Lajmet

​Nis takimi i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes me komisioneren gjermane

Diskutimi po zhvillohet i mbyllur për media të cilat janë lejuar të marrin pamje në fillim të takimit.

Published

on

Ka filluar takimi i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes me Eva Högl, Komisionere Parlamentare për Forcat e Armatosura të Gjermanisë dhe Reinhold Robbe ish-Komisioner, lidhur me procesin legjislativ për Komisionerin Parlamentar për FSK-në.

Diskutimi po zhvillohet i mbyllur për media të cilat janë lejuar të marrin pamje në fillim të takimit.

Lajmet

Tirana gati për koncertin e Kanye West, interes i madh për spektaklin e 11 korrikut

Published

on

Tirana po përgatitet të mirëpresë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të organizuara ndonjëherë në Shqipëri, me koncertin e reperit amerikan Kanye West, i planifikuar të mbahet më 11 korrik.

Interesi për këtë event ka qenë i jashtëzakonshëm, me një numër të madh biletash të shitura si nga publiku vendas, ashtu edhe nga vizitorë ndërkombëtarë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamje nga stadiumi i ndërtuar posaçërisht për këtë koncert, duke theksuar se interesi ndërkombëtar ka qenë edhe më i madh se ai për finalen e UEFA Conference League që u zhvillua në Tiranë.

Sipas tij, gjatë fundjavës së koncertit kryeqyteti shqiptar do të shndërrohet në një qendër të rëndësishme të muzikës dhe argëtimit.

“Eagle Stadium”, i ndërtuar pranë autostradës Tiranë–Durrës, është projektuar për të pritur rreth 60 mijë spektatorë. Organizatorët e konsiderojnë këtë event si koncertin më të madh muzikor të mbajtur ndonjëherë në Shqipëri.

Çmimet e biletave variojnë nga 120 euro për hyrjet standarde deri në 339 euro për paketat VIP.

Koncerti në Tiranë është pjesë e turneut botëror të Kanye West për vitin 2026, i cili ka tërhequr vëmendje të madhe ndërkombëtare. Vetëm një muaj më parë, artisti performoi në Stadiumin Olimpik Atatürk në Stamboll, ku organizatorët raportuan pjesëmarrjen e rreth 118 mijë spektatorëve.

Organizimin e koncertit në Tiranë e ka marrë përsipër kompania “Streetlife”, me seli në Berlin, e njohur për organizimin e koncerteve të artistëve ndërkombëtarë si 50 Cent, Drake, Snoop Dogg, Kendrick Lamar dhe Nicki Minaj./A.K/

Continue Reading

Lajmet

AUV njofton se analizat e reja janë në proces, qumështorja “Vita” sqaron publikimin e rezultateve të majit

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe qumështorja “Vita” janë përfshirë në një sqarim publik lidhur me rezultatet e analizave laboratorike të qumështit, pas një reagimi zyrtar të autoritetit rregullator në rrjetet sociale.

AUV-ja ka njoftuar opinionin se mostrat e marra më 2 korrik në qumështoren “Vita” janë ende në proces përpunimi dhe se institucioni nuk ka dërguar asnjë email me rezultate finale. Sipas agjencisë, shkrimi i publikuar nga kompania nuk paraqet qëndrimin zyrtar të institucionit dhe rezultatet do të bëhen publike vetëm pasi të verifikohen plotësisht nga autoritetet kompetente.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e qumështores “Vita” kanë reaguar menjëherë duke u shprehur të shtënuar nga ky sqarim i AUV-it. Kompania ka sqaruar se nuk ka publikuar rezultatet e korrikut, por ato të datës 4 maj, të cilat konfirmojnë se produktet e tyre janë 100% qumësht, pa qumësht pluhur dhe pa vaj palme. “Vita” shtoi se janë ende në pritje të mostrave të reja të cilat pritet të dalin në dritë në mes të muajit, dhe se po vazhdojnë grumbullimin e qumështit në shenjë respekti ndaj fermerëve lokalë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Fakulteti i Psikologjisë në UBT pranon donacion prej 200 librash nga autorja Marianne Herzog

Published

on

By

Fakulteti i Psikologjisë në UBT ka pranuar një donacion prej 200 ekzemplarësh të librit “Beni, Lilly dhe Omid”, të shkruar nga autorja Marianne Herzog. Ky libër, me vlera të veçanta edukative dhe psikologjike, do të shërbejë si një literaturë e çmuar për pasurimin profesional dhe zhvillimin e mendimit kritik te studentët.

Librat u pranuan zyrtarisht nga Prof. Emrush Thaçi, i cili dha edhe një kontribut profesional në redaktimin e botimit, dhe Prof. Fatbardha Osmani-Qehaja. Me këtë rast, stafi akademik shprehu mirënjohje të thellë ndaj autores Herzog për humanizmin dhe mbështetjen e treguar ndaj psikologëve të ardhshëm.

Për realizimin e këtij donacioni, UBT falënderon veçanërisht Dr.  Xhezide Lumi për ndërmjetësimin e saj, si dhe znj. Drita Ibrahimi, e cila përfaqësoi autoren në organizimin dhe dorëzimin e librave.

Një falënderim i veçantë i dedikohet edhe kompanisë “Ballkan Petrol” Sh.P.K., e cila tregoi përgjegjësi të lartë sociale duke mundësuar transportin e librave nga Zvicra në Kosovë.

 

Continue Reading

Lajmet

Nis Akademia Verore e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, në fokus teknologjia digjitale dhe bashkëpunimi me Universitetin e Elbasanit

Published

on

By

Ceremonia e hapjes mblodhi studentë, profesorë dhe pjesëmarrës të interesuar për zhvillimet bashkëkohore në fushën e medias, komunikimit dhe teknologjisë, duke krijuar një hapësirë për shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe ideve inovative.

Në kuadër të programit të ditës së parë, Prof. Votim Hanolli mbajti ligjëratën me temën “Teknologjia Arsimore dhe Mjetet Digjitale”, ku trajtoi ndikimin e teknologjive moderne në procesin e mësimdhënies dhe të të nxënit. Gjatë prezantimit u diskutua rëndësia e përdorimit të platformave dhe mjeteve digjitale në edukim, si dhe roli i tyre në zhvillimin e kompetencave të reja profesionale, komunikimit efektiv dhe përshtatjes me kërkesat e epokës digjitale.

Po ashtu, Prof. Halil Ponik mbajti ligjëratën me temën “Aktiviteti i përbashkët me Universitetin e Elbasanit”, ku prezantoi bashkëpunimin akademik ndërinstitucional dhe rëndësinë e projekteve të përbashkëta në avancimin e arsimit të lartë.

Gjatë sesioneve u zhvilluan diskutime interaktive me pjesëmarrësit, të cilët patën mundësinë të ndajnë përvoja, të parashtojnë pyetje dhe të diskutojnë mbi sfidat dhe mundësitë që teknologjia dhe bashkëpunimi akademik sjellin për profesionistët e ardhshëm të medias dhe komunikimit.

Akademia Verore e Fakultetit të Media dhe Komunikimit do të vazhdojë edhe në ditët në viim me ligjërata, punëtori dhe aktivitete në terren, duke ofruar një platformë të rëndësishme për zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve, si dhe për promovimin e inovacionit dhe bashkëpunimit në fushën e medias dhe komunikimit. /E.S/

Continue Reading

Të kërkuara