

Ndryshimi i fundit strategjik i Rusisë mund të mos nënkuptojë se presidenti Vladimir Putin ka hequr dorë nga përpjekjet për të pushtuar kryeqytetin Kiev, sipas zyrtarëve amerikanë dhe perëndimorë.

Putin do të nisë një ofensivë të re brutale në rajonin Donbas të Ukrainës Lindore, tha të martën sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ata do të riarmatosen, sepse kanë përdorur shumë municion dhe do të furnizohen me karburant dhe të gjitha gjërat që u nevojiten, ushqim e kështu me radhë, për të nisur një ofensivë të re të madhe”, tha ai.

Objektivat afatgjata të Putinit janë të paqarta, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes, megjithatë zyrtarë amerikanë dhe evropianë i kanë thënë CNN se një ripushtim i rajonit të Kievit është ende një mundësi – pavarësisht ndryshimit strategjik të Rusisë dhe bisedimeve të vazhdueshme me Ukrainën.

“Për të mbrojtur çdo territor që kap në lindje, ne presim që Rusia potencialisht mund të zgjerojë projeksionin dhe praninë e saj të forcës edhe më thellë në Ukrainë, përtej provincave Luhansk dhe Donetsk”, u tha gazetarëve të hënën këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan. Të paktën ky është qëllimi dhe plani i tyre.

ShBA pret që Rusia të vazhdojë të nisë sulmet ajrore dhe raketore në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë edhe qytetet e Kievit, Odesa, Kharkiv dhe Lviv, shtoi Sullivan.

“Qëllimi i Rusisë, në fund, është të dobësojë Ukrainën sa më shumë që të jetë e mundur”, tha ai.

Lajmet

Sot nis gjyqi ndaj Fatmir Shehollit

Published

on

Sot do të mbahet seanca e parë gjyqësore ndaj Fatmir Shehollit, i cili përballet me aktakuzë për veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Sipas aktakuzës së ngritur mw 25 gusht të këtij viti, Sheholli nga një datë e papërcaktuar e deri më 9 tetor 2025, në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë, i njohur si “BIA”, e ka ndihmuar veprimtarinë e këtij shërbimi, duke vepruar sipas urdhrave dhe detyrave të zyrtarëve të tij.

“I pandehuri F.Sh. akuzohet se ka mbledhur, siguruar dhe përcjellë përmes mesazheve telefonike të dhëna, informacione dhe dokumente lidhur me aktivitetet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.Po ashtu, F.Sh. akuzohet për veprën penale “Shantazh”, pasi gjatë vitit 2022 deri në dhjetor 2025, e ka shantazhuar të dëmtuarin A.J., duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij, në shumën që tejkalon 13,000.00 euro.

Sipas aktakuzës, F.Sh. i ka kërkuar të dëmtuarit para në emër të huazimit, duke e kërcënuar se, në rast të mosdhënies së parave, do të publikonte në media video-incizime dhe informacione që do t’i dëmtonin rëndë nderin, reputacionin dhe autoritetin e të dëmtuarit.

Rasti i ka kaluar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri ndodhet nën masën e paraburgimit.

Sheholli tash e disa muaj gjendet në paraburgim nën dyshimin për spiunazh te BIA serbe.

Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar me 9 tetor 2025 Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh. /Kosovapress/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona kapen duke kaluar ilegalisht kufirin në Han të Elezit

Published

on

Policia ka ndaluar dy persona në Han të Elezit, një shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një kosovar, të cilët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Rasti është evidentuar më 6 shtator rreth orës 17:45, gjatë vëzhgimit të vijës kufitare. Të dyshuarit janë intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pistoletë me pesë fishekë dhe thikë konfiskohen në Zhur

Published

on

Një pistoletë me pesë fishekë dhe një thikë janë gjetur dhe konfiskuar gjatë kontrollit të një automjeti në fshatin Zhur të Prizrenit.

Sipas Policisë, në automjet ndodheshin tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Të tre janë intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. I dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Hetim i vdekjes në Rahovec

Published

on

Një burrë kosovar është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se ishte pa shenja jete.

Rasti është raportuar më 6 shtator në Rahovec. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, të cilat kanë gjetur dhe konfiskuar prova materiale relevante për rastin. Hetimet po vazhdojnë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara