Lajmet

​PSD kërkon amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë

“Populli është i qartë se nuk e duron këtë padrejtësi që vjen nga Gjykata Speciale” tha ai mes tjerash.

Published

on

Partia Socialdemokrate (PSD) i ka dërguar shkresa deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të nisin procedurat për amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se Kuvendi duhet të ndryshojë përmes amendamenteve nenin 6 dhe nenin 16 të këtij ligji.

“Sot iu kemi drejtuar gjithë deputetëve të Parlamentit të Kosovës, përjashto ata të Listës Serbe për t’u bërë pjesë e grupit, i cili do të duhej të ndërtohej nga deputetë për të filluar amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ne konsiderojmë se janë dy nene shumë problematike që nuk janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar për krime lufte dhe konventat ndërkombëtare për krime lufte. Njëri ka të bëjë me konventën lëndore që e trajton subjektin e ndjekjes nga kjo gjykatë e që është trajtimi prej bazës së nenit 6 ku ndiqen vetëm krimet e UÇK-së. Prandaj ne besojmë se kur krimet ndiqen vetëm prej njëra anë ose njëetnike, ajo nuk ka të bëjë me drejtësi, por padrejtësi. Rrjedhimisht duam të ndërrojmë që të kthejmë këtë gjykatë që të sillte drejtësi. Neni i dytë që duam të riformulojmë është ai 16 mbi përgjegjësinë individuale dhe komanduese në veprimet e supozuara që mund të kenë ndodhur”, tha ai.

Molliqaj tha se deputetët duhet të jenë në nivel të detyrës, pasi siç tha populli i Kosovës nuk i duron padrejtësitë e Gjykatës Speciale.

“Sot iu bëj thirrje gjithë deputetëve që të jenë në nivelin e detyrës, pasi ata janë përfaqësues të popullit të Kosovës. Populli është i qartë se nuk e duron këtë padrejtësi që vjen nga Gjykata Speciale. Besoj se ta shtunën do të jemi masivisht më sheshet e Prishtinës për të treguar se të gjithë jemi kundër kësaj”, shtoi ai. PSD të shtunën organizon protestë kundër Gjykatës Speciale, pas dënimit të ish- pjesëtarit të UÇK-së, Sali Mustafa me 26 vjet heqje lirie.

Vendi

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, brenda një dite janë regjistruar gjashtë raste të dhunës në familje në rajone të ndryshme. Kryeqyteti prin me numrin më të madh të incidenteve, ku u raportuan tri raste të sulmeve, ndërsa situata të ngjashme janë shënuar edhe në Pejë, Gjakovë e Malishevë.

Në Prishtinë, policia ka ndërhyrë në tri incidente të ndara. Në rastin e parë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë, i cili pas intervistimit është liruar që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Ngjashëm ka ndodhur edhe në incidentin e dytë në kryeqytet, ku viktima ka pranuar tretman mjekësor pas dhunës së ushtruar ndaj saj. Ndërkaq, në rastin e tretë, policia ka dërguar në mbajtje një burrë i cili dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht një grua.

Në Pejë, një grua ka kërkuar ndihmën e autoriteteve pas keqtrajtimit psiqik që ka pësuar nga një burrë. Edhe për këtë rast, prokurori ka vendosur që procedurat të vazhdojnë në rrugë të rregullt pas marrjes në pyetje të palëve.

Një situatë më specifike është raportuar në Malishevë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe psiqikisht nga tre persona – dy gra dhe një burrë. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, në Gjakovë është arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psiqike ndaj familjarëve të tij. Për shkak të rrezikshmërisë dhe vazhdimësisë së veprës, me vendim të prokurorit, ai është dërguar direkt në mbajtje.

 

Continue Reading

Vendi

Dy të arrestuar pas një therjeje me thikë në Prishtinë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës, është raportuar një rast i veprës penale – Vrasje e rëndë në tentativë në Prishtinë.

Dy persona dyshohet se janë therur me thikë nga një person i panjohur.

Viktimat më pas janë dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa lidhur me rastin në polici janë shoqëruar dy persona të cilët më pas janë dërguar në mbajtje.

“Viktimat janë trajtuar në QKUK. Lidhur me rastin me datë 21.04.2026, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Continue Reading

Vendi

Hidhet një granatë dore në një lokal në Fushë-Kosovë

Published

on

By

Një granatë dore dyshohet se është hedhur në një lokal në Fushë-Kosovë nga një person i cili ndodhej në makinë, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, nuk raportohet për të lënduar, përveç shkaktimit të dëmeve materiale.

Lidhur me rastin, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për trajtim të rastit.

“Është raportuar se nga një veturë është hedhur një mjet shpërthyes (granatë dore) në drejtim të një lokali. Përveç dëmeve, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Lidhur me rastin, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për trajtim të rastit”, sipas raportit policor.

Continue Reading

Lajmet

Tragjedi në Podgoricë: Tre të vrarë, dyshohet për shqiptarë nga Rozhaja

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Podgoricën, ku tre persona janë gjetur të vrarë në një apartament të marrë me qira. Sipas Policisë së Malit të Zi dhe raportimeve nga mediumi “Vijesti”, viktimat dyshohet se janë shqiptarë nga Rozhaja, përfshirë dy vëllezër me mbiemrin Hoti.

Autoritetet kanë shpallur në kërkim personin e dyshuar, Vehid Muriq, po ashtu nga Rozhaja, i cili besohet se ka kryer vrasjen e trefishtë me armë të ftohtë. Dyshohet se motivi i krimit ishte një mosmarrëveshje e çastit mes të dyshuarit dhe viktimave, të cilët ishin miq dhe punonin së bashku në ndërtim.

Krimi u zbulua në mënyrë të tërthortë pasi i dyshuari, pasi kreu vrasjet në Podgoricë, u kthye në qytetin e tij të lindjes ku ushtroi dhunë ndaj familjarëve të tij. Ishte pikërisht denoncimi i familjes në polici për dhunë që çoi hetuesit drejt zbulimit të tmerrshëm në kryeqytetin malazez. Policia po vazhdon operacionin për kapjen e autorit të dyshuar.

Continue Reading

Të kërkuara