Kulturë

​Prezantohet romani “Ditë e Re”, Chyrsos: Heronjtë e librit janë bartës të rrëfimeve

“Dita e Re” është një roman polifonik që tregon aventurat e një shoqërie të pastrehë.

Published

on

Në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë u prezantua romani “Dita e Re”, e Nikos Chrysos. “Dita e Re” është një roman polifonik që tregon aventurat e një shoqërie të pastrehë.

Autori i romanit, Nikos Chyrsos, i cili po qëndron për herë të parë në Prishtinë u shpreh i lumtur që prezantoi romanin në Bibliotekën Kombëtare duke theksuar se heronjtë e librit janë edhe bartës të rrëfimeve.

“Prandaj për librin “Dita e Re”, biblioteka është një vend vërtet i përshtatshëm, para së gjithash sepse heronjtë e librit janë bartës të rrëfimeve, rrëfimeve që ruajnë kujtesën, rindërtojnë realitetin dhe së fundi ri-interpretojnë jetën, ashtu si bëjnë librat. Heronjtë e ‘Ditës së Re’ janë në këtë kuptim, libra të gjallë dhe për këtë arsye vendi i tyre natyror është biblioteka. Por lidhjet nuk ndalen këtu”, tha ai.

Shefja e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, Chryssoula Aliferi tha se aturoti nëpërmjet “Dita e Re” synon që të fuqizojë raportet kulturore e arsimore mes Kosovës dhe Greqisë.

“Sot jemi të lumtur që e mirëpresim Nikos Chrysos sot në Prishtinë për të prezantuar librin e tij, dhe në të njëjtën kohë, të ndihmojmë librin ‘Ditë e Re’ në të vërtetë që të jetë dhe t’i fuqizojë raportet kulturore dhe arsimore mes Greqisë dhe Kosovës”, tha ajo.

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci tregon për raportin e Kosovës me Greqinë. Madje ajo shprehet se ky organizim është i pari, por nuk do të jetë edhe i fundit. Ngavci u shpreh edhe se populli i Kosovës ndjenë një afërsi të veçantë me popujt grek, me të cilët siç tha ajo përveç që ndahet e njëjta hapësirë gjeografike, ndahet edhe historia e përbashkët dhe ngjashmëria kulturore.

“Jam shumë e lumtur që marrëdhëniet edhe politike në mes të dy vendeve tona Kosovës dhe Greqisë janë shtuar dukshëm kohëve të fundit dhe besoj që ky organizim i sotëm është vetëm një dimension i ri i bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Arsimit me Zyrën Ndërlidhëse Greke dhe se një ‘Ditë e Re’ do të jetë edhe një kapitull i ri në mes të bashkëpunimit jo vetëm të institucioneve por të Republikës së Kosovës dhe shteti Grek”, u shpreh Nagavci.

Lajmet

NEWBORN 18 me frymë Kintsugi

Published

on

By

NEWBORN Monument ka marrë një pamje të re për 18-vjetorin e pavarësisë, duke u shndërruar në një vepër që flet për plagët, sfidat dhe forcën e një shteti të ri. Në zemër të Prishtinës, simboli i pavarësisë këtë vit vjen me konceptin “NEWBORN 18”, i frymëzuar nga arti japonez Kintsugi – teknika që i kthen thyerjet në vlerë përmes arit.

Autori i monumentit, Fisnik Ismaili, thekson se ideja pas transformimit lidhet me rrugëtimin e Kosovës ndër vite. Ashtu si në Kintsugi, ku plasaritjet nuk fshihen por theksohen me ar, edhe sfidat e një shoqërie mund të shndërrohen në forcë dhe identitet.

Monumenti aktualisht është ende në proces përfundimi, i rrethuar me skelet mbështetëse, ndërsa ngjyrat dhe motivet artistike i kanë dhënë një dimension të ri vizual. Veçanërisht bie në sy shkronja “R”, ku çarjet e arta simbolizojnë “ngjitjen” e plagëve – një metaforë e qartë se përvoja dhe sakrifica e bëjnë një komb më të fortë.

Që nga zbulimi më 17 shkurt 2008, në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, NEWBORN është rilyer çdo vit, duke reflektuar tema që lidhen me njohjet ndërkombëtare, migrimin dhe integrimin evropian. Nga e verdha e ndezur e fillimit, deri te konceptet më të thelluara sociale e politike, ai ka mbetur një pasqyrë artistike e realitetit të vendit.

Me “NEWBORN 18”, mesazhi është i fuqishëm dhe i qartë: plagët nuk fshihen- ato ndriçohen. Dhe nëpërmjet tyre, Kosova vazhdon të ndërtojë identitetin e saj, duke e kthyer çdo sfidë në vlerë.

Continue Reading

Kulturë

Sot shënohet Dita Botërore e Radios

Published

on

By

Sot, më 13 shkurt, në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Radios, një ditë e shpallur nga UNESCO për të vlerësuar rolin dhendikimin e radios në informimin, edukimin dhe fuqizimin e shoqërisë.

Radio mbetet një nga mediumet më të vjetra, por edhe më të qëndrueshme të komunikimit, duke arritur miliona dëgjues çdo ditë, qoftë përmes valëve tradicionale apo platformave digjitale. Në kohë krizash, emergjencash apo fatkeqësish natyrore, radio ka dëshmuar se është burim i shpejtë dhe i besueshëm informacioni.

Në Kosovë, radiot lokale dhe kombëtare vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm në jetën publike, duke sjellë lajme, emisione kulturore, muzikë dhe debate që pasqyrojnë zërin e komunitetit.

Në një botë që ndryshon me shpejtësi, radio vazhdon të mbetet një zë i qëndrueshëm, i afërt dhe i besueshëm për qytetarët. Dita Botërore e Radios na rikujton se forca e saj nuk qëndron vetëm në valët që transmeton, por në besimin që ndërton çdo ditë me dëgjuesit.

Radio mbetet një urë lidhëse mes njerëzve, ideve dhe komuniteteve, duke dëshmuar se fjala ka ende fuqinë të informojë, të frymëzojë dhe të bashkojë.

Continue Reading

Kulturë

Brenda “Farmacisë së Shpirtit”: Biblioteka Mesjetare e Shën Galit

Published

on

By

Në zemër të Zvicrës lindore gjendet Biblioteka e Abacisë së St Gallen, një nga bibliotekat baroke më të ruajtura në botë, që ka mbijetuar për 1,300 vjet. Me rafta të mbushura me dorëshkrime mesjetare, globet tokësore dhe qiellore, mumiet egjiptiane dhe kabinetet e kurioziteteve nga e gjithë bota, biblioteka ngjall mahnitje dhe adhurim tek vizitorët.

“Shumë nga dorëshkrimet origjinale janë ende aty ku janë shkruar, studiuar dhe ruajtur për mijëra vjet,” tregon Albert Holenstein, drejtori i Qendrës së Trashëgimisë Kulturore Kishtare në bibliotekë. Koleksioni përfshin mbi 160,000 dorëshkrime dhe libra të printuar herët, duke përfshirë më shumë se 2,100 kodekse mesjetare.

Biblioteka ka mbijetuar shekuj trazirash fetare dhe politike, duke ruajtur një nga thesaret më të mëdhenj intelektualë të Europës. Përveç librave, vizitorët mund të shijojnë arkitekturën baroke, freske tavanore, galeri ballkoni dhe oborre të mahnitshme.

Sot, rreth 190,000 vizitorë vizitojnë bibliotekën çdo vit, duke e bërë atë një pikë kryesore të trashëgimisë kulturore dhe historike të Zvicrës. Një vend ku njohuria, historia dhe arti bashkohen, dhe ku lexuesit mund të ndjejnë magjinë e dijes të përjetshme. /BBC/

Continue Reading

Kulturë

Peticion online për njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO

Published

on

By

Një peticion i ri po mbledh nënshkrime nga qytetarët shqiptarë, me qëllim që UNESCO ta njohë plisin shqiptar si një artefakt zyrtar kulturor dhe ta përfshijë në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Botës.

Hartuesit e peticionit theksojnë se njohja ndërkombëtare do të nderonte trashëgiminë kulturore shqiptare dhe do të siguronte që brezat e ardhshëm ta njohin dhe ta çmojnë këtë pjesë të rëndësishme të identitetit kombëtar.

Sipas tyre, renditja e plisit në listën e UNESCO-s mund të rrisë edhe turizmin, pasi vizitorët ndërkombëtarë do të kenë mundësinë të përjetojnë kulturën shqiptare në mënyrë autentike. Plisi, një pjesë e pandashme e veshjeve tradicionale shqiptare për shekuj me radhë, është simbol i traditave dhe lidhjes ndërbreznore.

Hartuesit paralajmërojnë se ai rrezikon të marginalizohet pa njohjen dhe mbrojtjen e duhur ndërkombëtare. Peticionit i ftohen qytetarët të bashkohen për të mbështetur njohjen e plisit nga UNESCO, duke kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare për të mirën e komunitetit lokal dhe global. /Atsh/ D.L

Continue Reading

Të kërkuara