Kronikë e zezë

​Ndalohet një tjetër person për mashtrim me viza

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë, konkretisht Departamenti i Përgjithshëm lidhur me rastin e mashtrimit të qindra qytetarëve, në të cilin kanë përfunduar të arrestuar më parë katër persona, dje është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, personi me inicialet V.C., për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, si dhe ndaj të njëjtit, prokurorja e rastit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri V.C., nga data 12.09.2019 e deri në muajin shtator 2021, në Agjencinë “BCD Travel”, i njëjti në bashkëkryerje me disa persona kanë mashtruar qindra qytetarë, tani të dëmtuarit, në atë mënyrë që duke përdorur dokumente të falsifikuara kanë hapur agjencinë e lartcekur dhe përmes paraqitjes së rreme të fakteve, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore kanë mashtruar të dëmtuarit kinse për t’ju siguruar viza pune për në shtetet perëndimore dhe skandinave.

Për këto shërbime të aplikimit, përmes kontratave të pavërteta, të dëmtuarit kanë paguar shuma të caktuara të parave me premtimin se do t’i marrin vizat, mirëpo pas përpjekjeve për të kontaktuar me personat përgjegjës, të pandehurit nuk janë lajmëruar, me ç’ rast të dëmtuarve ju është shkaktuar dëm material.

Lajmet

Rrahje mes disa personave në Tenezhdoll, konfiskohet pistoletë me 15 fishekë

Published

on

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur më 15 shtator në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës, ku janë shoqëruar gjashtë persona për intervistim.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë shoqëruar në stacion gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë.

Si pasojë e incidentit, një viktimë femër kosovare dhe tre nga të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

Gjatë rastit, nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë, si dhe një brisk dhe një çekiç.

Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Gjermania i Kërkuari për Droga, i Dorëzohet Policisë në Mitrovicë

Published

on

By

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në kuadër të Policisë së Kosovës, në koordinim me njësitet kompetente dhe organet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e një shtetasi të Kosovës nga Gjermania.

I dyshuari kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit më 15 shtator, i arrestuari u është dorëzuar njësitit përkatës të Policisë në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicën Jugore për të vazhduar me hapat e mëtejshëm ligjorë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi fizikisht zyrtarët policorë në Mitrovicë të Veriut

Published

on

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së veprimeve policore.

Rasti ka ndodhur më 15 shtator, rreth orës 21:05, në rrugën “Isa Boletini”, pasi i dyshuari ishte ndaluar nga policia.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një mjet i dyshimtë gjatë punimeve me ekskavator në Ferizaj

Published

on

Gjatë disa punimeve me ekskavator në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, është raportuar për gjetjen e një mjeti të dyshimtë të panjohur.

Rasti është raportuar më 15 shtator, rreth orës 17:05.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it, të cilat kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshimtë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara