Ekonomi

​OAK kërkon nga Kryeministri Kurti vaksinimin e të punësuarve

Published

on

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) përmes një shkrese ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministria e Shëndetësisë (MSh) që sa më parë të gjendet mundësia dhe të fillojë vaksinimi i të punësuarve të sektorit privat në mënyrë që të mos ketë pengesa në lëvizjen e të punësuarve të tyre për çështjet biznesore.

Një kërkesë e tillë nga Oda e Afarizmit të Kosovës vije me shkas, kjo pasi Bashkimi Europian shumë shpejt pritet të kushtëzojë lëvizjen e qytetarëve në bazë të vaksinimit.

“OAK vlerëson se një gjë e tillë do të paraqes pengesa dhe vështirësi të jashtëzakonshme në lëvizjen e stafit të sektorit privat për udhëtime jashtë vendit, qoftë për furnizim me lëndë të parë, produkte apo gjysmëprodukte ashtu edhe për marrëveshjet dhe vazhdimin e kontratave të tyre ndërkombëtare. Poashtu, vaksinimi i kësaj kategorie duhet të jetë me prioritet për shkak se të njëjtit duhet të vazhdojnë ushtrimin e veprimtarisë së tyre dhe kësisoj janë shumë të rrezikuar për infektim dhe përhapje të virusit për shkak të kontakteve të shumta që këta të fundit kanë”, thuhet në komunikatën për media nga OAK.

Tutje në komunikatë thuhet edhe se “OAK konsideron se vaksinimi i stafit është esenciale, pasiqë do të ndihmonte në mos ndaljen e punës së operatorëve ekonomik të cilët për të ushtruar veprimtarinë e tyre domosdoshmërisht obligohen të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Europian”.

Aktualitet

Masteri që hap dyert e liderëve të menaxhmentit, biznesit dhe ekonomisë – Studio në UBT

Published

on

Për të gjithë ata që kërkojnë një program të avancuar studimi, që kombinon menaxhimin, biznesin dhe ekonominë, UBT ofron programin Master në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (MBE) – një prej programeve më gjithëpërfshirëse dhe inovative në Kosovë dhe rajon.

Ky program është krijuar për të përgatitur gjenerata të reja profesionistësh të aftë të drejtojnë organizata, të ndërmarrin iniciativa të reja biznesi dhe të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik vendor dhe ndërkombëtar.

Një program gjithëpërfshirës dhe praktik

MBE ofron njohuri të thelluara në fusha si:

  • ekonomia dhe financat,
  • menaxhimi strategjik dhe operativ,
  • marketingu dhe shitjet,
  • prokurimi publik dhe logjistika,
  • ndërmarrësia dhe inovacioni,
  • promovimi i investimeve dhe zhvillimi ekonomik.

Duke u bazuar në kombinimin e teorisë me praktikën, programi u mundëson studentëve të zhvillojnë aftësi analitike, kritike dhe krijuese për të zgjidhur probleme reale të tregut dhe të organizatave.

Misioni dhe vizioni i programit

Misioni i MBE-së është në harmoni të plotë me vizionin e UBT-së: të ofrojë një edukim cilësor, bashkëkohor dhe gjithëpërfshirës, që vë studentin në qendër. Ky program synon të formojë udhëheqës të rinj, të përgatitur për të marrë përgjegjësi në biznes, industri, sektorin publik dhe akademi.

Studentët do të mësojnë në një ambient modern me laboratorë të pajisur me teknologjinë më të fundit, duke kombinuar ligjëratat teorike me punën praktike, kërkimin shkencor dhe projektet reale të biznesit.

Orientimet e programit

Në semestrin e tretë, studentët kanë mundësinë të zgjedhin orientimin e tyre profesional:

  • Financa, Banka dhe Kontabilitet – fokus në raportim financiar, analiza, auditim dhe tregje ndërkombëtare.
  • Marketing dhe Shitje – nga marketingu digjital deri te strategjitë e avancuara të shitjes dhe sjellja e konsumatorit.
  • Menaxhment, Ndërmarrësi dhe Inovacion – krijimi i bizneseve të reja, menaxhimi i inovacionit dhe zhvillimi ndërkombëtar.
  • Logjistika dhe Menaxhimi i Prokurimit – zinxhiri i furnizimit, prokurimi elektronik dhe praktikat moderne të logjistikës.

Këto orientime e bëjnë programin fleksibil dhe të përshtatur për tregun e punës, duke u dhënë studentëve mundësinë të specializohen sipas interesave dhe objektivave të tyre të karrierës.

Përputhje me standardet ndërkombëtare

Programi është hartuar duke respektuar Kornizën Kombëtare dhe Evropiane të Kualifikimeve, gjë që siguron se diplomat e studentëve njihen dhe vlerësohen edhe në nivel ndërkombëtar.

Pas diplomimit, studentët e MBE-së do të jenë të përgatitur jo vetëm për tregun vendor të punës, por edhe për të vazhduar studimet në nivel doktorature ose për të ndjekur karrierë akademike dhe kërkimore.

Objektivat kryesore të programit

Formimi i kompetencave të avancuara në fushën e menaxhimit, biznesit dhe ekonomisë.

Aftësi analitike për mbledhjen dhe interpretimin e të dhënave.

Qasje kritike dhe profesionale për zgjidhjen e problemeve komplekse.

Përdorimi i teknologjisë moderne në menaxhimin organizativ.

Aftësia për të zhvilluar strategji të suksesshme biznesi dhe lidership inovativ.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Ekonomi

Komercialja pezullon daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani, OEK ka apel për ZRrE-në

Published

on

Gjykata Komerciale ka pezulluar vendimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani, pas padive individuale të tyre.

Si rezultat, Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga ZRrE të tërheqë këtë vendim, për të mbrojtur konkurrencën, bizneset dhe ekonominë e vendit.

”Oda Ekonomike e Kosovës njofton për aktvendimin e radhës të Gjykatës Komerciale, e cila ka pezulluar vendimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani të tjera që kanë ushtruar padi individuale ndaj këtij vendimi të ZRrE-së. Siç kemi theksuar edhe më herët, legjislacioni aktual nuk parasheh padi në formë grupore ose kolektive, prandaj vetëm paditë individuale po trajtohen dhe po pranohen nga gjykata. Këto pesë kompani kanë fituar të drejtën e tyre ligjore përmes këtij mekanizmi” ,thuhet në njoftim.

Oda Ekonomike e Kosovës i bën thirrje ZRrE-së që të anulojë vendimin për daljen e dhunshme në tregun e lirë të energjisë, në mënyrë që të mos dëmtohet konkurrenca, bizneset, qytetarët dhe ekonomia e vendit”, thuhet në reagimin e OEK-së./Ekonomia Online

Continue Reading

Ekonomi

882 milionë euro të bllokuara për shkak të moskonstituimit të Kuvendit thotë IKD

Published

on

Ismet Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Demokraci (IKD) ka ngritur shqetësimin se vendi tash e tre muaj ndodhet pa Kuvend funksional, dhe sipas tij, për shkak të kësaj bllokade institucionale, Kosova nuk po arrin të përfitojë nga fondet e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.

“882 milionë euro të bllokuara për shkak të një Kuvendi që nuk po bëhet. Dëm i interesave të ngushta partiake”, ka shkruar Kryeziu në një postim në Facebook.

Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor parasheh disbursimin e këtyre fondeve, por ato mund të kalojnë vetëm pasi të ratifikohen marrëveshjet përkatëse në Kuvendin e Kosovës, ndërkaq pa funksionalizimin e tij, procesi mbetet i bllokuar./ Ekonomia Online

Continue Reading

Ekonomi

Alarm nga Ruzhdi Kurtishaj: Shqipëria po e vret vetë turizmin me çmime të çmendura

Published

on

Pronari i Sharr Travel, Ruzhdi Kurtishaj, kompanisë më të madhe turistike në Kosovë, ka ngritur një alarm serioz për atë që po ndodh me turizmin në Shqipëri. Ai paralajmëron se nëse vazhdohet me këtë trend të rritjes ekstreme të çmimeve, Shqipëria rrezikon të humbë përfundimisht shqiptaret e Kosovës, ata që sipas tij deri më tani kanë qenë shtylla kryesore e sezonit veror.

Sipas Kurtishajt, çmimet në hotele dhe resorte shqiptare kanë dalë jashtë çdo logjike, duke shkuar në nivele që nuk arsyetohen as me cilësinë e shërbimit dhe as me kushtet që ofrohen.

“Të paguash 300 euro nata për një dhomë pa shërbim të denjë dhe me produkte të lira në paketën all inclusive, është tallje me shqiptaret e Kosovës”, thotë ai.

Kurtishaj e quan këtë një autogol ekonomik nga ana e Shqipërisë, që po e shndërron një destinacion të dashur për kosovarët në një terren të papërballueshëm dhe të zhgënjyeshëm. Ai paralajmëron se nëse nuk ndërhyhet urgjentishtKosova do ta kthejë sytë drejt Greqisë, Turqisë apo Bullgarisë, ku çmimi dhe cilësia ecin paralelisht.

“Shqipëria po e vret vetë turizmin e vet. Me këtë ritëm, sezoni tjetër mund të jetë shumë më i varfër dhe më i zbrazët,” përfundon Kurtishaj, duke i bërë thirrje autoriteteve dhe pronarëve të hoteleve që të reflektojnë para se të jetë tepër vonë.

Më tutje Kurtishaj tregon se gjatë muajit qershor Shqipëria pat një fillim jashtëzakonisht të mirë, duke u bazuar në ofertat e qershorit të cilat ishin jashtëzakonisht të favorshme, të pranueshme, të arsyeshme, në aspektin ekonomik për qytetarët e Kosovës./Ekonomia Online

 

Continue Reading

Të kërkuara