Shëndet

​Nis ekzaminimi i parë parandalues i ADN-së në botë për kancerin dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Ky studim do të përfshijë të paktën 10 mijë njerëz nga mosha 18 deri në 40-vjeç.

Published

on

Australia nisi ekzaminimin e parë parandalues të ADN-së në botë për rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës, njoftoi Universiteti Monash në Australi.

Projekti i nisur nga Shkolla e Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Parandaluese në Monash, për të cilin pretendojnë se ky është studimi i parë në botë i ekzaminimit të ADN-së për rrezikun, do të përfshijë të paktën 10 mijë njerëz nga mosha 18 deri në 40-vjeç.

Të rinjtë australianë tani mund të kenë një test falas të pështymës së ADN-së për të mësuar nëse përballen me një rrezik në rritje të disa llojeve të kancerit dhe sëmundjeve të zemrës, të cilat mund të parandalohen ose trajtohen nëse zbulohen në fazën e hershme”, thuhet në deklaratën e universitetit të dielën.

Ky është studimi i parë parandalues i ADN-së në botë i krijuar posaçërisht për të vlerësuar ekzaminimin e ADN-së së popullsisë përmes një sistemi kombëtar të kujdesit shëndetësor.

Testi është falas dhe përfshin vendosjen e një kampioni të pështymës në një tub të vogël të marrë me postë dhe dërgimin e tij në një zarf të paguar me tarifë postare”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se njerëzit mund të regjistrohen në faqen e internetit të universitetit.

Shpresojmë të identifikojmë personat në rrezik ndërsa janë të rinj dhe të shëndetshëm, jo pasi të ketë ndodhur, dhe t’i ndihmojmë ata të marrin vendime më të informuara për shëndetin e tyre”, tha profesori i asociuar Paul Lacaze.

Për disa njerëz, kjo mund t’ua shpëtojë jetën atyre përmes zbulimit dhe parandalimit të hershëm të kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Kjo do të kursejë gjithashtu kosto të konsiderueshme të sistemit shëndetësor në Australi përmes parandalimit”, tha ai.

Ai shtoi se ofrimi i testimit gjenetik bazuar vetëm në historinë familjare nuk është i mjaftueshëm pasi deri në 90 për qind e atyre me rrezik të lartë në popullatën e përgjithshme nuk identifikohen nga testimi aktual i bazuar në histori familjare.

Shumica e njerëzve nuk mësojnë për rrezikun e tyre gjenetik derisa të bëhet tepër vonë, si pas diagnostikimit të ndonjë kanceri të pashërueshëm ose sulmit në zemër. Ne duam ta ndryshojmë këtë”, tha Lacaze.

Sipas universitetit, tek ata persona që do të zbulohet se janë në rrezik të lartë gjatë testimit do t’u ofrohen këshilla dhe masa parandaluese, si skanime dhe kontrolle të rregullta. /atsh/

Shëndet

A mund të hanë vezë personat me sëmundje të zemrës?

Published

on

Vezët janë ndër ushqimet më të konsumuar në botë, të përballueshme, ushqyese dhe shumë të larmishme.

Ato përmbajnë vitamina, aminoacide thelbësore, acid folik, omega-3 dhe minerale si seleni dhe hekuri, si dhe ofrojnë një burim të shkëlqyer proteinash cilësore për ndërtimin dhe rigjenerimin e qelizave.

Për shkak të përmbajtjes së kolesterolit dhe yndyrnave, roli i tyre në dietën e personave me kolesterol të lartë apo sëmundje kardiovaskulare ka qenë objekt debati.

Studime të ndryshme, përfshirë Mayo Clinic dhe National Institutes of Health, tregojnë se konsumimi i moderuar i vezëve, deri në shtatë copa në javë – nuk rrit rrezikun për sëmundje të zemrës tek individët e shëndetshëm.

Përkundrazi, vezët mund të jenë pjesë e një diete të ekuilibruar kur kombinohen me perime, drithëra integrale dhe yndyra të pangopura.

Konsumimi i sasive të mëdha, mbi 12 vezë në javë, rrit rrezikun për probleme kardiovaskulare, sidomos te personat me nivele të larta të kolesterolit LDL, sipas Journal of the American College of Nutrition.

Një studim dhjetëvjeçar në Greqi tregoi se personat që konsumonin një deri tri vezë në javë kishin rrezik më të ulët për sëmundje të zemrës krahasuar me ata që nuk konsumonin ose konsumonin sasi të tepërta.

Ekspertët e Harvard School of Public Health nënvizojnë se ndikimi i vezëve varet shumë nga konteksti i dietës: ato janë më të dobishme kur zëvendësojnë mishin e përpunuar, por më pak të favorshme kur konsumohen me ushqime të pasura me yndyra të ngopura.

Moderimi dhe larmishmëria janë çelësi i shëndetit të zemrës. Personat me kolesterol të lartë ose sëmundje kardiake nuk kanë pse të shmangin vezët, por duhet t’i konsumojnë deri në 7 copa në javë, duke i kombinuar me fibra, perime dhe yndyra të pangopura.

Një dietë e tillë ndihmon në kontrollin e kolesterolit dhe përmirëson shëndetin e përgjithshëm të zemrës. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Tetë vende të reja në listën britanike për rrezikun nga pijet e falsifikuara me metanol

Published

on

Tetë shtete të reja janë shtuar në listën e paralajmërimeve të Zyrës së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, për shkak të rrezikut nga helmimi me metanol që mund të ndodhë nga pijet alkoolike të falsifikuara ose të ndotura.

Sipas raportimit të BBC, vendet e reja të përfshira janë: Ekuadori, Japonia, Kenia, Meksika, Nigeria, Peruja, Rusia dhe Uganda, pas disa rasteve të britanikëve që janë prekur në këto shtete.

Më herët, paralajmërimi përfshinte Tailandën, Laosin, Vietnamin, Kamboxhën, Indonezinë, Turqinë, Kosta Rikën dhe Fixhin, pas disa incidenteve serioze — përfshirë vdekjen e gjashtë turistëve në Laos vitin e kaluar.

Autoritetet britanike u bëjnë thirrje udhëtarëve të tregojnë kujdes ndaj shenjave të mundshme të helmimit me metanol, si shikim i turbullt, konfuzion apo probleme me frymëmarrjen, që mund të çojnë në sëmundje të rënda ose edhe vdekje. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Shëndet

Studimi zbulon: Mungesa e kohës për veten rrit rrezikun e demencës

Published

on

Kur mungon koha për veten, truri paguan çmimin – studimi që lidh mungesën e kohës me rrezikun e demencës.

Koha, ose më saktë mungesa e saj, mund të jetë hallka që mungon në parandalimin e demencës.

Një studim i ri paralajmëron se njerëzit që nuk kanë mjaftueshëm kohë për t’u kujdesur për veten janë në rrezik më të madh për rënie njohëse dhe zhvillim të demencës.

Një faktor i ri në shëndetin e trurit

Hulumtimi, i realizuar nga Qendra për Plakje të Shëndetshme të Trurit në Universitetin e New South Wales në Sidnej e botuar në revistën The Lancet Healthy Longevity, identifikon kohën si faktor social kyç për shëndetin e trurit – po aq i rëndësishëm sa arsimi dhe të ardhurat.

Sipas autorëve, “pabarazia kohore”, pra shpërndarja e pabarabartë e kohës ndërmjet grupeve shoqërore, mund të ndikojë drejtpërdrejt në aftësinë e individëve për të ruajtur shëndetin mendor dhe për të ulur rrezikun nga demenca.

Çfarë do të thotë “mungesë kohe për veten”?

Studiuesit analizuan të dhëna epidemiologjike dhe neurologjike, duke lidhur përdorimin e kohës me zhvillimin e demencës.

Ata zbuluan se personat që vuajnë nga “varfëria kohore” – pra, mungesa e kohës për kujdes ndaj vetes, kanë më tepër gjasa të zhvillojnë probleme njohëse në krahasim me ata që gjejnë kohë për gjumë, ushqim të shëndetshëm, aktivitet fizik dhe kontakte shoqërore.

“Njeriut i duhen të paktën 10 orë në ditë për aktivitetet bazë që ruajnë shëndetin e trurit”, shpjegon Dr. Simon Repermund, bashkautore e studimit. “Për shumë njerëz, kjo është e paarritshme për shkak të detyrimeve të përditshme.”

Koha – lidhja mes faktorëve të rrezikut

Komisioni Lancet më 2024 identifikoi disa faktorë kryesorë të rrezikut për demencë, përfshirë hipertensionin, diabetin, mungesën e aktivitetit fizik, izolimin shoqëror dhe kolesterolin e lartë.

Sipas studiuesve të CHeBA, të gjithë këta faktorë lidhen në mënyrë të tërthortë me mungesën e kohës.

Për të ushtruar, për të përgatitur ushqime të shëndetshme apo për të kaluar kohë me familjen dhe miqtë, nevojitet kohë – një burim që shumë njerëz nuk e kanë më. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ky ilaç është premtues për humbje në peshë

Published

on

Continue Reading

Të kërkuara